Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë
EkonomiKryesoreLajmi i fundit

Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë

Published: September 2, 2026
Shpërndaje

Korrupsioni mbetet pengesa kryesore që ngadalëson ose pengon reformat ekonomike dhe sociale në Shqipëri, ndërsa për zhvillimin e sektorit privat, krahas korrupsionit, shqetësimi më i madh është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Kjo është një nga gjetjet kryesore të raportit “FY 2026 Albania Country Opinion Survey Report”, të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, i cili sjell perceptimet e aktorëve të ndryshëm në Shqipëri mbi sfidat e zhvillimit dhe rolin e Grupit të Bankës Botërore në vend. Anketa përfshiu 219 përfaqësues të institucioneve, biznesit dhe shoqërisë civile, të cilët u pyetën në pranverë të këtij viti.

Sipas anketës, 56% e të pyeturve e rendisin korrupsionin ndër faktorët kryesorë që bëjnë që reformat ekonomike dhe sociale në Shqipëri të dështojnë ose të ecin ngadalë. Diferenca me pengesat e tjera është e konsiderueshme.

- Publicitet -

Në vend të dytë renditet kapaciteti i pamjaftueshëm i qeverisë, i përmendur nga 35% e të anketuarve, ndërsa 34% evidentojnë si problem mungesën e llogaridhënies së qeverisë dhe 33% presionet dhe pengesat politike.

Më tej, 26% e të anketuarve e lidhin ngadalësinë e reformave me pjesëmarrjen e pamjaftueshme të qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa 25% vlerësojnë se reformat nuk janë menduar siç duhet në raport me problemet konkrete të vendit.

Mungesa e punonjësve të kualifikuar dhe korrupsioni, problemet kryesore të biznesit

Rezultatet tregojnë se korrupsioni nuk shihet vetëm si pengesë për reformat, por edhe si një nga problemet kryesore për zhvillimin e sektorit privat. Kur janë pyetur për sfidat më të mëdha që përballojnë bizneset në Shqipëri, 52% e të anketuarve kanë evidentuar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe po 52% korrupsionin.

Problemi i tretë më i përmendur është mjedisi rregullator, me 47%, ndërsa 39% evidentojnë vështirësitë në aksesin në financim. Madhësia e tregut dhe kërkesa përbëjnë problem sipas 29% të të anketuarve, ndërsa 19% përmendin paqëndrueshmërinë politike dhe 18% mangësitë në infrastrukturë, përfshirë energjinë dhe transportin.

Gjetjet evidentojnë probleme institucionale, të lidhura me korrupsionin dhe një kufizim gjithnjë e më i madh nga kapitali njerëzor, teksa bizneset kanë vështirësi të gjejnë punonjës me aftësitë e kërkuara.

Bujqësia dhe arsimi shihen si prioritetet kryesore të zhvillimit

Anketa e Bankës Botërore ka pyetur gjithashtu aktorët se në cilat fusha duhet të përqendrohet institucioni për të pasur ndikimin më të madh në zhvillimin e Shqipërisë.

Bujqësia dhe siguria ushqimore renditen të parat, të përzgjedhura nga 49% e të anketuarve, të ndjekura shumë pranë nga arsimi, me 47%.

Shëndetësia është prioritet për 36% të të pyeturve, vendet e punës për 34% dhe zhvillimi i infrastrukturës digjitale për 32%. infrastruktura e transportit dhe menaxhimi i mjedisit dhe burimeve natyrore marrin nga 29%, ndërsa zhvillimi i sektorit privat përzgjidhet nga 28%.

Turizmi shihet me potencialin më të madh për vende të reja pune

Një tjetër gjetje e anketës lidhet me sektorët që kanë potencialin më të madh për të gjeneruar punësim. Turizmi është sektori më i përmendur për krijimin e vendeve të reja të punës, por të anketuarit theksojnë nevojën për të reduktuar varësinë nga turizmi masiv i verës dhe për ta diversifikuar ofertën drejt agroturizmit, turizmit kulturor, historik dhe atij të aventurës, në mënyrë që sektori të sigurojë punësim gjatë gjithë vitit.

Pas turizmit renditen bujqësia dhe agro-përpunimi, me fokus te aktivitetet me vlerë të shtuar, si përpunimi, eksportet organike, magazinimi frigoriferik dhe paketimi. Teknologjia e informacionit dhe shërbimet dixhitale konsiderohen gjithashtu sektorë me potencial për punësim të kualifikuar dhe rritje të orientuar drejt eksporteve.

Energjia e rinovueshme, infrastruktura e gjelbër, ndërtimi, infrastruktura dhe industria e lehtë përmenden gjithashtu si fusha që mund të krijojnë vende pune, veçanërisht jashtë Tiranës.

 Reformat mbeten teorike

Anketa tregoi se një nga kërkesat më të shpeshta ndaj Bankës Botërore ishte që të fokusohej më shumë te zbatimi dhe rezultatet e matshme, pasi të anketuarit e shohin hendekun kryesor jo te projektimi i politikave, por te kthimi i reformave në rezultate konkrete.

Të anketuarit kërkojnë gjithashtu forcimin e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore, më shumë asistencë teknike afatgjatë dhe angazhim më të gjerë me sektorin privat, pushtetin vendor, shoqërinë civile dhe universitetet.

Raporti rekomandon, mbi bazën e këtyre përgjigjeve, që financimi të lidhet më shumë me tregues të matshëm, si përmirësimi i shërbimeve, reduktimi i kohës së procedurave dhe krijimi i vendeve të punës.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    September 2, 2026 at 8:29 am

    BE duhet ta fshije fare Qeverrine e Tiranes nga procesi antaresimit ne BE. Sa edukohet ujku mos haje kerme,,aq edukohet Edi Rama mos vjedhe.

    Reply
    • Dashi says:
      September 2, 2026 at 1:14 pm

      Po mirë more zagar i fëlliqur , Shqipëria e Ramës është , apo e gjithë shqiptarëve ? Domethënë , meqënëse ti , plaku demo mendjepjerdhur dhe ca kokëboshër të tjerë , nuk e duan Ramën , nuk e duan as Shqipërinë në Bashkimin Evropian . Po çfarë logjike është kjo , more antishqiptarë të qelbur ? Do të hyjë Rama në BE , apo Shqipëria ? Le që , kot revoltohem dhe unë , deri në vitin 2029 , demua do t’a ketë bërë sheshin breg e do jetë bërë baltë .

      Reply
  • Precizim says:
    September 2, 2026 at 12:57 pm

    Te gjithe i kemi te qarta keto rezultate. E dime qe korrupsioni ka infektuar çdo qelize te administrates shqipetare. Dhe çdo qelize te jetes politike shqipetare.
    Eshte e thjeshte, dhe e ditur qe edhe per shume vite te tjera te dy partite kryesore dhe me te medha ne vend do te luajne rol paresor ne jeten politike te vendit. Reformimi duhet te filloje pikerisht nga keto dy parti qe tashme jane kthyer ne fantazma te partive te fundviteve 90 dhe fillimviteve 2000. Demokracia e brendeshme eshte vrare me kohe dhe dy njerez te inkriminuar i mbajne peng. Shqiperia tashme eshte ne udhekryq dhe antaret e ketyre partive duhet te zgjohen dhe duhet te jene pikerisht ata qe duhet te kerkojne doreheqjen nga kryesimi i partise ne rradhe te pare dhe me pas edhe nga qeverisja, apo drejtimi i opozites.
    “Bulevardi” deri tani eshte pa koke e pa kembe. Lloj lloj sharlatani, ballisti, komunisti, burgaxhiu e shoferi, demokrati e kuzhinieri, bjaxhiu qe hiqet si piktor, vajza dhe djem te cilet humben qellimin e pare per te cilin dolen dhe vazhdojne te rrahin uje ne havan. E kapen protesten e bukur, paqesore dhe qytetare te fillimit arapçinjte, pa ide, qellim, drejtim e platforme, duke ngrene veten perdite si gjarperi, apo si oktapodi. Ndoshta rregullohen ne ditet qe vijne. Ata arriten nje gje te madhe dhe te jashtezakonshme. Ata ja grisen masken ne arenen nderkombetare liderit nderkombetar me poture dhe me opinga te bardha. Poor edhe nese formalizohen si komponent garues ne zgjedhje, duke i qartesuar kerkesat e tyre dhe duke mos perdorur parulla te cilat jane jo vetem kunder lidereve te dy partive kryesore por edhe kunder çdo drejtimi te elektoratit, tek te cilet kjo levizje do te duhet te bazohet neser per te merre vota, perseri do te jete ne minorance. Gjithesesi pozitive do te jete sikur te mos kompromentohen sikurse thote raporti, dhe te kene perfaqesues ne jeten politike..

    Reply
  • Dursakja says:
    September 3, 2026 at 1:40 am

    Partitë e reja (kuptohet jo sharlatanë të rinj) duhet të konsolidohen dhe duhet të paraqesin programet (të besueshme) në të gjitha fushat dhe në gjithë sektorët e ekonomisë.
    Sistemi i drejtësisë duhet të pastrohet, ai të jetë shumë i besueshëm për qytetarët.
    Kuptohet që partitë e vogla me programe të përafërta duhet të bëjnë aleanca që të shporrim këtë klasë politike dhe sistemi i drejtësisë tju konfiskojë pasurinë.
    Fillimi shumë I vështirë, por kështu fillon e mbara dhe optimizmi dhe besimi arrin shkëputjen nga gjendja e pllakosjes dhe e fatalitett.
    Ka djem të mënçur ky vend që kësaj
    Hallemadhe tja zgjidhin duart nga zagarët që i mbajti në gjirin e saj!
    Klasës politike kriminale i erdhi fundi.

    Reply
  • Arratisur says:
    September 3, 2026 at 2:02 am

    Cilat qenkan Reformat Sociale qe paska BB per ne?
    Mos jane nga ato reformat me Prindi nr. 1, Prindi nr.2…
    Pse i mbajne Sekret keto reforma Sociale qe na urdheroka BB?

    Si shpjegohet qe BB ka synim te vetem forcimin e Sektorit Privat, dhe nuk ze me goje Sektorin Publik? A eshte e ndaluar te kete vendi Sektor Publik?
    Te na thone si eshte puna!
    Perse nuk zihet me goje Sektori Publik ne kete sipermarrje per zhvilllim te vendit tone te vogel e te varfer, nga Banka e madhe Boterore?

    Reply
  • Mirësia says:
    September 3, 2026 at 7:48 am

    Mos vallë dhe BB ka qëllim të marrë nga Shqipëria ndonjë copë si Sazani dhe Svërneci, se tashmë ky vend u në mall pa të zot.
    Atë që se bënë armiqtë në shekuj e bëri si fillim me kërcënim, firma piramidash, falje pronash, vrasje shqiptarësh Njeriu i Zi Sali Berisha dhe tashmë e pasoi po në atë drejtim oratori megaloman, Njeriu i fallsiteteve Edi Rama.
    Ky fat na ra, por tashmë nëse njerëzit nuk zgjohen, fati i Zi do të jetë dhe për bashkëkombësit tanë.
    Në këto kushte populli thotë :
    I zoti e nxjerr gomarin nga balta.

    Reply
  • demo says:
    September 3, 2026 at 4:03 pm

    Vetem duke e perjashtuar nga cdo antarsim ne Organizmat e BE i tregohet vendi,,Edhe nga NATO,qe mos verdalliset fare klowni karagjoz i Tiranes.Mos e shohim fare palacon,se eshte turp,qe Shqiperia te perfaqesohet me nje nivel te tille.
    Ti Dashi ku banon ti?Banon ne Itali,apo banon ne kryeministri,qe hidhesh perpjete sikur te ka pickuar gjarperi!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Konsiderohet shqiptari më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu
  • 24 shtator 2026
  • Kush e kontrolloi kontrollin?
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?