Nga Janusz Bugajski
Botuar në DITA
Gjithçka duket gati për fillimin e krizave të reja në Ballkanin Perëndimor. Pamjaftueshmëria e Bashkimit Europian, vëmendja e munguar e Amerikës dhe rritja e tensioneve lokale të kombinuara së bashku e kanë bërë më të fuqishme qeverinë nacionaliste të Serbisë në përshkallëzimin e pretendimeve të saj rajonale.
Mosmarrëveshjet e pazgjidhura, gjithashtu, ofrojnë një tërësi mundësish për Moskën, ndonëse luftën në Ukrainë po e humbet.
Kremlini e konsideron Ballkanin si një aset strategjik, ku rolin e institucioneve perëndimore mund ta minojë duke pretenduar se NATO nuk ka arritur të sigurojë stabilitet.
Aleati kryesor i Putinit në rajon është Aleksandar Vuçiç, me të cilin Putin ka një marrëdhënie simbiotike. Moska e suporton Beogradin për ndërtimin e “Botës Serbe”, sipas së cilës të gjithë serbët duhet të jetojnë në të njëjtin shtet të zgjeruar.
Në këmbim të kësaj, Serbia i mundëson Rusisë të rrisë ndikimin në rajon përmes marrëveshjeve energjetike, depërtimit të inteligjencës, bashkëpunimit ushtarak dhe dezinformimit. Së fundmi, Beogradi ka nënshkruar një tjetër marrëveshje për furnizimin me gaz nga Gazpromi i Rusisë dhe vazhdon të lejojë transmetimin e kanaleve televizive propagandistike “RT” dhe “Sputnik” të Kremlinit, pa marrë parasysh ndalimin e tyre në mbarë Europën.
Vizita e fundit e ministrit të Brendshëm Aleksandar Vulin në Moskë tregoi vendosmërinë e Beogradit për të mbështetur imperializmin rus, në këmbim të ndihmës së Kremlinit për të frenuar përparimin e Kosovës.
Disa marrëveshje, si marrëveshja e fundit mbi lëvizjen e lirë, mund edhe të arrihen në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, por pa u caktuar një afat për njohje ndërshtetërore, negociatat do vijojnë pafundësisht. Beogradi dhe Moska e kanë llogaritur se nxitja e konfliktit në veri të Kosovës do t’i shpërqendrojë zyrtarët perëndimorë dhe frika prej shpërthimit të dhunës do t’i pengojë ata të marrin ndonjë vendim të vështirë për njohje reciproke.
Gjithashtu, Moska ka bashkëpunim të ngushtë me kreun e entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili e ka deklaruar hapur ambicien e ndarjes dhe të krijimit të një shteti tjetër serb. Moska i ofron atij ndihmë ekonomike, ushtarake dhe propagandistike në forma të ndryshme.
Sanksionet gjysmake nga ana e BE-së nuk e kanë frenuar Dodikun, ndërsa ambiciet e nacionalistëve kroatë për të krijuar një entitet të tretë etnik në Bosnje i kanë dhënë dorë atij dhe patronëve të tij në Moskë.
Mali i Zi, gjithashtu, po destabilizohet prej një sulmi ndaj institucioneve të tij të pavarura nga partitë nacionaliste serbe të lidhura ngushtë me regjimin në Rusi. Ky sulm përfshin kërkesat e fundit për autonominë e serbëve në disa komuna jugore. Fatkeqësisht, besimi i qeverive perëndimore se aktivistët e stisur kundër korrupsionit do të ishin udhëheqës të arritur qeverisës ka rënë.
Qeveria e Abazovicit rezultoi jetëshkurtër, pasi ishte e gatshme të minonte sovranitetin malazez duke nënshkruar marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe, një organizatë që nuk e njeh shtetin malazez.
Për më tepër, pretendimet se qeveria po luftonte korrupsionin humbën besueshmërinë, pasi aleatët e saj më të ngushtë ishin partitë dhe liderët fetarë të korruptuar nga Moska.
Shqipëria, po ashtu, mund të tërhiqet brenda një konflikti rajonal përmes subversionit rus. Depërtimi në një objekt ushtarak shqiptar dhe sulmi ndaj tre ushtarakëve, së fundmi, është një provokim, qartazi, për të trazuar vendin dhe për të krijuar më shumë probleme për NATO-n.
Sulmi ndaj bazës (ushtarake) kishte për qëllim të nxiste konflikte midis qeverisë dhe opozitës dhe të largonte vëmendjen nga fushatat irredentiste të Serbisë. Mbështetja e Tiranës për nismën e Ballkanit të Hapur, një projekt gjeostrategjik i krijuar për të rritur ndikimin rajonal të Serbisë dhe depërtimin ekonomik të Moskës, nuk do t’i sigurojë Shqipërisë imunitet ndaj konflikteve.
Pretendimet e disa liderëve të BE-së për “autonomi strategjike” të Europës tingëllojnë absurde, kur merret parasysh se ata janë të paaftë të garantojnë sigurinë në një rajon që dëshiron të anëtarësohet në BE. Bashkimi Europian ka vonuar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa anëtarësimi për Bosnjën dhe Kosovën është perspektivë e largët.
Stabiliteti i Maqedonisë së Veriut është dëmtuar nga anëtarja e BE-së, Bullgaria, qeveria e së cilës mbetet e mbërthyer pas mosmarrëveshje historike të pazgjidhshme. BE-ja gjithashtu e merr Vuçiçin me të mirë, në vend që të shprehet se do të ndalojë çdo fond para-anëtarësimi për Serbinë, nëse qeveria e saj nuk e respekton konsensusin e BE-së për sanksionimin e Moskës pas pushtimit të Ukrainë.
Administrata e Biden, nga ana tjetër, po lejon që Rusia të depërtojë në rajon me pranimin e deklaratave të Vuçiçit se ai nuk dëshiron të largojë mbështetësit e vet duke sanksionuar Rusinë. Vlen të kujtohet se si Uashingtoni u pat mashtruar fillimisht nga Slobodan Milošević, i cili pretendonte se ishte garantues i paqes dhe integritetit të Jugosllavisë në fillim të viteve 1990. Koha për barazpeshë ka mbaruar: Serbia, ose është shtet europian ose është në linjë me Rusinë perandorake që kërkon të shkatërrojë institucionet perëndimore.
Që konfikte të reja të shmangen, duhet që objektivat e politikave agresive të Serbisë të merren katërcipërisht në mbrojtje. Si Bosnja ashtu edhe Kosova kanë nevojë për një rrugë drejt anëtarësimit në NATO dhe forcat properëndimore në Mal të Zi kanë nevojë për mbështetje më të madhe, në mënyrë që të mënjanohen nacionalistët pro-Moskë.
Nëse nuk hartojnë një plan të qartë për garantimin e sigurisë rajonale, që të çarmatosin zjarrvënësit, Uashingtoni dhe Brukseli mund të detyrohen të shuajnë shumë zjarre.
Mos u shqetesoni z.Bugajski:
Ju e dini qe qe aleati strategjik i Shqiperise eshte Amerika.
Ne orjentohemi nga ylli polar.
Çfare na rekomandoni JU tē bëjmë?
JO MOR JO E KE GABIM
NUK GABON STRATEGU INE
FAL KOSOVEN SI HARAC
PER TE MOS HUMBUR SERBINE
E MBA NEND MOJ MARRE
DASHURINE E PARE
TANI JEMI BOSA
DIKUR QEME TRUTHARE
SORROSI TE NA RROJE
BERBER SI AI
TE RRUAN PA LAGUR
E MJERA SHQIPERI
Zoti Bugajski i ke thene te gjitha perfekt,ne perjashtim te maredhenieve te tashme serbi-shqiperi qe i ke heshte.Shqiperia eshte vene e tera ne sherbim te krijimit te botes ortodokse sebe.Dhe e gjithe per inat te Kosoves dhe muslimanene shqiptare.Shtepia qe duket nuk do kallaose.
PO CUNI I KRISTAQIT A I LEXON KETO ANALIZA TE BUGAJSKIT QE E DEGJOJNE TE GJITHE LIDERAT BOTERORE?
sepse:
Po te gjykojme nga deklaratat e Edi Rames qe i hedh ne media si llogje enveriste papushim per Ballkanin e Hapur Sorosian duket qe me shume degjon Vucicin dhe Putinin, ose ndryshe mund te themi qe luan me zjarrin duke e perdorur kete kauze sovjetike te hershme qe nga Koha e Qepes e Hrushcovit per te siguruar dalje ne Adriatik si nje kercenim permanent per Boten Demokratike,
por:
Po te shikojme si po shtet ne terrin e nates te mafia e Lukashenkos portin e Durresit duke e kamufluar veprimtarine e tij mafioze me propagande investimesh, atehere nuk mbetet dyshim qe Edi Rama ka pranuar me kohe ideollogjine e Makiavelit:
PAS MEJE QAMETI!
Me renien e perandorise Austro-Hungareze ,Ballkani u be republika Bananesh, me shtete mistrecë, drite shkurter, me udheheqes spijune, mercenare te rendomte plot vese perverse.
Zoti Thano, keni bere shume mire qe keni pezulluar komentet e “lexuesve” ne shumicen e shkrimeve.
Do ishte gjithcka e mirepritur nese debati do zhvillohej me disa norma elementare apo te pakten me njefare kthjelltesie minimale, por shumica prej tyre, jo qe nuk hap debat, por perkundrazi, e vret ate. Ne fakt mungesa e predispozites per debat duket qofte edhe ne faktin se, shumica e komentuesve shkruajne sikur ajo cfare po thone eshte gjithmone ajo cfare i ve kapak muhabetit dhe ata jane personat kompetente per ti vene vulen cdo bisede.
Problemi me shumicen e komentuesve ne rrjetet sociale eshte se, pike se pari, mungon kultura e debatit, se dyti kultura dhe njohurite ne pergjithesi, se treti mungon vetpermbajtja dhe edukata ne pergjithesi, ndersa shperfaqet hapur dhe ne menyre qesharake banaliteti, arroganca, vetekenaqesia etj.
Shumica e ketyre komentuesve as nuk dine te lexojne ate cfare kundershtojne dhe, me shume se vete tekstin, kundershtojne projeksionet e tyre mbi tekstin. Nje nder problemet themelore te paaftesise se tyre per te lexuar objektivisht eshte te lexuarit e mbeshtetur mbi projeksione dialektike, duke kerkuar gjithmone anesi midis palesh imagjinare.
Ata nuk lexojne cfare ti shkruan, por perpiqen te gjejne me ke eshte autori ne perplasjen midis paleve qe ata projektojne ne fenomenin qe analizohet.
Bie fjala, kur flet per keqedukimin e brezit te ri dhe pasojat ne tregun e punes duke evidentuar probleme te kultures se punes, kjo nuk do te thote aspak se une po mbaj anen e pronareve te bizneseve kunder tyre. Logjika perjashtuese eshte logjike primitive: O me punetoret, o me pronaret. Nuk ekziston mundesia te jesh edhe kunder te dyve, ne mbeshtetje te te dyve ose edhe neutral ndaj tyre.
Gjitashtu, shume komentues shfaqin pamundesi per te kuptuar kompleksitetin e nje diskutimi si dhe faktin qe nje analize mund ta trajtoje ne menyre te pjesshme nje fenomen, ne pamundesi per tu zgjatur ne te tere aspektet e tij. Psh. fakti qe une flas per probleme te punetoreve, nuk do te thote aspak se nuk kam kritika mbi kulturen e te berit biznes te pronareve. Por kjo eshte teme tjeter, ose te pakten nje aspek tjeter i kompleksitetit te saj, te cilen nuk eshte e thene ta trajtoj ne te njejtin shkrim, pasi perndryshe do me duhet ta beja roman.
Duke mos e kuptuar kete, komentaxhinjte hidhen menjehere ne sulm duke duke me akuzuar se nuk po marr ne konsiderate problemet e pronareve. Ketu pastaj debati behet thjesht banal se do me duhet te jap sqarime pas sqarimesh, pa kuptim, per te cilat jam i bindur se do deshtoj, pasi e di qe komentaxhiu nuk dorezohet kurre, ai do kapet pas nje dege tjeter, e kjo pa mbarim, ne pamundesi biologjike per te hequr dore nga vesi i sfidantit kompetent qe i ve kapak bisedes.
I njejti keqkuptim banal ndodhi edhe ne debatin mbi pagat. Kur une them se shume te rinj, te ndikuar nga fakti se kane nje diplome universiteti (te fituar fale infalacionit te diplomave) nuk pranojne te bejne pune te pakualifikuar (ndonese nuk e kane nje kualifikim ne realitet) kjo nuk do te thote se une nuk mendoj se puna ne Shqiperi paguhet keq. Sigurisht pagat e uleta sjellin ulje te motivimit per pune, por, ne nje logjike tregu, ky boshllek midis ofertes dhe kerkeses eshte i panatyrshem, sado demotivim te prodhoje keqpagesa.
Puna dhe paga jane faktore qe i kontrollon tregu. Biznesi nuk ka asnje qef natyrisht te paguaje shume, por eshte i detyruar te paguaje aq sa ia imponon tregu i punes. Po keshtu punetori nuk ka qef te paguhet pak, por nuk mund te marre dot page me shume se vlera e ofertave ne treg. Gjtihçka e vendos kerkese/oferta. Ka vetem nje fenomen qe mund ta ndikoje tregun dhe ta prishe kete balance, nese nuk kemi faktore qe nderhyjne forcerisht nga jashte: Kultura. Por edhe ketu, tregu gjen menyra transformimi per te funksionuar.
Pikerisht, ne kete rrafsh po perpiqesha te shpjegoja kete fenomen dhe, pohimi se shqiptaret nuk punojne sepse paguhen keq, nuk rrezon asgje nga cfare une po diskutoj. Sigurisht qe paguhen keq, por a e shpjegon kjo fenomenin? A eshte me e mirepaguar papunesia?
Qe nga Max Weberi, ka nje debat, me shume sociologjik se ekomomik, mbi ndikimin e kultures ne ekonomi. Emigracioni si pergjigje ndaj tregut te punes ne vend ka nje nivel te larte gjasash, por ka studime qe tregojne se ai ndikohet shume edhe nga shkaqe kulturore qe lidhen me efektin e ndikimit te medias dhe komunikimit. Ideja se shqiptaret jane punetore kur dalin jashte shtetit duket me shume nje mit duke pare numrin e larte te parazitizmit apo kriminalitetit te shqiptareve neper Europe. Megjithate, ndonese per kete nuk kemi ndonje studim, kjo mund te jete e vertete pa dyshim per kategori te caktuara emigrantesh, por nuk e rrezon diskutimin qe kemi ngritur. Pyetja ketu mund te shtrohet: A kemi te bejme me nje fenomen kulturor, pertej atij ekonomik, ne predispoziten e shqiptareve per pune brenda dhe jashte vendit?
Ky debat zgjerohet edhe me tej dhe eshte mjaft interesant, por me duket luks ne kushtet kur shkrimi im i meparshem, shume me i thjeshte dhe konkret, prodhoi kaq shume keqkuptime. Duket se rrjetet sociale po shkaterrojne cdo mundesi komunikimi normal dhe po kultivojne vese te nje sjelljeje aspak normale per njerez te edukuar dhe qyteteruar.
Komunikimi ne keto rrjete kultivon egoizmin, vetkenaqesine, arrogancen, brutalitetin, banalitetin, mungesen e miresjelljes e shume vetive te fisme qe do te zbukuronin sjelljen e cdo njeriu normal. Gjithsekush duhet ta mendoje kete sepse fundja po shoh masivisht njerez qe e shemtojne veten te kapur ne gracken e kesaj histerie kolektive multikompetentesh qe japin mend per gjithcka dhe shkaterrojne cdo komunikim. Fundja, gjithsekush ka per detyre te reflektoje mbi sjelljen e vet, nese ka sadopak fisnikeri brenda vetes.
“… Komunikimi ne keto rrjete kultivon egoizmin, vetkenaqesine, arrogancen, brutalitetin, banalitetin, mungesen e miresjelljes e shume vetive te fisme qe do te zbukuronin sjelljen e cdo njeriu normal. Gjithsekush duhet ta mendoje kete sepse fundja po shoh masivisht njerez qe e shemtojne veten te kapur ne gracken e kesaj histerie kolektive multikompetentesh qe japin mend per gjithcka dhe shkaterrojne cdo komunikim. Fundja, gjithsekush ka per detyre te reflektoje mbi sjelljen e vet, nese ka sadopak fisnikeri brenda vetes…”
BRAVO!!
Vucici eshte aleat i vetem i tudise ne ballkan
Nqs rama nuk do mbeshteste vucicin me boten serbe vucici zdo kishte mundesine te takonte asnje lider ne ballkan
Pra llogarine e kujt ben km yne???
Ballkani i hapur mund te behej por pa serbine
Atehere mund te flisnim per interesa tona por sot flitet vetem per interesat e serbise dhe e vetmja vegel qe mban gjalle kete loje eshte politika e rames
Jam kurioz nqs shqiperia do largohej nga ky plan me pa sesi do ecte perpara ballkani i hapur
Kjo e con shqiperine drejt BRICS dhe jo drejt BE
Pjerdh Bugajski, boton Dita dhe shtypi shqiptar hamendjet e tij qe nuk vertetohen kurre.
Me ke do bjere ne konflikt Shqiperia “me shtytjen e Rusise” valle, me Serbine mike te perbashket te Rames e Putinit apo me Kosoven e Albinit o Shabe?
Mendimet qe shtron @Biometri me duken me vlere me kulture e modesti .
Duke e lexuar perseri artikullin e Mr. Bogajskit më bëjnë pershtypje disa deklarata te tija:
1. Vemendja e munguar e Amerikes,……., e kane bere me te fuqishme qeverine nacionaliste Serbe.
2. Mosmarveshjet e pazgjidhura afrojne oportunitete per Mosken.
3. Administrata Biden po lejon Rusine te depertoje ne rajon.
Çfar do të thotë ai nepermjet ketyre deklaratave?
A jemi ne Shqiptarët, të rrethuat nga një mjergullnaje, qe na pengon te interpretojme drejt se çfare po ndodh ne boten qe na rrethon, apo ne Ballkanin ku ne ndodhemi?
Politikanet e SHBA-se qe vine ne Shqiperi na rekomandojne:
1. Nga pikpamja e maredhenieve ekonomike, si dhe ne uljen e tensjoneve ndermjet shteteve perkatese, te gjenereuara me shume se nje shekull me pare nga “Luftrat Ballkanike”, na ndihmojne te fokusohemi ne një të ardheshmen shum me te mire ne krahasim me konceptimet e soteshme.
2. Po ashtu, ato thone, se bashkepunimi ekonomik, levizjet e lira te individeve, nuk nënkuptojnë një aleance politike.
Nga ana tjeter, ne shqiptaret, e kuptojme se nje integrim drej nje komuniteti EuroAtlantik mund te fillojë me një bshkepunim ekonomik, kulturor me fqinjët tanë.
1. Ne duhet te jemi vigjilente dhe ne njejten kohë të përpiqemi te krijojme, vendosim nje “besim reciprok”
me vendet e Ballkanit.
2. Të kemi nje plane te qarta, afat shkurtera dhe afat gjata, por te mos egzaltohemi, te besojmë se “Deti u bë Kos”.
Zoti Bugajski, po na thote ne menyrë të përmbledhur se:
1. “Dardha e ka bishtin mbrapa”.
2. A mendon Ai, se “Ne mund te jemi naivë” dhe mund ta “humbasim persepektivën”, te mos shohim “pertej horizontit”.
Në këtë moment, më shkon në mëndje:
1. Sa eshte numri i shteteve qe ne kemi deklaruar se jane “Aleatet tane Strategjike”?
2. A ka mundesi qe ne te kemi aleate strategjike shtete qe kane interesa te kunderta, apo pjeserisht te kunderta?
3. Ne qofte se ne kemi “shumë shtete te tilla” qe sinqerisht besojme se jane aleatet tane strategjikë, mund te ndodhe qe; “Ne, nuk kemi, asnje aleat strategjik”.
4. Ne mund te kemi miqesi te mirë me shume shtete, por “Epiteti Strategjik” nuk mund te justifikohet.
Zedhenesi i presidentit serb Vucic,sapo deklaroi dje se SERBIA NUK I KA KAPACITETET TE SANKSIONOJE RUSINE.
Nuk ka qene ne efektin e Panairit te Veres ne Beograd.
Vucic u ankua boterisht qe edvin rama nuk e shoqeroi ne pije.
Biometri,ja ke huq fare..
Çfarë ka të bëj komenti yt me shkrimin e Bugajskit,nën një !
Dhe nën dy,komentet duhet të jenë sa më të shkurtëra e jo novela.
Hypokritet jane me te poshter se banditet.Lexova nje carcaf me rregullore edukative per mbylljen e komenteve.Edhe vete gazeta nuk ka qellim te mbledhe ajken e mendimit intelektual te elitave ne ato komente. Komentet jane pershtypje spontane,pa filter pa dogane te popullit qe i lexion shkrimet.
Populli eshte ai qe eshte,nuk ka nevoje per sentenca edukative. Ato komente jane si perroi qe sjell me shume bllum,rere,balte gure,por,por kush ka sy te shohe nder to gjen edhe grimca ari.
Une me shume lexoj komentet se ikushtoj vemendje shkrimeve.
Komentuesi eshte i drejtperdrejte dhe nuk ka nevoje per vemendje,
Vite me pare,nje komentues qe mund te ishte nje inxh.nafte,sillte fakte interesante si po grabitej nafta nga kompanite,pa paguar detyrimet shtetit,si po bllokohej furnizimi me nafte bruto shqiptare i Kombinatit te Ballshit ne bashkepunim me Shtetin.Sot u vertetuan analizat dhe prognozat e ketij komentuesi,,Kombinati i Ballshit shkoi per Skrap,Nafta shqiptare vidhet me bekimin e shtetit,,Kryeministr nuk deshiron ta zaere me goje naften shqiptare,,se ka hall mos ndot shallvaret dhe atletet e bardha.
Edhe per kaq ja vlen ti anashkalosh mijra dallkauke.
Po hypokrizia e ketij moralistit Biometri nuk durohet.
Propozimi i Dosa Osmanlleshkës bërë Presidentit Bajram Begaj gjatë vizitës së tij ne Kosovë për një “Traktat Mbrojtjeje” mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk ishte ashtu nga hiçi, por i mirëmenduar-koordinuar-tinzar në mënyrë që dhe Shqipëria të përfshihet në këto situata dhe rrjedhimisht te destabilizohet.
Jam dakort me Ju Z.Bugajsi.
Propozimi V.Osmanit ishte TINZARE.Për ti bër qejfin S.Berishës dhe për të futur E.Ramën në luftë të hapur me Vuçiç+Putin.
Po Amerika është me shqiptarët apo me serbët,
Nëse është me shqiptarët, përse e lejon Edi Ramën që Shqipërinë ta fusë nën ombrellën sebe të ballkanit të hapur?!
Nëse është me shqiptarët, përse nuk e njef Kosovën shtet ashtu sikurse të gjitha të tjerat por sipas Ahtisaarit që vetëm shtet nuk është ?!
Derisa Amerika nuk na përkrah pa ekuivoke duke na e njohur të drejtën elementare të VETËVENDOSJES, të tjerat s’vlejnë të komentohen ngase neve na kanë hedhur në rrugë që t’na përdorin si t’iu nevojitet.