Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I akuzuar nga britanikët, kush është Damir Fazlliç, si u fut në Këshillin e Sigurisë nipi i njeriut të besuar të Millosheviçit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I akuzuar nga britanikët, kush është Damir Fazlliç, si u fut në Këshillin e Sigurisë nipi i njeriut të besuar të Millosheviçit
KronikeKryesore

I akuzuar nga britanikët, kush është Damir Fazlliç, si u fut në Këshillin e Sigurisë nipi i njeriut të besuar të Millosheviçit

Published: July 23, 2022
Shpërndaje

 

Sali Berisha u shpall ditën e djeshme zyrtarisht “Non Grata” nga Britania e Madhe. Kreu “i Foltores” tha se në një letër të dërguar nga zyrtarët britanikë, i kishin njoftuar se vendimi ishte bazuar te lidhja e tij me krimin dhe mbrojtja që i kishte bërë biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç.

“Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish-këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese”, thuhet në vendimin e qeverisë britanike, të cilin e zbardhi vetë Sali Berisha. Vite më parë kur qeveriste Sali Berisha, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç u shfaq në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë krah Berishës.

- Publicitet -

Berisha i vuri në dispozicion Këshillin e Sigurisë

Në një hark relativisht të shkurtër kohor, sekseri serb, Damir Fazlliç, u bë i famshëm në Shqipëri nga Sali Berisha, si simbol i aktiviteteve të dyshimta, i grabitjes së pronave në bregdetet, si urë lidhëse mes familjes Berisha dhe qarqeve të Beogradit, për monopolin e importit të energjisë, për kapjen e naftës dhe gazit, për tenderat e rrugëve, për pastrim parash etj. Një herë kur prokuroria shqiptare tentoi ta ndalonte, ajo u përball me ofensivën e qeverisë së Berishës dhe të gjitha institucioneve të kontrolluara prej saj. Damir Fazlliç tregoi forcën e tij, ndërsa vuri në rresht të gjithë institucionet shqiptare. Familja e Berishës në atë kohë vuri në shërbimin të tij Policinë e Shtetit, ndërsa Ministria e Drejtësisë mësyu Prokurorinë e Tiranës, ku tentoi të sekuestronte dosjen e Fazlliçit me forcë. Deri këtu kishte arritur varësia e qeverisë ndaj Fazlliçit. Arsyeja ishte e thjeshtë; Fazlliçi ishte klienti kryesor i Argita Berishës. E bija e kryeministrit shiste pronat e ish pronarëve, ndërsa Fazlliçi i blinte. Por pushteti i Damir Fazlliç mbi qeverinë e Sali Berishës nuk mbaron këtu. Sali Berisha i ka vënë në dispozicion sekserit serb edhe Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Fazlliç, me porosi dhe ftesë të Sali Berishës ka marrë pjesë në mbledhje të Këshillit të Sigurimit në Tiranë. Ky ishte edhe skandali më i rëndë kombëtar në atë kohë.

Shfaqja e Fazlliç

Po si u shfaq Fazlliçi në Shqipëri? Biznesmeni serbo-boshnjak, me nënshtetësi britanike (lindur në vitin 1975) u kontraktua nga kompania BG&R në Shqipëri, në mbështetje të Partisë Demokratike në fushatën elektorale të vitit 2005. I lidhur fort me selinë blu, në atë kohë zëdhënës i fushatës elektorale të PD-së, Fazlliçi krijoi javën e parë të pushtetit të PD brenda dy ditëve tri kompani, me statut të njëjtë, seli të njëjtë dhe administrator të njëjtë. Sipas deputetit Erion Braçe, më 10 shtator të vitit 2007, ai krijoi një kompani të re në Tiranë, të gjashtën, ALPHA, regjistrimin e së cilës e bëri me një prokurë të posaçme me avokate Joana Qeleshi, në institucionet e shtetit figuronte si punonjëse e avokates tjetër Flutura Kola, ish-ortake e vajzës së kryeministrit, Argita Berisha (Malltezi).

Lidhja me Berishën

Fazlliç i prezantoi Berishës ish-drejtorin e sigurisë së brendshme të SH.B.A, Tom Ridge. Duke fituar 500,000 dollarë në një vit, Ridge zbuti marrëdhëniet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Tiranës, ndihmoi Shqipërinë në anëtarësimin në NATO dhe qe këshilltar kyç në çështjet ekonomike, të tilla si nënshkrimi i një kontrate të debatueshme për ndërtimin e një rruge me kompaninë amerikane Bechtel. Fazlliç pretendon se ai nuk mori asgjë për punën e tij krahas BGR dhe Ridge në Shqipëri. Boshnjaku ka thënë kohë më parë se vijonte të “bëjë biznes” me Ridge, të cilin e përshkruan si një “mik shumë të shtrenjtë”.

Zgjedhjet e 2005

Pas fushatës elektorale të suksesshme të Berishës më 2005, këshilltari i tij Fazlliç krijoi së paku pesë kompani me Erion Isufin, kunatin e Ministrit të Transporteve, si administrator të tij, dhe vajzën e kryeministrit si avokate të tij. Mes bashkëpunëtorëve të tij të biznesit qe Jurgen Rober, ish menaxher futbolli me klubin e Hertha Berlin dhe Partizanin e Beogradit, si dhe agjenti kontrovers i futbollit Fali Ramadani. Më 2 tetor 2008, Fazlliç u rrëmbye nga një lokal i vogël në Bosnjë nga policë të maskuar, duke shkaktuar tërmet politik 400 kilometra më larg, në Tiranë, dhe një seri ngjarjesh pasuese. Biznesmeni pretendoi se qe gjendur në vendin e gabuar në kohën e gabuar, një dëshmitar i pafajshëm në arrestimin e të njohurit të tij, Naser Oriç, një i dyshuar për krime lufte dhe zhvatje, i cili po qëndronte në tavolinën ngjitur në një restorant. Berisha i frikësuar vendosi ta sjellë Fazlliçin në Tiranë për një intervistë me mediat, në përpjekje për të pastruar emrin e vet dhe të tijin.

Prokuroria

Por pa dijeninë e Berishës, prokuroria pati hapur një hetim për pastrim parash kundër Fazlliçit. Kur prokurorët dëgjuan se shënjestra e tyre pati mbërritur me një avion privat, ata lëshuan urdhrin e thirrjes për të marrë në pyetje Fazlliçin, por serbo-boshnjaku arriti të largohet nga vendi pa u ndaluar. Ish-prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, u vu nën presion gjatë hetimit. Fazlliç beson se akuzat kundër tij qenë një komplot për të destabilizuar regjimin e Berishës, komplot i udhëhequr nga kryeprokurorja Ina Rama dhe John Ëithers, në atë kohë, ambasador i SHBA-së në Tiranë. Hetimi u rrëzua kur kërkesat për dokumente nga Qipro dhe Bosnja mbetën pa përgjigje dhe provat e mbledhura nuk u paraqitën kurrë në gjykatë, diçka për të cilën Fazlliçit i vjen keq për shkak se në këtë mënyrë nuk qe në gjendje të pastronte tërësisht emrin e tij.

Fazlliç dhe Berisha

Fazlliç dhe Berisha thonë se ai nuk kishte biznes me shtetin e Shqipërisë dhe nuk përfitoi nga lidhjet e tij politike. Por emaile të reja mes Fazlliçit dhe partnerit të tij amerikan në biznes, Meridian Telecommunications LLC, zbuluan se ai aktivisht po punonte me kompaninë Albtelekom, në atë kohë nën pronësi shtetërore, si dhe në heshtje po përpiqej për kontrata të tjera shtetërore. “A i përdor unë çdo ditë kontaktet e mija për të hapur disa dyer? Po. Një gjë është të kesh akses, një gjë tjetër të bësh korrupsion”. Fazlliç, me të shkuarën të mbushur me hetime kriminale, duket se e ka ndërtuar biznesin e tij duke ecur në këtë vijë të hollë ndarëse. Gjithë këto skandale që treguam qartë lidhjet e Berishës me Fazlliçin, të cilat janë “qepur” mirë nga britanikët, për Berishën nuk ekzistojnë dhe janë të gjitha gënjeshtra. Që Britania të dalë në këto përfundime dihet se ka prova shumë të forta, të cilët arritën që të çonin në vendimin e tyre për të shpallur një ish-kryeministër “Non Grata” / SOT

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • intelektuali says:
    July 23, 2022 at 11:31 am

    Shikoni argumentat e Ministrise se Brendeshme angleze per shpalljen non grata te Saliut pa ja permendur emerin dhe ymrin per here te pare ne hsitorine e UK, njashtu sic i publikoi VOA ne internet:

    “… Siç tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë”…”

    PO KJO NON GRATA SIKUR ESHTE SHKRUAR PER EDI RAMEN O INGLIZE TE PADITUR,

    sepse:

    Ishte pikerisht OSBE ne nje raport zyrtar qe deklaroi per 200 meleon dollarot qe kishte vjedhur Edi Rama nga fondet publike per te vjedhur votat me banden mafioze te shijakut dhe bandat e droges dhe kanabisit te Gjiknurit qe mbeshtetesin edhe nga policia e shtetit,

    QYSH KESHTU?

    Ne kete diciture angleze qe edhe Sherlok Holmsi nuk e zgjidh dot.

    Reply
    • Moisi Golemi says:
      July 23, 2022 at 1:47 pm

      Ha m¥t o intelektuhal, ha. Bashkë me plakun Mere.

      Reply
    • Buda says:
      July 23, 2022 at 4:43 pm

      Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja eshte shpallur me kohe nga ndergjegja e popullit shqiptar: “Personi Nongrata, me i rrezikshmi ne historine e Ilireve dhe Shqiptareve, qysh nga koha e Perandorise Romake, Personi, qe ia ka kaluar edhe zjarrvenesit Neroni, qe dogji vetem Romen, sepse ky kryekriminel, kryehajdut dhe kryezjarrvenes tropojan vrau, vodhi, shkretoi dhe dogji te gjithe Shqiperine!

      Reply
    • Martin says:
      July 24, 2022 at 2:42 pm

      Kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, Sali Vik Karaxhich i vuri kryemafiozit shovinist fazllich ne mbrojtje te gjithe Këshillin e Sigurisë. Kjo tregon se ne Shqiperi nuk funksionon shteti demokratik, por autoriteti dhe vullneti i shpellarit te Vicidolit.

      Reply
    • Mirel komunisti pe Korce says:
      July 24, 2022 at 6:48 pm

      Eh mor Mirel ntelektuaKARI ky lajm esht per Saliun..Dhe ne maje te Amerikes nuk mund te rrini pa ja lepire bythen Saliut.

      Reply
  • Bisht qeni says:
    July 23, 2022 at 12:28 pm

    “Intelek…..” i ke te forta krahasimet, ….kam pershtypjen se po te del boja

    Reply
    • Fehmi says:
      July 24, 2022 at 1:37 pm

      Si bëjnë dërman as avokaturat e “intelektualëve” analfabet e të pështir

      Reply
  • Pa pa pa pa says:
    July 23, 2022 at 12:45 pm

    Pu pu pu pu

    Reply
  • intelektuali says:
    July 23, 2022 at 3:41 pm

    Kenga e sprasme e Edi Rames:

    BABA SOROS NA NDIHMO
    INGLIZIN SHPEJT AKTIVIZO
    NONGRATEN E KATAPULTO
    SALI BERISHEN E ASGJESO
    INCENERATORE MOS KUJTO
    DHE BASHKIM ULAJ INJORO

    Reply
    • Per inat te sime vjerre says:
      July 24, 2022 at 6:43 am

      “Intelektuleshi” , ik o koqe se le nam ,perpiqesh te lash muti me shurre ,po degradon nga mendja me budallalleqet qe flet, nuk mbulohet dielli me shoshe i thone

      Reply
  • Zina (Zeqina) Sallaksja bjondja says:
    July 23, 2022 at 11:16 pm

    Intelektual, shko lepiji bythen Sali Fazlliçit! Se ka mbetur akoma pak m…t Saliu ka qene njeriu qe mori ne qafe Shqiperine Ne , populli i thjeshte kemi dy kerkesa1 Saliu dhe familja e tije te futet ne burg per krimet dhe vjedhjet e tije 2 tju sekuestrohet pasuria si e fituar ne rruge te pa ligjshme dhe me veprimtari kriminale.

    Reply
  • eli-tiv says:
    July 24, 2022 at 6:03 am

    ….edhe sot saliu u detyrohet t’ju jape shpjegim PSE e morri fazllicin ne keshillin e sigurise kombetare ???
    Jo vetem kaq por tallej e kercenante se do ta sillte ne parlament ?? pse e kane te veshtire ta pyesin per kaq ?…nuk ka rendesi pergjigja e tij…por kam qejf te degjoj pergjigjet e zvaranikut sali.

    Reply
  • Skam ba gja thote Berisha says:
    July 24, 2022 at 7:18 am

    Deri ketu kishte vajtur varesia e Berishes ndaj Fazllicit. Dhe deri ketu kishte vajtur varesia e Bujar Nishanit ( minister i brendshem) dhe Aldo Bumcit( minister i drejtesise) ndaj Berishes.

    Reply
  • Spak says:
    July 24, 2022 at 10:00 am

    Saliu eshte pjese e Mafies serbe! Ata e sollen ne krye te PD,ne pushtet edhe ne 2005! Tani ta gezoni kriminelin Sali dhe PD e tij!

    Reply
    • Ilir says:
      July 24, 2022 at 11:57 am

      Është vet Edi Rama që e ka toleruar Sali Berishën, për të gjitha krimet dhe prapësitë e Tij.
      Tashmë ridel në skenë Fazlliçi, një person i urryer për shqiptarët, por jo për shqip-folësit Sali e co.
      Por, Saliu për t’u mbrojtur bën një provokim dhe shantazh të fortë :
      Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me investimet e Fazlliç të bëra nën bekimin dhe gjatë qeverisjes së Saliut.
      Pra, SPAK duhet të hetojë jo vetëm origjinën e vendosjes në Shqipëri të personit të dyshimtë Damir Fazlliç dhe aktivitetin e Tij në vëndin tonë, por SPAK duhet të hetojë edhe të Ata që kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me Fazlliçin .

      Reply
      • Ageli says:
        July 24, 2022 at 2:11 pm

        Te hetohet faxllic,si eshte e mu dur te mari pjes nje serb ne keshillin e siguris qe per te msr pjese ne ate mbledhje duhet te kesh kslusr shum filtra,per nje politikan shqiptare,e jo me per nje serbo boshnjak,mafioz e e sgjent i UDB.SPAK duhet te hetoj dhe te mar ne pyetje sli berishen se perr cfar arsye duke thyer cdo rregull te shtetit shqiptar,apo duke e pare kete zotri ne kete kedhill,neser do i kidhte te gjitha dyert sirtaret kasafortat e shtetit te shqiperise ne pellembe te dores.Dhpredojm qe ta hetojne faxllicin dhe faxllicet e tjere,qe kur vinte ne rinas dhowerohdj me nje bodigard,qe ishte shefi i rajonit te policis ne rinas

        Reply
  • Dum babën says:
    July 24, 2022 at 4:36 pm

    Zoti babo aliss gjejkmarkaj ”intelektuali ” plaku Mere e ka marë rugën për në kullë shpejt.Kështu erdhi kio punë ,si filloi dhe do mbarojë të shkuara ….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  2. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. 1thundrak on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?