Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AMP tregon si u vra 7-vjeçarja në plazhin e Potamit nga polici, asnjë e dhënë mbi pronësinë e skafit misterioz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > AMP tregon si u vra 7-vjeçarja në plazhin e Potamit nga polici, asnjë e dhënë mbi pronësinë e skafit misterioz
KronikeKryesore

AMP tregon si u vra 7-vjeçarja në plazhin e Potamit nga polici, asnjë e dhënë mbi pronësinë e skafit misterioz

Published: August 3, 2022
Shpërndaje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e punonjësit të policisë Arjan Tase pas vrasjes së 7-vjeçares gjatë ditës së djeshme në plazhin e Potamit në Himarë.

AMP shpjegon edhe rrethanat e ngjarjes së rëndë duke theksuar se Tase fillimisht ishte afruar me skaf pranë zonës së mbushur me pushues në kundërshtim me rregullat e lundrimit në det dhe gjatë momentit që ka tentuar të rikthejë skafin në ujë ka bërë disa manovra të rrezikshme duke goditur me pjesën e pasme të skafit 7-vjeçaren, e cila pësoi vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të marra.

AMP shprehet se e ka kategorizuar ngjarjen si “vrasje nga pakujdesia”, ndërkohë që kujdeset të tregojë se skafi i fuqishëm me 2 motorë nga 300 kuaj fuqi ishte me dokumente të rregullta, ndërkohë që mungon informacioni mbi pronësinë e tij dhe rrethanat e marrjes në përdorim nga Arjan Tase.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë:

U arrestua në flagrancë punonjësi i Policisë së Shtetit, A.T., me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, në rrethanat e mëposhtme:

Në datën 02.08.2022, rreth orës 14:00, shtetasi A.T., i cili ishte me pushime në Himarë, ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.

Në vendin e quajtur plazhi i Potamit, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit ujor, shtetasi A.T. ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet.

Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, shtetasi A.T. ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit A.T., ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, administrimin e provave që dokumentojnë fajësinë e shtetasit A.T. për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore, të cilat në fushën e veprimtarisë që u ngarkon ligji, kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesit. Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor.

Nga veprimet proceduriale të kryera deri në këtë fazë, janë marrë në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, drejtuesit e strukturave policore:

– Kryekomisar SH.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë;

– Komisar F.M. me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në DVKM Vlorë;

– Nënkomisar V.LL., me detyrë Shef i Komisarjatit të Policisë Himarë;

– Nënkomisar N.B., me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi;

– Nënkomisar A.D., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Himarë.

Materialet proceduriale i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe grupi hetimor i AMP vijon hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjegjësinë penale të punonjësve të Policisë, të sipërpërmendur.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    August 3, 2022 at 12:42 pm

    Ky nuk eshte i formacion zyrtare.Nje institucion shtetetore e njofton publikun ler-Ne pronesi te kujt eshte motoskafi.2.Perdorusi a ka apo nuk ka license per ta vozitur?Komisori i policise i punesuar ne Elbasan,cfare kerkonte ne Potam?.Cfare arsimi ka ky lomisar,we pas vrashes ben trimin me prinderit e viktimes?

    Reply
  • Shqiponja says:
    August 3, 2022 at 2:00 pm

    Kjo qe ndodhi ne himare eshte nje krim me dashje keshtu duhet trajtuar ne qofte se nuk trajtohet si krim me dashje atehere te funksionoj kanuni eshte bere Shqiperia nje shtet rugacesh nuk ecen dot ne tretuare se te vjen makina e te vret ne tretuar nuk ecen dot me makine se te vjen gangsteri nga mbrapa dhe te vret familjen nuk shkon dot ne plazh per tu lare se te vjen gangsteri dhe te vret femijet a e kuptoni se cfare shteti kemi sot kemi nje shtet te pjerdhur nje shtet te mbushur plot e per plot me kafshe. Po se denoj shteti si krim me dashje familja detyrohet nga mungesa e zbatimit te ligjit te mari hakun e vogelushes plumbin kokes ky eshte ligji ska ystifikime nuk ka leje me fjale .

    Reply
  • Aldrin says:
    August 3, 2022 at 2:44 pm

    Ore, a bie fundorja e ne tregoj? Tregoje, thote fshatari me cisme me taka. Copa idiotesh

    Reply
  • Arben says:
    August 3, 2022 at 7:48 pm

    Droga pipëll

    Reply
  • X says:
    August 3, 2022 at 8:45 pm

    Ky qe ben te Fortin ka mbeshtetje atje lart prandaj fryhet keshtu pamvaresisht se eshte I punesuar per llogari te tjeterkujt.Uroj qe drejtesia hyjnore te veproje sa me shpejt se po qe per drejtesine shqiptare dihet si vazhdon filmi.

    Reply
  • LEON says:
    August 3, 2022 at 10:00 pm

    A kurvi mutit,sa di ti?E di ti e di i kujt eshte skafi!
    Ti di qeset plastike 38 mikron,,mos dish skafin,12 m skaf?
    Ti ndalove qeset plastike 38 mikron,,mos ndalosh skafet!
    I ke leshuar hasat,si qen pa zinxhire,qe te vrasin popullin,por s`i ke bere mire llogarite.

    Reply
  • Zgjohuni eshte koha per reflektim, ndryshe ne t’semes do te shkoni si bashkefajtor. says:
    August 3, 2022 at 10:08 pm

    Skafi me dokumenta te rregullta, deklaron polizia,por kur jane dokumentat e rregullta ne to eshte dhe emri i pronaret! Lerini prockullat dhe ne mos ju drejtesia do t’ja thote emrin pronaret te skafit.

    Reply
    • Arben says:
      August 4, 2022 at 10:04 am

      sepse eshte i drogaxhinjeve ne sherbim te te cileve eshte ky

      Reply
  • NDRYSHE says:
    August 4, 2022 at 7:50 am

    Nuk gjej dot fjale ngushelluese per familjen per dhimbjen e madhe!

    Te me falni por, vetem si vrasje nga pakujdesia nuk mund te quhet.
    Eshte e vertete se nuk u zgjua ne mengjes me programin “te shkoj e te vras nje femije” por eshte punuar ne vite per te arritur ne kete pike. Dhe jo vetem nga ky monster. Ky, me sa duket, eshte nga tipat qe nuk i hyn gjemb ne kembe. Akuzohet dhe hetohet per mbeshtetje ne trafikimin e narkotikeve, lirohet nga detyra dhe papritur riemerohet brenda strukturave te te njejtit institucion. Lundron ne zone te populluar me papergjegjshmeri te plote (hyn me skaf ne zone te percaktuar per plazh, madje te rrethuar edhe me bova). POR, ka edhe nje por tjeter. ata qe emerojne persona te tille, a kane ndonje pergjegjesi ligjore apo morale? Hapen gojet e flasin dhe, dikush i quan llafazane qe gjejne rastin per te shfrytezuar e politizuar çdo situate. Deri ne njefare mase u jap “te drejte”. jo se duhet te heshtin por se duhet te flasin ne çdo kohe, perpara se te ndodhin TMERRE te kesaj natyre.

    Reply
  • Spak says:
    August 4, 2022 at 9:29 am

    Ngushellime familjes per humbjen e rende te vajzes se tyre! Sinqerisht jam me ta! Por kur ne mes hyn Saliu c’do gje tjeter behet qesharake! Me falni o Tropojane Angleze! Mos lejoni qe vrasesi Sali te shfrytezoje dhimbje e humbjes suaj per Politike! Po e vrisni vajzen per here te dyte dhe kesaj radhe me duart tuaja! Ndryshe nuk keni mesuar gje ne Angli!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C
  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori
  • Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran
  • “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?