Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon investigimin për rastin e vdekjes në spital të Jani Rustemit, 27 vjeç, teksa deri tani njofton se nuk ka gjetur ende shkelje nga uniformat blu, për dhunë të pretenduar nga familja. Edhe pse nga verifikimi paraprak, burimet thonë se nuk ishin evidentuar shkelje, humbja e jetës së të riut, pritet të shoqërohet me një verifikim të thelluar jo vetëm për pretendimet për dhunë, por edhe për kohën e dhënies së ndihmës mjekësore dhe nëse ajo ka qenë e duhura.
Përkundrejt pretendimeve për dhunë nga policia të dhënë për mediat të Pranvera Rustemajt, burime pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore i thanë Report Tv se vetë gruaja ka firmosur të kundërtën, duke hequr dorë nga ky pretendim. Megjithatë, duket se do të jetë autopsia ajo që do të zbardhë të vërtetën. Trupi i pajetë i 27-vjeçarit, që njihej si përdorues lëndësh narkotike, i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore, e cila pritet të thotë fjalën e fundit për shkakun e vdekjes. Raporti i autopsisë, do të ndihmojë policinë dhe prokurorinë për të zbardhur shkakun e ngjarjes dhe shkeljet apo neglizhimet e mundshme në trajtimin e rastit të Jani Rustemajt.
Vdekja e 27-vjeçarit ndodhi pas arrestimit të tij më 13 prill ndërkohë që tri ditë më vonë u dërgua. Në një raport të Komitetit Shqiptar të Helsinkit thuhet se brenda Bllokut të Sigurisë i është dhënë sasia prej 40 mg në ditë, çdo 24 orë, në tre ditë, gjatë kohës që ka qenë i akomoduar aty, konform praktikës së bashkëpunimit me qendrën Aksion Plus, u trajtohej para se të arrestohej për vjedhje.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit nënvizon se Jani Rustemaj është diskriminuar për shkak se ishte rom, pasi 27-vjeçari nuk është ishte marrë nga “313-a” me pretendimin e mbipopullimit, por kjo nuk rezulton e vërtetë pasi 50 vende kanë qenë të lira. Ndërkohë, paraburgimi “302” e refuzuar me arsyetimin “nuk pranonte këtë kategori të arrestuarish”, duke nënvizuar diskriminimin racor, por edhe justifikimin e vetë të riut me pretendimin se ka një hasëm aty.
