Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Andrew nuk është i vetmi, kush janë anëtarët e tjerë të 5 familjeve mbretërore të përfshira në dosjen Epstein
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Andrew nuk është i vetmi, kush janë anëtarët e tjerë të 5 familjeve mbretërore të përfshira në dosjen Epstein
AktualitetBote

Andrew nuk është i vetmi, kush janë anëtarët e tjerë të 5 familjeve mbretërore të përfshira në dosjen Epstein

Published: February 22, 2026
Shpërndaje

Tensioni është i dukshëm në disa pallate mbretërore europiane pas arrestimit të Andrea Mountbatten Windsor. Disa figura, përfshirë edhe anëtarë të fronit, rezultojnë të përfshirë në skandalin “Esptein” që vazhdon të sjellë surpriza…

E ardhmja e mbretëreshës së Norvegjisë

Në dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve më 30 janar, emri i Mette-Marit të Norvegjisë, 52 vjeçe, e cila pritet të bëhet mbretëresha bashkëshorte pranë bashkëshortit të saj Haakon, përmendet më shumë se 1 mijë herë. Mesazhet e publikuara nga gazeta Verdens Gang tregojnë një lidhje të mundshme të saj me Jeffrey Epstein, në vitin 2012, ajo i shkruante “Je një thesar” nga llogaria e saj H.K.H. Crown Princess.

- Publicitet -

Andrew nuk është i vetmi, kush janë anëtarët e

Ashtu sikurse Sarah Ferguson, duket se edhe Mette-Marit tërhiqej nga fuqia e tij dhe pasioni i Epstein për vajzat e reja nuk duket se e shqetësonte: “Kam takuar dy norvegjeze, 24 dhe 25 vjeç, më pëlqen Oslo”, shkruante ai. Kur ai i thoshte në Paris në vitin 2012 se ishte “në kërkim të një gruaje”, ajo përgjigjej me shaka: “Kryeqyteti francez është i përshtatshëm për tradhti, por gratë skandinave janë bashkëshortet më të mira”.

Në janar 2013, Mette-Marit fluturoi për në Florida për të kaluar katër ditë në vilën e Epstein në Palm Beach së bashku me një mikeshë të saj, por sot shprehet e penduar dhe e vetëdijshme për gabimin. Ajo ka deklaruar: “Është thjesht e sikletshme”, ndërsa familja mbretërore Glücksburg përballet me krizë të thellë: përfshirja e saj në këtë rast konfirmohet, ndërsa djali i saj, Marius Borg Høiby, përballet me akuza të rënda, përfshirë përdhunimin. Gjithashtu, Mette-Marit vuan nga fibroza pulmonare dhe gjendja e saj ka degraduar aq shumë sa i duhet një transplant i mushkërive. Çfarë do të ndodhte nëse mbreti Harald V, 88 vjeç më 21 shkurt, nuk do të ishte më?

Princesha e suedeze, ish-modele

Andrew nuk është i vetmi, kush janë anëtarët e

Princesha Sofia nuk ishte mike e Epstein, por rrezikoi të bëhej viktimë e tij. Ajo e takoi atë para martesës me Carl Philip, djalin më të vogël të mbretit Carl XVI Gustaf, kur ishte një modele e re që kërkonte mundësi për të hyrë në botën e showbiz-it. Në vitin 2005, mentoreja e saj, Barbro Ehnbom, i shkruante Epstein: Sofia është një aktore në fillimet e saj në New Yrok. Është vajza për të cilën të kam folur; do të donit ta takonit?

Epstein i përgjigjej: Jam në Karaibe. A do të donte të vinte disa ditë? Do t’i dërgoj biletë.

Pallati mbretëror thotë se Sofia nuk pranoi, megjithëse e pa disa herë atë vit. Ajo ka deklaruar më 10 shkurt: E takova në disa kontekste sociale. Fatmirësisht, vetëm kaq. Kam lexuar për krimet e tmerrshme ndaj vajzave të reja dhe jam e kënaqur që nuk kam pasur kontakte të tjera me të.

Princi i Belgjikës, vëllai i mbretit Philippe

Andrew nuk është i vetmi, kush janë anëtarët e

Rrjeti i dyshimtë i kontakteve të Epstein shtrihet deri te pallati mbretëror belg, ku ai hyri në kontakt në fund të viteve ’90 me Laurent, vëllai i mbretit Philippe. Princi, i cili ka një reputacion të diskutueshëm për një akuzë të vjetër për shfrytëzim të fondeve të Marinës belge dhe për një fëmijë nga një lidhje jashtëmartesore, pranoi se e kishte takuar Epstein “vetëm” dy herë. Ai tha se Epstein dëshironte të takonte prindërit e tij dhe t’i prezantonte me miqtë miliarderë, por ai nuk e kishte ndjekur këtë kërkesë, dhe takimet ndodhën para dënimit të parë të Epstein për prostitucion me të mitura.

Mbreti danez

Andrew nuk është i vetmi, kush janë anëtarët e

Mbreti danez Frederik X përmendet dy herë në dokumentet e rastit Epstein, sipas gazetës daneze Ekstra Bladet. Një herë në lidhje me një ngjarje në mars 2012 dhe një tjetër në një darkë më 26 korrik 2012, por nuk dihet nëse ai ishte i pranishëm në të dy rastet.

Princi saudit

Andrew nuk është i vetmi, kush janë anëtarët e

Epstein shtrihet deri në oborrin mbretëror saudit, duke ndërtuar miqësi me Al-Sabbagh, këshilltar i princit Mohammed bin Salman, duke ofruar lidhje me njerëz në Silicon Valley. Sipas New York Times, Al-Sabbagh njihte reputacionin e amerikani, pasi ai i kishte dërguar një artikull për një “mbretëreshë bukuroshe ruse” që kishte shkuar në Dubai për të “shitur virgjërinë për 13 mijë dollarë”. Epstein iu përgjigj: Më në fund më dërgon diçka të dobishme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  • Gjendet zgjidhja në Kosovë? LVV ndryshon qëndrim: Do votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
  • ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  • Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz

Komentet e Fundit

  1. K R on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  2. K R on “Mos guxo ta prekësh me dorë”: Tensione në takimin e Ramës në Vlorë, policia shoqëron 4 persona
  3. K R on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. Bajram Bala on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. demo on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?