Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ANKETA: Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të largohen sërish nga Shqipëria (shembulli bullgar)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > ANKETA: Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të largohen sërish nga Shqipëria (shembulli bullgar)
EkonomiLajmi i fundit

ANKETA: Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të largohen sërish nga Shqipëria (shembulli bullgar)

Published: December 2, 2025
Shpërndaje

Emigracioni dhe plakja e popullsisë janë nga plagët më të mëdha që po kalon shoqëria jonë dhe që kërkojnë një angazhim serioz për ta zbutur këtë fenomen.

Por anketat tregojnë se edhe ata që provojnë të kthehen nuk e gjejnë veten dhe duan të ikin sërish, pasi vështirësitë janë edhe më të mëdha se para largimit të parë.

Anketa e Bankës Qendrore të Austrisë në fund të vitit 2024 vuri në dukje se gjysma e atyre që ishin rikthyer në Shqipëri donin të largoheshin sërish. 30 për qind e tyre që morën pjesë në anketë kishin jetuar jashtë vendit më parë, por gjysma e tyre rreth 50% duan të largohen sërish, pasi po përjetojnë zhgënjim.

- Publicitet -

Shqipëria prej vitesh përballet me nivele të larta të emigrimit, por të rikthyerit lajmërojnë përkeqësim të fenomenit. Shumë prej tyre, pasi provojnë mundësinë për të rindërtuar jetën në vend, ndeshen me të njëjtat barriera që i detyruan të largohen radhën e parë.

Pagat e ulëta në njërën anë dhe në tjetrën rritja e kostove të jetesës, pasiguria institucionale dhe klima e dobët ekonomike për aftësitë që ata kanë fituar jashtë po ndikon në vendimet për riemigrim. Për shumë prej tyre, pritshmëritë e krijuara gjatë emigrimit nuk përputhen me realitetin e tregut vendas.

Sipas të dhënave të INSTAT dhe vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, mbi 40 për qind e popullsisë së vendit është në emigracion, një nga nivelet më të larta globalisht.

Madje studimet vlerësojnë se një pjesë e emigrantëve të rikthyer kontribuojnë në bilancin e largimeve dyfish, pasi jo vetëm ikin vetë, por motivojnë anëtarë të familjes të largohen bashkë me ta.

Ri-largimet e larta faktojnë se politikat e ri-integrimit kanë dështuar. Ndërkohë që remitancat vazhdojnë të injektojnë para në ekonomi, ato nuk po strukturohen në mënyrë që të sjellin zhvillim afatgjatë apo investime të qëndrueshme.

Në mungesë të një klime biznesi të besueshme dhe mbështetjes reale për punësim cilësor, ata që kthehen shihen si “turistë të përkohshëm” në vendin e tyre, të gatshëm të ikin sapo kuptojnë se realiteti nuk premton stabilitet.

Në Ballkan, Bullgaria është një shembull pozitiv. Në vitet 2010 emigronin gati të gjithë studentët e një gjenerate të mjekësisë, ndërsa sot vendi po grumbullon studentë nga vendet e tjera që studiojnë mjekësi në programet e gjuhës angleze, të cilët më pas zgjedhin të qëndrojnë në Bullgari.

Por në Shqipëri arsimi është lënë në hije dhe pa lidhje me tregun e punës dhe në vend që të bëhet shkak për zhvillimin është bërë shkak për largimin nga vendi.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Jordan Kolasi says:
    December 2, 2025 at 12:02 pm

    Kur të mbarojnë kapardisjet e shqiptarit në sy të botës së civilizuar, atëherë nuk do këndojmë ‘o sa mirë me qënë shqiptar o hej’!Bota deri tani argëtohet me injorancën tonë!

    Reply
  • Tahipi says:
    December 2, 2025 at 7:22 pm

    Ou,po si? Pas 12 vjet rilindje dhe prape duan te ikin? Jane dembele thote kumanari.

    Reply
  • Aty says:
    December 3, 2025 at 11:29 pm

    Jeta e Shqiperi eshte me e shtrenjte se jashte, niveli I sherbimeve mizerje, edukata e mirezjellja pertoke, pislleku e papasterti kudo, pluhuri ne maj ne vere e balene dimer dhe me e tmerrshmja sa uje e dritare panderprerje, femijet tane nuk e kuptoj e pse Ska uje e pse ikin dritta ne vere dhe fundit ndofta ne u mesuam me jeten jashte, eshte e vestire per ne qe jemi rritur aty e jo me per femijet tane. Nevijme per pushime por jo per te jetuar aty, pasi nuk na ploteshen kushtet minimale Te jeteses.
    uam

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?