Analisti Plator Nesturi tha në “Now me Erla Mëhillin” se SHBA ka 2 vjet që po kërkon çdo letër për Berishën.
“Është tjetër gjë të kërkosh transparencë se ke të bësh me imazhin e shtetit dhe tjetër gjë ta përdorësh të gjithë këtë situatë për një retorikë politike të caktuar,” – u shpreh Nesturi.
Sipas tij nëse opozita do të kishte ndonjë informacion konkret sa i takon përfshirjes së kryeministrit Rama në skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së nuk do bënte thirrje për dorëheqje e protesta, por do e linte të gabonte.
