Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Anëtarësimi në BE brenda vitit 2030, Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Anëtarësimi në BE brenda vitit 2030, Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë
Lajmi i funditPolitike

Anëtarësimi në BE brenda vitit 2030, Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë

Published: 4 Qershor, 2025
Shpërndaje

Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime raportin për Shqipërinë, i përgatitur nga Andreas Schieder.

Raportuesi austriak nënvizoi se Shqipëria është tashmë një shtet pararojë me reformat integruese me objektiv anëtarësimin e vendit në familjen evropiane brenda vitit 2030.

Në këtë raport u bëhet thirrje palëve për dialog politik për të zbatuar në praktikë rekomandimet e OSBE-ODHIR.

- Publicitet -

Puna e organeve të reja të drejtësisë, në veçanti e SPAK-ut, në ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar është vlerësuar maksimalisht në këtë raport.

Në këtë mbledhje Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua nga deputetët Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Toni Gogu dhe Etjen Xhafaj.

Ky komision do të njihet në orët në vijim edhe me raportin e vëzhguesve të Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në vendin tonë.

RAPORTI

Komisioni për Punët e Jashtme vlerëson angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian ka vlerësuar përkushtimin e qëndrueshëm të Shqipërisë ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, në një raport të miratuar të mërkurën, me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime.

Konsensus i gjerë dhe përputhje me politikën e jashtme të BE-së

Eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik dhe mbështetjen e fortë të opinionit publik në Shqipëri për anëtarësimin në BE, si dhe përputhjen e plotë të vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian.

Nevoja urgjente për thellimin e reformave

Duke përshëndetur synimin e Shqipërisë për të përmbyllur bisedimet e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe progresin e arritur deri më tani, raporti nënvizon nevojën urgjente për të intensifikuar reformat. Prioritetet kryesore përfshijnë forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Pluralizmi mediatik dhe rritja e transparencës mbeten elementë thelbësorë për forcimin e besimit të publikut.

Dialog politik dhe përballja me ndërhyrjet e huaja

Raporti evidenton polarizimin e vazhdueshëm politik, të shoqëruar nga një retorikë konfrontuese, dhe bën thirrje për një dialog më gjithëpërfshirës dhe konstruktiv ndërmjet forcave politike. Eurodeputetët shprehin shqetësim serioz për ndikimin e dëmshëm të aktorëve të huaj, veçanërisht atyre të lidhur me Kremlinin, të cilët përbëjnë kërcënim për institucionet demokratike të Shqipërisë dhe aspiratat e saj për anëtarësim në BE. Ata kërkojnë rritje të qëndrueshmërisë institucionale ndaj abuzimeve me financimet politike, manipulimeve mediatike dhe kërcënimeve kibernetike.

Mbështetje përmes iniciativave të BE-së

Raporti përshëndet krijimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje prej 922 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, nga i cili do të përfitojë edhe Shqipëria, sapo të plotësohen kushtet përkatëse. Hapja e zyrës së antenës së Parlamentit Europian në Tiranë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet BE-së, institucioneve vendase dhe shoqërisë civile në rajon.

Zgjedhjet dhe reforma në drejtësi

Raporti ndalet edhe tek zgjedhjet parlamentare të majit 2025, të cilat i cilëson konkurruese, por të zhvilluara në një klimë të lartë polarizimi politik, me shqetësime për përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës. Eurodeputetët u bëjnë thirrje partive politike shqiptare që të angazhohen në një reformë të plotë zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.

Vlerësohet progresi në reformën në drejtësi dhe në hetimin e korrupsionit në nivelet e larta, por theksohet se ndërhyrjet politike vazhdojnë të përbëjnë sfidë. Raporti bën thirrje për përpjekje të vazhdueshme për ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe rritjen e llogaridhënies.

Deklarata e raportuesit

Raportuesi Andreas Schieder (S&D, Austri) u shpreh: “Shqipëria me të drejtë mund të quhet një nga vendet më të avancuara ndër kandidatët për anëtarësim në BE, falë mbështetjes së gjerë nga popullsia. Por nuk kemi arritur ende në vijën e finishit. Është jetike të vazhdohet me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar sundimin e ligjit. Duhet të ketë një fokus të qartë në zgjerimin e modelit ekonomik, krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e mirëqenies sociale dhe realizimin e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse.”

Hapat e mëtejshëm

Raporti do t’i paraqitet seancës plenare të Parlamentit Europian për votim në një fazë të ardhshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Komente
  • Keta jemi, ky eshte niveli thotë:
    4 Qershor, 2025 te 10:28 am

    Ore keta jane ne vete ? Po nuk e degjojne lexhenden ca thote ?

    Përgjigjiuni
  • ce thotë:
    4 Qershor, 2025 te 10:36 am

    Paska per ti rene infarkt vampirit te vicidolit qe dje shau me liber shtepie Shqiperine ne Parlamentin Europian duke hyre ne histori si Esat Toptani i koheve moderne dhe armiku me i madh i Shqiptareve ne arenen nderkombetare.
    Po gerdalla bythderre Editththghghghth harxhi , laraska e zhulalit me turinjte si te kalit, Floriana me kryqet e thyera , Adriana nockederrja dhe Vokshi sygerdoqja dhe Xhozi pantera e zeze e vicidolit si do nxijne nga ky lajm shume i mire per shqiptaret.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    4 Qershor, 2025 te 12:35 pm

    Te jete i vertete ky sherbet kesmet?
    Sihariq per moshe te trete
    Me daulle me gernete
    Qemanes c`i bie vete!

    Se Avropi po me pret
    Une do shkoj me biciklete
    Me draguan me tri krere
    Kina moter bote e trete.

    Une do shkoj me biciklete
    Tribotiste,bote e trete
    Kina moter e vertete
    Nuk na shtyri 30 vjet.

    O Avropi,o Bruxel
    Me gjithe kete kacagjel
    U rente nje me Hidrogjen
    U pervelofshi ne ferr.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    4 Qershor, 2025 te 1:28 pm

    Ne Esfel u pervelofshi
    Puna juaj,pune kodoshi
    Shqiperine si rreze hane
    E doni per menerhane.

    Keni gjetur ca xhambaza
    Ca maloke e ca bythejashta
    Qe ju bejne temenara
    Nuk ju vene kufi tek thana.

    Përgjigjiuni
  • Remo thotë:
    4 Qershor, 2025 te 2:02 pm

    ……..qenka ngjallur haxhi
    Qomili, dhe nuk ben
    shaka ai….Avropit ja ka taksur nje me
    hidrogjen…t’a kete
    pordhuar Erdogeni nje bumje te tille?!
    Ne, kete Avropin, sikur donim t’a
    fusnim ne rrugen e allahit… keshtu
    na premtoi
    ai ministri i Al binit…
    Kemi potencial te hatashem tha ai,
    ne shqiptaret, jemi produkt i perhapjes se
    Islamit kah perendimi(Avropi)…
    Nuk kuptoi me gje une!!

    Përgjigjiuni
  • ce thotë:
    4 Qershor, 2025 te 4:48 pm

    Lexojeni o njerez shkrimin brilant te Prof. Fatos Tarifa tek Dita –Sali ti je renegat, dhe nuk do te doni te ja degjoni me emrin kryetradhtarit te ketij vendi ne historine 2025 vjecare pas krishtit te Shqiperise, vampirit 81 vjecar, kulcedres , imam haxhi dede sali fazllic Asad dumbabes me 40 hajdute qe populli shqiptar me plot te drejte me 11 maj 2025 e hodhi perfundimisht ne koshin e plehrave te historise.

    Përgjigjiuni
  • edi thotë:
    4 Qershor, 2025 te 8:58 pm

    Ne fakt njerezit me te peshtire jeni ju, dmth , ti ce , Fatos Tarifa, chp e disa te tjere qe ju dhembin syte kur shikoni qe ju iku koha e partise se punes ku ligjet i benit ju. ku me ne “kllasen”punetore ju tallnit trapin, ku votohej 100% per ppsh gje qe kerkoni te arrini dhe tani me ane te shpifjeve dhe sajesave ! Nuk e di se si mund te quhet se Berisha ( megjithese eshte dhe ai pjelle e partise tuaj) ka folur keq per Shqiperine kur ai ka folur keq per qeverine , gje qe e beri dhe Rama ne 2012 ! ju jetoni akoma me luften e klasave

    Përgjigjiuni
  • Cen Durimodhi thotë:
    4 Qershor, 2025 te 10:07 pm

    Ha o “edi” ha, se nuk je ngopur akoma. E vetmja lufte klasash behet ne partine e Saliut se e atij eshte, nuk ka te beje me parti demokratike. Por moret shuplake edhe nga PE, sado qe Saliu juaj dhiste nga goja kunder Shqiperise. Nuk late me miliona pa paguar per te na sjell Nocet me pagese nga Amerika dhe Rrokun me pagese nga Gjermania, dhe ne fund populli u dha Noc Rrokun e madh ta mbani mire aty ku u dhemb me teper.

    Përgjigjiuni
  • ce thotë:
    5 Qershor, 2025 te 4:26 am

    O Edi o hunderro, po shqiptaret nuk do ti shkojne pas nje bande politike qe ka si model krricin e faros me dy gishta lart, Vokshi gerdallen sygerdoqen qe nxjerr vetem mut e shurre e helm nga goja prej 12 vitesh, Flamut Geringun qe i ve flaken parlamentit si Gerigu Rajshtagut ne 1933, Paloqen qe nxjerr vetem zjarr, shpifje nga goja prej 25 vitesh, Vampirin me 7 koke me 27 akuza mbi kurriz, prandaj o Edo kur te nderroje imazhi i kesaj force mund te ndryshoje dhe perkrahja por deri ne 2037 nuk ka asnje shprese per foltoren.

    Përgjigjiuni
  • edi thotë:
    5 Qershor, 2025 te 6:01 am

    Ke shume te drejte ce. Nuk mund ti besosh atyre emrave qe permend ti edhe pse me fyerje ne nje kohe kur nuk le fjale pa thene kunder Bushatit se kishte ofenduar me fjalen bullice nje kandidate per deputete te PS-es . Ti ke te drejte ti besosh Beqajt, A.Ahmetajt, Rrajave , Ballukut, Fices, Veliajt, Gjushit e shume te tjereve nga PS-ja qe e vodhen dhe vazhdojne ta vjedhin kete popull por qe ti nuk permend asnje emer ! Cdo njeri ka te drejten e tij, sidomos kur komentohet ne menyre anonime te ofendoje apo te mbroje ate qe don . Ti si Enverist je nje mbrojtes i Rames megjithese eshte ” antienverist” dhe e dini mire qe ai per tipa si ti dhe ca te tjere as ju ka (pjerdhur) pyetur dhe as ju (pjerdh) pyet sepse ju paguan, shkurt e keni shitur B…. .

    Përgjigjiuni
  • MAPO thotë:
    5 Qershor, 2025 te 6:02 am

    Nuk jane idete,parimet,strategjite,qe e bejne nje Parti,nje Qeverri,por jane njerezit qe e perbejne.
    Sali Berisha,Mul Noka,Gjysepina Topallja,Fari Balliu, e ca si keta ne hale te gomereve ju cojne.

    Përgjigjiuni
  • edi thotë:
    5 Qershor, 2025 te 6:45 am

    Kurse keta qe kam permendur une MAPO , me zvillimin qe po na sjellin, me metodat se si vidhet qe na mesojne, me urrejtjen ndaj kundershtareve politike qe nxisin dhe me perçarjen fetare qe kerojne te bejne do ju çojne ne parajse duke i rritur pensionet ne 2030, duke u torturuar per Shqiperine Europiane saqe me shume flejne neper hotelet e botes se ne shtepite e tyre dhe kjo eshte nje sakrifice e madhe !

    Përgjigjiuni
  • Keta jemi, ky eshte niveli thotë:
    5 Qershor, 2025 te 7:07 am

    Edo je komplet jashte loje , kap thelbin e muabetit, shqiptaret qe votojne Ramen nuk jane enveriste, po jane njeres qe shikojne dhe votojne ate qe ka bere dicka, sipas cave dhe shume , sipas shume te tjereve. Dhe te krahasosh periudhen talibaneske te Saliut (ti leme mekatet pa fund te tij) me periudhen e tanishme, eshte nata me diten. Korrupsioni eshte gangrene e vertete (prape sdua te permend kohen e Saliut per kete teme) , zyrat po te shkosh te vjen per te vjelle, ne Vlore te pakten qe njoh une, por . …deri sa te dale dikush e te analizoje me force difektet e shtetit te Rames, dhe me Saliun perballe, ai fiton gjithmone. Agron Shehaj eshte nje djale serioz por duhet te beje “gaveten” e tij thote italiani. 5 Stelle ne Itali beri mbi shtate vjet qe i binte italise kryq e terthor deri sa njerezit ju besuan pushtetin . Por pika kryesore eshte: ky antishqiptar i pak krahasueshem me te tjere, ky ultra komunist karrierist i pameshirshem i quajtur Sali, eshte nje menxyre qe na ra per fat te keq. Tani ta quash veten antikomunist dhe votosh Saliun je ne konfuzion total.

    Përgjigjiuni
  • edi thotë:
    5 Qershor, 2025 te 7:15 am

    Cen Durimodhi , dukesh ti qe je socialist i perbetuar qe nga fjalori qe perdor ! te gjithe ju Socialistet jeni aq te kulturuar sa qe nuk lejoni kundershtar te partise tuaj pa e ofenduar me ate fjalorin tuaj te “paster” dhe te Pasur ! Nuk e di se nga te erdhi (besoj nga kultura e tepert ) por un as ofendova njeri , ty jo e jo se ste njoh , e as me shkon ndermend te ofendoj njeri sepse si gjinje pa shkolle qe jam s’kam arritur akoma ta mesoj ate fjalor . Ty te faleminderit per oferten qe po me ben. Mos je gje ai komentuesi Tellalli sepse i paske mesuar permendesh fjalet e Rames ! Sa per ate Noc Rrokun mund ta mbash me shendet sepse nuk me hyn ne pune, jetoj mire dhe pa ate.

    Përgjigjiuni
  • edi thotë:
    5 Qershor, 2025 te 7:27 am

    Sa per dijeni un kam votuar vetem ne 92 dhe asnjehere me. nuk me behet aspak vone as per komunista si Saliu dhe as per “demokrate” si Rama . Per mendimin tim ne Shqiperi as ka ardhur dhe as ka per te ardhur ndonjehere demokracia, te pakten dhe per nje shekull. ti Keta jemi ky eshte realiteti kur flet per Saliun ke te drejte dhe sipas mendimit tim , ndersa kur flet per Ramen po sipas mendimit tim nuk ke aspak te drejte sepse mundohesh ti shuash ca kritikat.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd pas kërkesës së Ramës
  • Torturë dhe vrasje në Kukës, Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së
  • Aksident tragjik, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare
  • Holta Zaçaj: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen zbatuar, ndryshe destabilizohet demokracia
  • Gruaja e CEO-s së Lufthansas përplas për vdekje 24-vjeçaren, aksidenti në vendkalimin për këmbësorë

Komentet e Fundit

  1. vlonjati në Dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd pas kërkesës së Ramës
  2. Xoni në Pëllumb Xhufi: Churchill ka qenë kasapi i Shqipërisë dhe i Çamërisë, i pati premtuar Greqisë jugun e vendit
  3. demo në “Të bëjnë për budalla”, Moisiu: Çdo deputet me vila, jetoj në banesë e 53 viteve më parë
  4. ¿? në Udhëheqja e FBI-së në rrezik dhe Maga e përçarë, pse çështja Epstein trazon presidentin Trump
  5. Moisi Golemi në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?