Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ANALIZA/ “A mundet Turqia dhe Greqia që të shkojnë drejt luftës? Përgjigjja është PO”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > ANALIZA/ “A mundet Turqia dhe Greqia që të shkojnë drejt luftës? Përgjigjja është PO”
BoteKryesore

ANALIZA/ “A mundet Turqia dhe Greqia që të shkojnë drejt luftës? Përgjigjja është PO”

Published: September 10, 2022
Shpërndaje

Nga Michael Rubin “19 Forty Five”

Një luftë Greqi-Turqi së shpejti? Lista e vendeve që vuajnë pasojat e agresionit turk është e gjatë. Turqia ka pushtuar 1/3 e Qipros. Ajo ka përdorur kundër armenëve avionët F-16 dhe Forcat Speciale. Zyrtarët irakianë thonë se Turqia ka ndërtuar 68 pika ushtarake në territorin e saj, duke filluar nga njësitë e vogla në nivel toge, deri tek një bazë e madhe.

Forcat Ajrore Turke bombardojnë çdo natë Irakun. Turqia po spastron etnikisht zona të tëra në veri të Sirisë. Në këtë sfond, duken alarmuese kërcënimet në rritje ndaj Greqisë nga ana e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Në fakt, tensioni midis dy vendeve anëtare të NATO-s nuk përbën ndonjë gjë të re dhe i paraprin për dekada sundimtarit aktual Turqisë, që spikat për shpërthimet e tij publike.

- Publicitet -

Megjithatë, 4 faktorë e bëjnë të ndryshme krizën aktuale. Së pari, Erdogan është haptazi revanshist. Ai synon të rishikojë – gjithnjë në favor të Turqisë – Traktatin shekullor të Lozanës, që përcaktoi kufijtë e Turqisë me Greqinë dhe Bullgarinë.

Ai pretendon në mënyrë të rreme se Greqia po shkel marrëveshjet e çmilitarizimit, ndërsa politikanët turq, përfshirë partnerin e koalicionit të Erdogan, dhe udhëheqësin e partisë nacionaliste, Devlet Bahceli, si dhe Ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar, thonë se duhet të zotërojnë të gjithë ishujt në lindje të vijës mesatare midis 2 vendeve në Detin Egje.

Turqia nuk i kufizon vetëm në harta provokime të tilla. Avionët turq shkelin rregullisht hapësirën ajrore të ishujve grekë si Kastellorizo. Deklaratat e paqarta të Departamentit amerikan të Shtetit, e përkeqësojnë më tej situatën.

Thënë thjesht:Turqia po shkel hapësirën ajrore greke dhe po pushton territorin qipriot, dhe jo anasjelltas. Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, duhet ta bëjë të qartë këtë gjë. Ekuivalenca morale dhe gënjeshtra, nuk janë bazë për paqen dhe drejtësinë.

Së dyti, ekonomia e Turqisë po shkon drejt kolapsit. Erdogan u ngjit në pushtet dy dekada më parë në kushtet e një pakënaqësisë së madhe popullore ndaj inflacionit, dobësisë së lirës turke dhe korrupsionit të elitës në pushtet. Sot, inflacioni e kalon nivelin 80 për qind, lira turke ka humbur më shumë se 80 për qind të vlerës së saj gjatë 5 viteve të fundit, dhe Erdogan dhe familja e tij janë bërë miliarderë në asnjë mënyrë ligjërisht të shpjegueshme.

Për shkak se Erdogan ka ushtruar një kontroll diktatorial mbi vendin e tij dhe ka dhunuar, burgosur apo margjinalizuar çdo opozitë efektive, ai nuk mund ta shmangë përgjegjësinë për gjendjen e rëndë ku ndodhet sot Turqia. Por në vend të përgjegjësisë, ai po kërkon një krizë për të shpërqendruar vëmendjen.

Dhe pushtimi i ishujve grekë dhe inkurajimi i Athinës për t’u kundërpërgjigjur, gjë që do të shkaktonte luftë, do të ishte devijimi i përsosur i fokusit. E njëjta dinamikë është në lojë, ndërsa Turqia po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vitit të ardhshëm.

Brenda Departamentit të Shtetit, ka një tendencë drejt mendimeve të dëshiruara:Shumë persona që kanë informacione të pjesshme mbi marrëdhëniet SHBA-Turqi, e kuptojnë se sa problematik mund të jetë Erdogani. Por shpresojnë që votuesit e lodhur nga zullumet e tij, do ta largojnë më votë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ata mbajnë një shpresë të tillë, për të zbutur çdo lloj lëvizje që do ta mbante Turqinë përgjegjëse për këto shkelje. Por këtu problemi qëndron tek supozimi se Erdogan, që e cilëson veten si shërbëtor të popullit, do të pajtohej ndonjëherë me vullnetin popullor.

Realiteti është se nëse Erdogan beson se është i destinuar të humbasë në zgjedhje, me një diferencë e cila do të jetë shumë të madhe për t’u kapërcyer nga manipulimet, atëherë ai do të shkaktojë artificialisht një krizë, dhe do të shpallë emergjencën kombëtare për ta përdorur si një justifikim për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve.

Dhe për Erdoganin, një luftë me Greqinë do të ishte zgjidhja e përsosur. Ndërkohë, administrata Biden e ka keqpërdorur avantazhin e saj. Ndërsa Biden e mori detyrën duke u shfaqur më rezistent ndaj sjelljeve të vrazhda të Erdogan sesa George W.Bush, Barack Obama apo Donald Trump, ekipi i tij ka bërë një hap të rëndësishëm prapa muajt e fundit, sidomos me miratimin e tij që i ka bërë shitjes tek Turqia të avionëve luftarakë F-16.

Ndoshta Biden dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, besonin se kjo do ta qetësonte Erdoganin pas humbjes së avionëve F-35, dhe do ta inkurajonte Turqinë të ndihmonte Ukrainën. Por ka pasur efektin e kundërt. Erdogan e interpretoi veprimin e Biden, si një dritë jeshile për të nxitur sulmet ndaj fqinjëve të tij, dhe si një sinjal se Turqia mund të blinte raketa shtesë S-400 nga Rusia pa pasur pasoja.

Ndërkohë, Turqia po luan një lojë të dyfishtë me Ukrainën, duke bërë po aq sa Kina, Irani apo Koreja e Veriut për ta ndihmuar Rusinë t’i shmanget pasojave diplomatike dhe ekonomike të veprimeve të saj. Një luftë Turqi-Greqi ka të ngjarë të ndodhë, jo për shkak të ndonjë gjëje që ka bërë Athina.

Por sepse Erdogan është i dëshpëruar ta shkëpusë vëmendjen nga dështimi i qeverisë dhe falimentimi i vendit. Pyetjet që ka të ngjarë të detyrohet t’i përgjigjet administrata e Joe Biden brenda një viti, është se çfarë mund të bëhet për të parandaluar agresionin e Turqisë, çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë mundësi Greqisë të neutralizojë më mirë dronët, avionët dhe raketat e Turqisë, dhe nëse Shtetet e Bashkuara mund të qëndrojnë vërtet mënjanë, nëse një anëtar i NATO-s sulmon një aleat besnik të NATO-s.

Shënim: Dr.Michael Rubin, anëtar i think-tankut “American Enterprise Institute”, autor i disa librave mbi diplomacinë, historinë iraniane, kulturën arabe, studimet kurde dhe politikën shiite, duke përfshirë librin “Shtatë Shtyllat:Çfarë e shkakton realisht destabilitetin në Lindjen e Mesme?.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Arben says:
    September 10, 2022 at 11:45 am

    Osmanllinj me Sulltan Erdoan

    Reply
  • Evropiani says:
    September 10, 2022 at 12:38 pm

    Nuk ka asgje te keqe neqoftese rishikohet Traktati i Lozanes qe ka afruar kufirin e Greqise ne detin Egje pak milje nga toka e Turqise. Praktikisht Turqia ka vetem nje rryp ngushte detar ne detin Egje ndersa Greqia ka pothuajse tere detin. Nje lufte ne mes Greqise dhe Turqise nuk mund te pranohet.

    Reply
  • demo says:
    September 10, 2022 at 12:45 pm

    Ky Rubini qenka nje maskara grek,qe i fryn zjarrit te luftes.
    Nuk sheh ky se si po zgjerohet Greqia agresore me ishujt ne detin Mesdhe dhe ne detin Jon ?
    Kur i kerkon Turqise te zbatoje Marreveshjen e Lozanes,,perse nuk i krkon Turqise te zbatoje protokollin e Firences dhe Traktatin e Parisit per kufirin Detar me Shqiprine????????

    Reply
  • Scutari says:
    September 10, 2022 at 1:00 pm

    Ju mbetjet otomane, mendoni se do ktheni tokat Europiane në kalifat otoman!

    Por do tju dhembi përgjigjia qe do merni nga Greqia, Israeli, Franca dhe Egypti (plus USA)!

    Reply
  • Igor says:
    September 10, 2022 at 1:46 pm

    Neqoftese Erdogani ben nji gabim te fillon nji lufte me Greqine doti ndodhi e njejta cka po i ndodhe Rusise sot ne Ukraine,por jo vetem Turqija dote hyje ne nji katastrofe por edhe neve dote zhdukemi neve jemi si e si jetimat e Evropes .

    Reply
  • demo says:
    September 10, 2022 at 3:04 pm

    Toka europiane jane,por toka greke nuk jane.Epiri dhe tokat e Camerise,jane shqiptare. IliroEpirotet kane banuar nje koto troje para ardhjes se grekeve te lashte ne brigjet e Egjeut. Kurse keta Hybridet greket e sotem jane popullsi pa ethni,por me Njesi fetare orthodhokse te perbashket. Jane arvanite,vllahe,sllavo-bullgare,te bashkuar me pasardhesit e 2 miljon turko-grekeve te Izmirit dhe Pondit qe perzuri Turqia ne 1923.
    Keta mund te quhen ZARZAVATE,por jo komb.Si te gjithe rracat hybride,jane shume agresive dhe Posesive.
    Pushtuan Epirin dhe Camerine,,Nuk ndalen kerkojne edhe Shqiperine,qe e quajne vorio epir,.Kerkojne edhe detin e shqiptareve,se paskan dale ca gure mbi uje,qe duhet te zgjerohen edhe 300 milje.
    Amerika dhe Evropa te shohin mire lojnat e rrezikshme me kufijte qew ben Greqia,per tu zgjeruar ne kurriz te fqinjeve.

    Reply
  • Skenderbeu says:
    September 10, 2022 at 3:08 pm

    Greqise I duhen mbledhur rrypat sepse kerkon teritore qe I jane rembyer Turqise me traktatin e Lozanes por dhe Shqiperise I ka rembyer Camerine dhe sterene deri ne Selanik . Selanik e tatepjete Shqiperia do te jete. Novisar edhe Sanxhak qe jane mbushur plot me gjak Shqiperia I ka hak qe ti mare dhe me Dajak.

    Reply
  • aktualiteti says:
    September 10, 2022 at 3:12 pm

    Nese Greqia e Turqia 2 vende anetare te NATO shkojne drejt luftes, atehere ajo NATO perfundimisht merr fund.

    Reply
  • Rita says:
    September 10, 2022 at 3:49 pm

    Pikerisht pse jane te dy antare te NATO – os , lufte s”do te kete . Lufta mediatike vazhdon me dekada dhe kam bindjen se po te pushoje ky duel do te ngelen pa pune shume gazetare . Lajmet atje hapen e mbyllen me Turqine .Turqia mund te marre nje ishull te shkrete ,pa banore ,te veje flamurin turk atje ,si ne rastin e ishullit te Imias dhe reagimi i Greqise do te jete me zgjedhje te parakohsheme per nderrim qeverie .

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    September 10, 2022 at 4:28 pm

    Fix në mes nga bigjet ndarja e ishujve dhe ujrave.
    Këta komentuesit pro grek në emër “të toksve të Evropës” dhe për inat ndaj Turqisë dhe ndaj besimit islam ,si fanatik ortodoks primitiv që janë ,janë të gatshëm që Greqisë t’ia bëjnë tapi edhe gjithë Shqipërinë jugore,deri në Shkumbin!
    Të mjertë janë injorant dhe ende nuk e kanë kuptuar që përpos atyre të racës së bardhë e të cilët janë arvanitas ( ilir) të gjithë të tjerët ,pra të vrugtit,të zinjtë banorë të Grqeisë së sotme,janë bullgar,( turq ortodoks,ndaj racë e zezë), vlleh,turq dhe perso-arab të ardhur me Kadmosin në luftën e Trojes.
    Gjithë të ashtuquajturit grek dhe maqedon,ata të races së bardhë janë iliro-pellazg.
    Ky popull hibrid duhet t’i lëshojë territoret shqiptare deri në Artë,në mos sot,nesër me patjetër,siq duhet të vë kufinë me Turqinë fix në mes brigjeve ,nëse duan të jetojnë në paqe me fqinjët.
    Por jo,grekërit nuk e duan paqen.Ata për natë ëndërr e shohin Stambollin dhe Epirin deri në Shkumbin.
    Le që urdhërojnë,i presin ne dhe Turqia.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 10, 2022 at 4:51 pm

    Nuk mund ta besoj se do e humbasin kontrrollin, te bëjnë luftë.

    1. Asnje nuk do fitojë.

    2. Te dyja palet do humbasin shumë.

    3. Shpresoj se do ta gjejnë nje zgjidhje

    Reply
  • Reshit LALA says:
    September 11, 2022 at 7:36 am

    Turqia dhe Greqia janë popuj të ardhur në troje të huaja. Pjesa më e madhe janë troje Ilire, pra shqiptare. Përsa i përket traktatit ë lozanës mes Turqisë dhe greqisë nuk ka arësye të rishikohet. Ky traktat i ka hyrë në pjesë vetëm shqiptarëve, se trojet tona janë. Le ta lemë rishikimin e kufijëve për shqiptarët, se ai do bëhet në kohën e duhur nga fuqitë e mëdha dhe, shqiptarët do të rimarrin nga të gjithë trojet e vjedhura. Për shqiptarët sot problem është truqizimi i tyre në Shqipëri, Kosovë e sidomos në Maqedoni. Kjo ndodh se TURQIA DO TË KRIJOJË KOMB TURK në trojet shqiptare dhe, duke patur fuqi ushtarake nesër mund të ndërhyjë ushtarakisht për mbrojtjen e tyre dhe, të ripushtojë përsëri troje shqiptare. Këtë duhet të kuptojnë të gjithë shqiptarët. Krijimi i një turqie të dytë në ballkan justifikon politikën e ashpër (ekstreme turke) në trojet shqiptare gjatë perandorisë Osmane. Këtë turqia nuk e ka bërë në vende të tjera , sidomos në Greqi, Bullgari e Serbi. Turqia në trojet shqiptare mbajti qëndrime ekstreme për zhdukjen e shqiptarëve. Edhe ndërrimin e fesë e bëri me dhunë të jashtëzakonëshme, që nuk ka ndodhur p.sh. në Greqi. Ata mbetën kristianë orthodhoksë. Grekët thonë, se nuk ishte kaq e ashpër turqia. Njerëzit pak fshehur, por me dijeninë e turqëve ushtronin fenë e tyre në greqi. Në shqipëri kjo nuk ndodhi, se politikat turke ishin ekstreme. Këtë e vërteton edhe fakti që, vetëm në Shqipëri turku jua ndaloi shqiptarëve edhe me ligj përdorimin e gjuhës shqipe. Kjo ndodh kur do të zhdukësh një popull, që ai të harrojë vetveten e të zhduket. Këtë e vrtetojnë gjithashtu genocidi dhe dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre në drejtimin e turqisë në bashkëpunim me serbinë e Greqinë. Politika turke me serbinë nuk mund të ishte ndryshe, se mbrapa serbisë ishte rusi, kurse me Greqinë ishte ndryshe. Turqia e la greqinë, që të mos i kishte të gjith kundër. Turqia mendonte se, po të krijonte turqinë e dytë në ballkan, Greqinë mund ta hante më vonë, se e vinte në mesin e dy shteteve turqë. Por kjo nuk ndodhi, se perandoria Osmane i shkatërrua dhe, nuk mund të zhdukeshin 100% shqiptarët pa vendime të fuqive të mëdha. Ky është një mesazh për të gjithë shqiptarët dhe, sidomos ata të Kosovës e Maqedonisë. Politika turke sunduese 500 vjeçare nuk ka ndryshu. Ajo kërkon turqizimin e tyre dhe, më vonë edhe ripushtimin e tyre. Tani le të ndalemi pak tek turqia dhe greqia. Traktati i Lozanës u bë mbas një sulmi grek, i cili shkoi deri në Ankara . Grekët u thyen dhe u hodhën në det edhe grekët e Ismirnit, të cilët më vonë u ndërruan me çamët shqiptarë. Rasti i Izmirnit ishte si Kosova e mbas ludftës. Serbët, Rankoviçi masakroi shqiptarët ,që të provokonte Enver Hoxhën, që ai të ndërhynte në Kosovë për çlirimin e saj. Enver Hoxha nuk ra në këtë grackë. Grekët e kërkuan vetë. Ata shkuan deri në Ankara. Ata u mundën dhe Ataturku shfrytëzoi rastin e bëri genocid në brigjet e detit egje, që ishin greke. Turqia nuk kishte të drejtë të bënte genocid kundër popullsisë greke në Izmir, por shfrytëzoi gabimin grek dhe i dëboi. Këtë donte të bënte edhe Serbia mbas luftës. Ata donin të fusnin në valle Enver Hoxhën dhe, pastzaj ta shkatërronin ushtrinë shqiptare dhe të pushtonin edhe shqipërinë. Enver Hoxha bëri lëvizjen më të mençur si kryetzar shteti, që u largua nga provikimi serb. Pra ishujt edhe Izmirni ishte grek. Si mund të ishin turqë, kur edhe bregu ishte Grek? Në këtë rast traktai i Lozanës nuk mund të rishikohet. Përse duhet rishikuar? Sepse turqia do të zgjerohet? Natyrisht ata zihen ,se mungojmë ne shqiptarët, se Ismirni ishte TROJA, ishte shqiptare dhe pjesë e Ilirisë me të gjithë Greqinë, Bullgarinë e Maqedoninë e Serbinë.

    Reply
  • asnjeansi says:
    September 11, 2022 at 7:51 am

    Fehmi Berisha , ti je nje injorant i pa shkolle e pa dituri . Paskan shkuar ne Greqi vllehe , bulgare , turq , ne kohen e luftes se Trojes . Lufta e Trojes , more analfabet , ka ndodhur disa qindra vjet para Eres se Re , kur nuk kishte as bulgare , as vllehe as shqiptare , e aq me pak turq . Turqit mbriten
    nga shkretetirat arabe ne Ballkan ne shekullin e katermbedhjete si hordhi barbare te etur per gjak , plot 1700 vjet nga lufta e Trojes , (shtatembedhjete shekuj me von) . Otomanet pushtuan Kostandinopojen , kryeqytetin e Perandorise ortodokse Bizantine , e shkaterruan dhe detyruan qindra mije vendas (greke) , te largoheshin nga trojet e Turqise se sotme , te cilet u strehuan ne Greqine kontinentale (trojet e sotme greke) , pa llogaritur mijra te tjere qe turqit i shkuan nen tehun e shpates . Turqit , ne fillim , pushtuan toka dhe jo det . Kur ra Perandoria famekeqe otomane dhe Turqise i rane breket ne fund te kembeve (sic po i bijen edhe sot , me inflacion 88 per qind) , Ataturku , babai i Turqise se sotme , krijoi Turqine e re , brenda kufijve para perandorake , kufij qe u firmosen nga qeverite greke e turke te miratuara dhe nga fuqite e medha . Jane pikerisht kufijte e Turqise se sotme , pa det ne kufi me Greqine . Ligjet nderkombetare dhe BE-ja e Amerika , i japin te drejte grekut ; nuk mund te ndryshohen kufijte e shteteve sa here zbulohet nafte e gaz neper dete . Dhe e fundit , turqit erdhen me 1360 ne Ballkan , ku e gjeten detin , e sollen me vehte nga shkretetirat , nuk kishte e nuk ka Zot ky det ?!

    Reply
  • Mollosi says:
    September 11, 2022 at 7:57 am

    I mjere qenke edhe ti o Fehmi Berisha. Edhe ti je i njejte si pro-greket. Ata e duan grekun kurse ti e do turkun. Cfare dallimi ka ketu. Sa per mua, ishalla behen cope ne mes vehtes se asnjerit, as grekut e as turkut kurre nuk ja pamë hajrin por vetem te zeza kishim prej tyre.

    Reply
  • patrioti says:
    September 11, 2022 at 8:48 am

    Mollosi , grekut nuk ja pe hajrin !? Po kur ishim me barkun bosh , e pa rroba ne trup , a nuk sulmuam si hordhite e Haxhi Qamilit , pa asnje dokument e pa asnje te drejte , te pa ftuar , nga malet e nga kufijte , si lipsare te zgjebosur ? Kush na dha i pari copen e bukes se bardhe , qe nuk e kishim pare as ne ender ? Kush na mesoi te hedhim hapat e para ne nje bote te lire e demokratike ? Kush na mesoi zanate e na mbushi xhepin me dhrahmi ? Ku i gjeten te ardhurat mijra shqiptare , qe e mbushen vendin e fshatrat me vila e shtepi te reja ? Ne cilin shtet te Evropes jetojne mbi 700 mije shqiptare ? Epo , ne mos i pranofsh edhe keto fakte , o Mollosi , atehere kot komenton . Dhe pyetja e fundit : A ka ne bote popull me legen e me mosmirenjohes se neve shqiptaret ? JO !

    Reply
  • demo says:
    September 11, 2022 at 1:22 pm

    O patriot,,uria i solli greket ne shqiperi pas luftes italo-greke,te kerkonin buke.U dhame buke,pamvaresisht se na kishin djegur e na kishin vrare.U treguan jo vetem mosmirenjohes por na vrane,na masakruan Camerine.
    Le t`i perzejne shqiptaret emigrante,,por NUK KANE TE DREJTE TE PERZEJNE NGA TROJET E TYRE SHQIPTARET AUTHOKTONE te Epirit dhe Camerise. Greket nuk i duan Shqiptaret authoktone ne Greqi,,jo vetem camet muslimane,,por as camet e krishtere,mor po edhe arvanitasit i kane nen kontroll,se mos cfaqin gjekundi gjuhen dhe identitetin e tyre Shqiptar. Kurse keta fshataret emigrante qe punuan per nje cope buke tek afendikojte,,i duan,.Keta nuk kane toke,nuk kane rrenje,nuk cenojne pushtimet greke te viseve shqiptare,prandaj edhe shkolla u lejojne.Po ruj cfare terrori bejne kisha dhe shteti grek sikur nje Cam i krishtere te hape shkolle shqipe ne Cameri!
    Mos u merr me komentues amatore,qe aq e kane magazinen,,si ay pellasgos erdogani grekafon,si keta tanet.
    Dje ne gazeten Tema lexova disa komente per maredheniet shqiptaro greke dhe zhvillimet historike nga Helladha e lashte deri ne Greqine e sotme,,nga nje komentues shume i ditur i historise dhe gjuhes greke,,me emer Marko Bocari. Mund te jete pseudonim,

    Reply
  • patrioti says:
    September 11, 2022 at 2:52 pm

    Per demon , ” shume te ditur” . Une merrem me “komentues amatore , qe aq e kane magazinen” ? Epo , ja po merrem me ty , qe i ke plot magazinat . Ja , le t’i marrim me rradhe gjerat : Une nuk kam degjuar ndonjehere , as lexuar , e as mesuar ne shkolle , qe greket , pas luftes italo- greke ( te cilen greket e fituan) , paskan mbetur pa buke dhe te urritur dhe i paskemi dhene neve buke . Perkundrazi , di qe , neve shqiptaret , si pjese e mbreterise italiane , morrem pjese me detyrim ne ushtrine italiane dhe kjo sherbeu si pretekst per shpalljen e gjendjes se luftes nga Greqia , qe ekziston akoma edhe sot . Lufta u zhvillua ne Malin e Thate ne kufi me Greqine dhe ushtaret greke , kishin me afer fshatrat e tyre se sa tonat , keshtu , nuk pretendonin ” buken tone” , para bukes se tyre , aq me teper , qe na konsideronin armiq . Une e kam prejardhjen nga ajo zone dhe keto qe shkruaj i di mire . Eshte tjeter histori kur greket , ose me mire partizanet greke , me 1949 , kaluan kufijte te ndjekur nga forcat qeveritare dhe , me lejen dhe perkrahjen e rregjimit komunist te Enverit , iu hapem kufirin dhe i pranuam , mjekuam , strehuam deri ne Korce . Kjo shkaktoi reagimin e grekut dhe provokacionet te ashtuquajtura “te gushtit 1949” , qe Enveri i perballoi me se miri . Ky ishte i vetmi rast , kur shqiptaret i kane dhene buke grekut . Nuk dua te zgjatem me tej , se nuk dua qe komenti te behet i besdisshem . Po te duash , e vazhdojme debatin dhe kam per borxh , te te spjegoj ty , se si lindi urrejtja dhe armiqesia midis dy popujve grek e shqiptar , gjate sundimit otoman e qe vazhdoi e vazhdon akoma e sot dhe gjykojme bashke se kush eshte fajtori . Greket dhe shqiptaret kane qene fqinje mijra vjecare dhe nuk kane luftuar kurren e kurres me njeri tjetrin , nuk permban historia ndonje perplasje greko-shqiptare . Pse kjo armiqesi filloi mbasi theu qafen Turqia Otomane ? E ka nje spjegim , ku hyn edhe ceshtja came , por qe sic thashe , u zgjatem shume . Fajin per te hyre ne ceshtje te tjera e ke ti demo , se une ne komentin tim u perqendrova thjesht tek akuza e nje tjetri komentues , i cili shkruante qe “nuk ja paskemi pare hairin grekut” . Une i benja disa pyetje , shume te verteta , tek te cilat duhej te perqendroheshe edhe ti dhe te mos na futeshe ne historira , qe nuk lidheshin me komentin tim . Thjesht , po te pyes , a ja pame hairin grekut , kur mesyme me qindra mijra nga kufiri , pa na ftuar , pa asnje dokument , ne shkelje flagrante te cdo ligji nderkombetar , ne nje shtet prej 10 milion banoresh dhe i shkaktuam veshtiresi te pa numurta ne menaxhimin e situates ? Borxhin na i kishte ? Megjithate , me te mira e te liga , na pranoi . A duhet t’a ja dime per nder , apo duhet te derdhim helm e vrer per Greqine ne cdo koment , duke ngritur lart Turqine , qe na shkaterroi identitetin dhe na la 500 vjet mbrapa pjeses tjeter te Evropes ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”

Komentet e Fundit

  1. demo on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. 666 on “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  3. 666 on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. N. D. on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  5. Kris Pano on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?