Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Analizë për opsione më të mira”, Rama në Kosovë, flet për hekurudhën Durrës-Prishtinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Analizë për opsione më të mira”, Rama në Kosovë, flet për hekurudhën Durrës-Prishtinë
Lajmi i funditPolitike

“Analizë për opsione më të mira”, Rama në Kosovë, flet për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Published: June 11, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Kosovë ka folur për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Rama ka thënë se po punohet për opsionet më të mira të hekurudhës. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive mes Tiranës dhe Prishtinës. Ai përmendi grupin e unitetit për politikë të jashtme, teksa theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake. Kryeministri shqiptar shtoi se po punohet për opsionet më të mira të hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Ne punojmë bashkë, dhe hekurudha Durrës-Prishtinë, i është nënshtruar një analize. Do të duhet të presim studimin e fizibilitetit, dhe më pas procesin e financimit dhe me radhë. Nuk janë vepra që thuhen sot dhe bëhen sot. Ne kemi bërë disa përçapje për ta hapur. Do t’i diskutojmë me qeverinë e Kosovës të gjitha këto. “Shqipëria 2030” të jetë një vend ku kantieri i hekurudhës Durrës-Prishtinë të jetë kantier i hapur. Pastaj varet nga shumë gjëra përfundimi i një vepre. Është futur në një rrugë, nuk është më një premtim apo dëshirë, por projekt i përbashkët i dy qeverive që do të marrë jetë”.

Ai ka thënë se dy qeveritë po punojnë bashkë për ketë projekt.

- Publicitet -

“Është ky një projekt që e kemi bashkë në trajtim bashkërisht me Qeverinë e Kosovës, ne punojmë bashkë me Qeverinë e Kosovës, të tjerat pastaj janë në barcoleta për thashethemet mediatike. Në thelb ne punojmë bashkë edhe hekurudha Durrës-Prishtinë tani i është nënshtruar një analize për opsione më të mira”.

Në vizitën e Ramës në Prishtinë, nuk ka qenë në agjendë takimi me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti. Rama  u pyet për raportet me “vëllain e vogël”.

“Vëllain e vogël e kam në Tiranë është drejtor i klubit ‘Partizani’, Olsi Rama…Ma bëtë pyetjen me shpresën që të më fusni në kurth por jam mësuar me këto kurthet. Po rashë në kurth hidhem vetē, nuk më fut dot njeri”, deklaroi ai para mediave.

Në konferencë për media, Rama u pyet edhe për mbledhjen e dy qeverive.

“Nuk ka plan për një mbledhje”, u përgjigj ai shkurt.

Ndërkaq, sa i përket grupit të unitetit për politikë të jashtme, Rama theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake.

“Nuk është çështje personash, është çështje qasje, është çështje e ndarjes së interesit kombëtar nga interesat partiake dhe nga interesat e brendshme politike. Sepse unë besoj që kur Shqipëria dhe Kosova dalin jashtë kufijve nëpërmjet të zgjedhurve të tyre, aty janë një. Në kuptimin që Shqipëria është shteti i shqiptarëve, Kosova është shteti i shqiptarëve të Kosovës dhe i pakicave që mos të na thënë që po bëjmë ndonjë ‘provokacia’. Interesi kombëtar është ai që përcakton politikën e jashtme dhe është ai mbi të cilën pastaj përcaktohet edhe mënyra se si të tjerët na shohin. Dhe në këtë aspekt Ibrahim Rugova është njeriu që krijoi për Kosovën pasurinë më të madhe natyrore që janë aleatët dhe miqtë e Kosovës. Dhe po ashtu dha një shembull të jashtëzakonshëm me ekipin e unitetit që do të ishte një ide shumë e mirë”.

Në takimin me kryetarin e Prishtinës, kryeministrit shqiptar, Edi Rama i është dhuruar “Celësi i qytetit”, ku Rama lavdëroi punën e kryetarit të kryeqytetit.

“Është kënaqësi që m’u dha mundësia të vizitoj bashkinë dhe të ju vizitojë juve personalisht në zyrën tuaj. Më vjen shumë mirë qe do të kthehem me Çelësin e Prishtinës. Kujtoj qe në vitin 2008 kur Hashim Thaçi drejtonte qeverinë e parë të pavarësisë, unë i dhashë Çelësin e Tiranës si kryeministër i Kosovës dhe sot jam unë që e marrë çelësin si kryeministër i Shqipërisë. Ndërkohë që më duhet them qe i ndjek me kuriozitet përpjekjet e kryetarit të bashkisë këtu në Prishtinë, me kushtet e një kryeqyteti që rritet, që ka sfida të mëdha si çdo kryeqytet në botë dhe që ka nevojë për lidership dhe për mbështetje të vazhdueshme nga të zgjedhurit e vet”.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • intelektuali says:
    June 11, 2024 at 10:03 am

    Ka disa gjera thelbesore qe i anashkalon ky kryeminister hajdut dhe gangster komunisto-enverist ne deklarat e tij te propagandes mediatike:

    Durresin dhe portin historik mijravjecar te vetmin port mallrash dhe pasagjeresh ja ke shitur Alabarit te Allahut Akbar, per dy aspra te lidhura me interesat e xhepit tend te hajdutit me pasurite dhe fondet publike dhe prandaj mashtrimet me hekurudhen Prishtine – Durres tregoja bedeleve qe ke ne median tone kombetare, e paguar me parate e inceneratoreve dhe te kompanive 5D te Erion Veliajt qe te llapin nate e dite ne emisionet TV sa madheshtor dhe famoz do te jete Porti i jahteve i kokaines te narkoshtetit tend ne Durres qe anashkalon hekurudhen ne cdo llogjike ekonomike Prishtine – Durres pasi Rilindja mafioze socialiste e ka lene Vatanin pa asnje Port mallrash dhe llogjet me Portin imagjinar ne cektine ranore Porto-Romano qe edhe sikur te behet nje dite port mallrash sagllam per anije te tonazhit te larte, qe do te gelltise miliarda euro nga buxheti i shtetit, prape nuk justifikon hekurudhen nga Prishtina deri ne Porto Romano pasi as Kosova dhe as Shqypnia nuk kane asnje Prodhim Kombetar per te shitur ne tregun nderkombetar dhe mallrat e Serbise dhe vendeve te tjera lindore e kane gadi portin dhe autostraden e Nishit deri ne Igumenice te Greqise qe per momentin eliminon cdo konkurence ne kete rajon.

    Albin Kurti nuk eshte “vellai i vogel” i Edi Rames sepse nuki ka dale emeri si ortak ne bizneset e mashtrimit dhe hajduterise me Amant Josifin te arratisur ne Dubai qe e kerkon Interpoli por qe e fsheh policia dhe SPAK bedel enverist shqyptar, Albin Kurti nuk eshte “vellaii vogel” i Edi Rames qe sistemi TIMS e zbuloi se ishte pjestar i bandes se kokaines ne Xibrake, Albin Kurti nuk eshte “vellai i vogel” i Edi Rames se kurre nuk ka qene dashnori i Olta Xhackes ne SHBA qe shkoi si emigrant azilkerkues ne kete vend te demokracise “pa breke ne bythe” dhe tani eshte kthyer ne Shqypni si president i klubit sportiv Partizani me nje llogari bankare qe i kalon nje miliarde dollare ne SHBA dhe askush nga Drejtesia nuk kujtohet ta pyese: Si u be miliardier nje emigrant kokpalare pa punuar asnje dite ne biznesin privat? Albin Kurti nuk eshte “vellai i vogel” i gangsterit Edi Rama se nuk i ka shkuar asnjehere te vjedhe fonde publike me inceneratore, sterilizime, PPP, te grabise pronat ne Himare per t’ja falur pidhit te Olta Xhackes dhe burrit te saj bandit kriminel oligark, apo te shese badiava portin e Durresit te Alabari i Allahut Akbar dhe pastaj te hedhe parate e taksapaguesve badiava per te ndertuar hekurudha idiote pa asnje llogjike ekonomike vetem me motive “patriotike” me gisht ne bythe kur ne tre mandate pushteti nuk ka bere kurgje per t’i hequr tapen korridorit 8 Burgas-Durres qe do te konkuronte realisht korridorin 10 Beograd-Igumenice

    ALBIN KURTI KURRE NUK DO KORRUPTOJE FBI DUKE PAGUAR NJE SPIUN TE SIGURIMIT TE ENVERIT APO TITOS, PRANDAJ KURRE NUK DO TE JETE “VELLAI I VOGEL” I GANGSTERIT EDI RAMA QE PO E SHET SHQYPNINE COPA COPA SIKUR TA KISHTE PRONE TE BABES SE VET

    dhe:

    Hashim Thaci ndodhet i burgosur ne Hage per krime qe ka kryer kunder njerezimit.

    Reply
    • pilo Lala says:
      June 11, 2024 at 11:42 am

      Edi eshte shume i qarte ne mesazhin qe percolli ne Prishtine.
      Per shkak te zgjedhjeve, Albin Kurti po perdor nacionalizmin te fitoje vota, po ben te fortin kunder Amerikes, dhe kete gje vecanerisht disa emigrante ne Europe e pelqejne, sepse ata nuk i kane familjet te rrezikuara ne rastin e ndonje perplasje me arme me Serbine.
      Amerika eshte kunder dredhive te Albin Kurtit, Ambasadori ne kosove e ka thene hapur kontradiktat qe Amerika ka me Qeverine Albin Kurtit.
      Nderkohe po krijohet nje aleance e gjere kunder Albin Kurtit ne zgjedhje, pjese e se ciles do bashkohet nga Vjosa Osmani, tashme njeriu i besuar i Amerikes, pas 3 vizitave ne Washington ne harkun e 9 muajve.
      Demi qe mund ti shkaktoje Albini Kosoves eshte i pakthyeshem, , ne rast te rizgjedhjes Albin Kurtit, Amerika do e leshoj Kosoven, mund te behet preh e Rusise, Serbise, te behet Palestina e Europes.

      Reply
      • Prec Ulaj says:
        June 11, 2024 at 3:51 pm

        Edi Rama po nderton hekurudhen me Prishtinen, nuk e nxjerr nga goja , po nuk pati garance.
        Kete mbajtje fjale e ka treguar ne keto 11 vjet.
        Eshte njesh per investime, po e ben Shqiperine me autostrata cilesore, kudo ka siguri.
        Shpresojme te vije edhe Kosova ne kete linje, sepse ata nuk po kane asnje projekt apo investim, jua ka bllokuar Amerika dhe Europa per shkak te kokfortesise Albin Kurtit, njeriut qe po percan Shqiptaret ne Maqedoni, Presheve, Tuz…

        Reply
  • Bureto says:
    June 11, 2024 at 11:15 am

    Urrejtja si ngarkesë psiko-emocionale, e rëndon së tepërmi trurin, i cili më pastaj nuk dihet se ç’pjell dhe që rëndom shfaqet me patologjinë e skizofrenit. Për këtë shqipja ka shprehjen “urrejtja barrë e të zotit”. Këtë fenomen, shqiptarët kanë 30 e ca vjet që e ndeshin në përroin psiqik te i ashtuquajturi ligjërim politik i kryemashtruesit dhe faksifikatorit më të madh që ka njohur Shqipëria pas diktatorit komunist, sigurisht në kohë të ndryshme, por edhe me ndryshimin se, i pari nuk ishte komunist, paçka se për interesa të regjimit të tij, deklaronte që ishte, (bile kryekomunisti botëror !!), edhe pse në nëntor 1944, në Pleniumin e Beratit, e ka pranuar vetë se nuk ka qenë i tillë, kurse ky i sotmi, komunist fanatik 24 karat për 25 vjet (bile sejretar partie) njëjtë si i pari, por në invers me të, gjithsesi po për interesa pushteti, e mohon në demokraturë (alias demokraci), duke u shndëruar si antikomunist, në një karikaturë politike. Mu për këtë soj komunistësh, Vaiclav Havel ka thënë: ” komunisti më i zi është komunisti antikomunist!”. Edhe pse nuk ka qenë kurrë dhe nuk është, më mirë një “komunist” si Rama, se sa një “antikomunist” si i dekoruari me medaljen “non grata” nga SHBA, miku më i madh i shqiptarëve , apo dhe të tjerë të ngjajshëm me të, pavarësisht petkut që u duhet të veshin. Ca nga këta i ndeshim shpesh, sa në këtë forum, po aq dhe gjetkë në mediat shqiptare e më gjerë.

    Reply
    • pilo Lala says:
      June 11, 2024 at 11:45 am

      Edi Rama eshte ne nje linje me Ameriken ne zgjidhjen per Kosoven.
      Kjo eshte ajo qe duhet te kuptojne Kosovaret, pa Ameriken Kosova eshte Palestine.

      Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    June 11, 2024 at 11:21 am

    Porsi gjeli maj plehut Rama ligjeron,
    e perralla dhe ne Kosove shko e tregon,

    brrockullis pa fund edhe derdellit per gjithcka,
    vetem per Ekonomine te flase bytha nuk ja mba.

    nuk ja mba te flase per Shqiperine qe po qeveris,
    se sa ja ka mballosur nga c’do ane blozen e varferis,

    vendi me i varfer dhe me cmimet me te larta ne rajon,
    por Rama nga Ekonomia sa Gamori nga muzika kupton.

    Reply
  • mali says:
    June 11, 2024 at 1:08 pm

    Jo more pilo lala. Rama eshte antiamerikani me I terbuar .
    Amerika nuk ka thene qe Kosova eshte toke e askujt,kete e ka thene Rama.
    Amerika, z.pilo ,ka hedhur rrenje ne Kosove.Keshtu mos u qaj hallin kosovareve.
    Kosova eshte e kosovareve dhe jo e Albineve a Haramusheve.
    Kosova vetem nga ndihma amerikane eshte e forte ushtarakisht dhe me qeverisje demokratike.
    Zagaret e Edi Rames hedhin balte e dyshime per fatet e Kosoves.

    Reply
    • pilo Lala says:
      June 11, 2024 at 2:46 pm

      Ambasadori Amerikan ne Kosove, jo me teper se 1 jave me pare ka deklaruar ” Nuk mund ta fsheh se Amerika ka kontradikta me qeverine e Albin Kurtit”.
      Nje diplomat nuk ka cfare thote me shume se kaq.
      Kush arrin ta kuptoj mesazhin, e kupton me cilin krah duhet te shkoje, ne te kundert, ja ku eshte katandisur Palestina, boll te heqi dore Amerika, dhe Serbija eshte gati te perfundoj ate qe nisi ne 1998, por e ndaloi bombardimi Amerikan.
      Kurre mos harroni……….

      Reply
      • Aldrinp says:
        June 11, 2024 at 2:55 pm

        Amon more, nuk e fsheh dot, sidomos para Pirdho Lales

        Reply
  • Rruga e Elbasanit says:
    June 11, 2024 at 2:56 pm

    shoku pilushi lales, si ekspert i marredhenieve Rama-USA na sqaro ca –
    Perse kjo linje e perbashket Rama-Amerike nuk eshte e sanksionuar me Ambasador amerikan ne Ambasaden ne Tirane ?(prej kaq kohe ajo ambasade drejtohet nga nje sekretar-shofer i Ambasades)

    Reply
    • pilo Lala says:
      June 11, 2024 at 3:03 pm

      Keto sqarime nuk jane falas.
      Kerkon te blesh mendjen e te tjereve falas.

      Reply
  • intelektuali says:
    June 11, 2024 at 3:18 pm

    Pilo Lala BOLJA e Edvinit:

    Per cilen HAMERIKE USA e ke fjalen ti o mavri?

    PER SHBA E MC. GONIGALIT TE FBI QE EDI RAMA E KORRUPTOI DUKE PAGUAR NJE SPIUN TE SIGURIMIT SI PUNA JOTE?

    sepse:

    Kemi pare edhe SHBA e dallkaukut Bush Junjori qe financoi Sali Gerdecin me $300 meleone dollaro dhe plasi bumjen ne Gerdec duke groposur 26 femije dhe prinder pa mbajtur asnje pergjegjesi per krimin vrastar te tyre ne Shqypni duke e cilesuar Sali Killerin si “burre shteti”, apo per SHBA e mashtruesit Barack Obama qe deshi te flake Armet Kimike Luftarake te Asadit ne Dajt dhe i reklamonte me Edi Ramen si “karamele bamiresie” me nje cinizem te papare per kokpalaret “patriotike” te Shqypnise

    Reply
  • intelektuali says:
    June 11, 2024 at 3:24 pm

    Albin Kurtit nuk i ka dale asnje afere korruptive ne media, ndersa gangsteri Edi Rama po mbulohet koke e kembe ne afera korruptive me qeverine e tij.

    ALBIN KURTI U HOQI VIZAT KOSOVAREVE EDI RAMA I CON ME GOMONE SI EMIGRANTE KOKPALARE NE ANGLI DHE SHKOI E KORRUPTOI FBI DUKE PAGUAR NJE SPIUN TE ENVERIT SI NJE KRYEMINISTER FAQEZI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Jim on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Abc on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. BE on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Cameria on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. Dashi on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?