Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 30 shtator kanë vendosur sanksione të reja ndaj qindra individëve rusë, pasi presidenti, Vladimir Putin, nënshkroi “traktatet e pranimit” për aneksimin e katër rajoneve ukrainase.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se në listë janë qindra anëtarë të legjislaturës ruse, drejtues të infrastrukturës financiare dhe ushtarake të vendit, dhe furnizues që mbështesin kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Yanet Yellen, tha se po ndërmarrin veprime gjithëpërfshirëse, “për të dobësuar edhe më tej kompleksin ushtarak-industrial tashmë të degraduar të Rusisë dhe për të minuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën e paligjshme”.
Njoftimi i Departamentit të Thesarit u koordinua me Departamentin e Tregtisë, i cili shtoi 57 kompani në listën e shkelësve të kontrollit të eksporteve.
Departamenti amerikan i Shtetit vendosi kufizime për viza për 910 persona, duke përfshirë anëtarë të ushtrisë ruse, zyrtarë ushtarakë bjellorusë dhe përfaqësues rusë që veprojnë në rajone ukrainase të kontrolluara nga Rusia.
a.m/dita

Ameriqen Homoseksual jemi ne krize te papare ekonomike, Kulturore, indentiteti. Koha juaj mbaroi. Tashme jeni nje shtet ghetto Afrikan me nje popullsi debilash ku 90 perqind jane drogaxhi dhe obese dhe 10 perqind transeksual