Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AMP ‘zbarkon’ sërish në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > AMP ‘zbarkon’ sërish në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda
KronikeLajmi i fundit

AMP ‘zbarkon’ sërish në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda

Published: May 20, 2026
Shpërndaje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një tjetër operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Mësohet se deri tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të krimeve të rënda në Komisariatin e Sarandës.

Bëhet për fjalë për nënkomisarin Edmond Ruçi, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

- Publicitet -

Ai është ndaluar mbrëmjen e së martës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë me akuzat për penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Sipas informacioneve paraprake, hetimet kanë nisur pas ndalimit të dy personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë proceduar ligjërisht nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Sarandës, nënkomisar Edmond Ruçi, ndërsa gjatë përgatitjes së materialeve për referim në Prokurori kanë lindur dyshime të arsyeshme se ai ka tentuar të kryejë veprime të paligjshme me qëllim favorizimin e njërit prej personave të arrestuar.

Sipas këtyre dyshimeve, nënkomisari dyshohet se i ka kërkuar këtij shtetasi një shumë parash në këmbim të lirimit të tij, si dhe për transferimin e përgjegjësisë penale tek shtetasi tjetër i ndaluar. Menjëherë pas evidentimit të këtyre dyshimeve, strukturat drejtuese të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë referuar rastin pranë Prokurorisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilat kanë vendosur nën mbikëqyrje dhe kanë instaluar pajisje përgjimi, çka ka çuar më pas në dokumentimin e dyshimeve ndaj efektivit të policisë.

Në vijim të veprimeve hetimore të ndërmarra nga këto institucione, është bërë edhe ndalimi i nënkomisar Edmond Ruçit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

“Nga ana e prokurorit të gatshëm, u kryen veprime hetimore, nga ku rezultuan të dhëna për përfshirjen e oficerit që heton çështjen në vepime të dyshuara korruptive dhe ndaj tij u procedua me urdhër për ndalimin e të dyshuarit për një krim per veprën penale te “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, njofton Prokuoria e Sarandës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo
  • Fundjava sjell shi e shtrëngata, ulje temperaturash dhe breshër
  • Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  • Ngërçi me pagat, Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?