Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Para pak ditësh, qeveria shqiptare organizoi një konferencë për luftën kundër korrupsionit. Me gjithë gjendjen alarmante të këtij fenomeni në Shqipëri, nuk kuptohet përse qeveria jonë bën shfaqje (show) të tilla dhe nuk forcon punën në luftë kundër njërit prej faktorëve kryesorë që po ua tëhuaj atdheun shqiptarëve.
Bariut i kërkohet të vrasë ujkun që po shqyen kopenë dhe jo të mbajë fjalime boshe ndërkohë që ujku gjendet ende në vathë.
Në atë konferencë merrte pjesë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, znj. Kim, e cila pohoi se “Ju jeni në një çast kritik të historisë tuaj. Duhet të vendosni praktikisht se në cilin drejtim do të shkoni: do të shkoni përpara apo mbrapa? Kush do ta zotërojë vendin tuaj? Do ta zotërojë krimi i organizuar, vetëm oligarkët, apo do të kenë edhe njerëzit e zakonshëm mundësinë për të fituar, për të zotëruar prona, për t’i zhvilluar pronat e për t’u pasuruar? Ju duhet të vendosni!”.
Nuk ka kurrfarë dyshimi se prapambetja jonë dhe shkalla e lartë e korrupsionit në Shqipëri është përgjegjësi kryesore jona, kryesisht e klasës politike që u vetëkrijua gjatë mbi tre dhjetëvjeçarëve.
Nga ana tjetër, megjithëse të huajt kanë rolin e “mësuesit” dhe, jo rrallë të tutorit, në mjaft raste edhe ata janë bashkëfajtorë në shumë mangësi dhe paligjshmëri që kanë ndodhur këtu. Heshtja e tyre dhe, nganjëherë, reagimi me vonesë kundrejt fenomeneve negative shqiptare dhe autorëve të tyre ka ndikuar negativisht në ecurinë e shoqërisë dhe të vendit.
Gjatë tridhjetë e dy viteve janë bërë dhe lejuar veprime, apo miratuar ligje të cilat kanë pasur dhe do të kenë efekte negative afatgjata për vendin dhe popullin shqiptar. Qysh nga miratimi i Ligjit 7501/1991 “Për Tokën”, lejimi i zaptimit të pronave dhe ndërtimeve pa leje dhe, pastaj, legalizimi i tyre etj. janë kryer nën hundët dhe heshtjen e “mësuesve” perëndimorë.
Në Shqipëri u krijua dhe përparoi modeli i “biznesmenit” hajdut e kriminel, i cili, kur u fuqizua, u bë mik për kokë me politikën e të gjithë krahëve. Në këtë mënyrë, u krijua oligarkia, ekzistencën e të cilës shtetarët tanë e mohojnë. Oligarkia u fuqizua dhe po fuqizohet me përkrahjen e sundimtarëve të radhës, ndërsa sundimtarët po pasurohen në bashkëpunim me ta dhe kundër interesave të popullit shqiptar.
Tani, zonja e nderuar Kim bën disa pyetje retorike dhe, megjithëse në thelb ka të drejtë, na thotë në fund se “Ju duhet të vendosni” në çfarë rruge do të ecim dhe kush do ta zotërojë vendin.
Gjithë çështja është: Cilët kupton znj. Kim me “Ju”? Korrupsionin nuk e dëshiron dhe nuk e bën shumica e shqiptarëve. Korrupsionin e bëjnë shumica e zyrtarëve shtetërorë, të djeshëm e të sotëm, nga maja e piramidës deri në bazë. Tani, këta zyrtarë shtetërorë na bëjnë konferenca kundër korrupsionit, në një kohë që ne i kemi votuar për të qeverisur me drejtësi dhe pa korrupsion dhe, rrjedhimisht, iu kemi dhënë në dorë të gjithë instrumentet ligjor për ta penguar dhe luftuar korrupsionin.
Deri tani vendin tonë, praktikisht, e kanë zotëruar dhe e zotërojnë, jo vetëm oligarkët por edhe njerëzit e krimit të organizuar.
Nëse shtetarët tanë miratojnë ligje apo vendime posaçërisht në shërbim të një apo disa kompanive oligarkike; iu japin tendera kompanive fantazmë që nuk kanë më shumë se 100 mijë euro kapital apo që janë krijuar disa muaj përpara “fitimit” të tenderit; nëse rrugët apo objektet e rëndësishme kombëtare ndërtohen me një kosto shumë më të lartë se shpenzimet reale të ndërtimit (siç ishte rasti i “Rrugës së Kombit” e të tjera sot); nëse qeveria ua grabit pronat qytetarëve nën maskën e “zhvillimit të zonave strategjike”, duke iu dhënë atyre jo çmimet e tregut, por çmimet që përcakton ajo vetë; nëse qeveria i jep vetes të drejtën të konsiderojë investime strategjike ndërtimet e qejfit dhe luksit (siç janë fshatrat turistikë), dhe nuk lejon që zotëruesit realë të tokës të hyjnë në marrëdhënie shit-blerjeje me ndërtuesit, por bëhet vetë ndërmjetëse duke ua grabitur tokën fukarenjve dhe dhuruar atë oligarkëve; nëse trafikantëve të drogës, të femrave apo të parave të buxhetit shtetëror vendor e qendror iu jepet leje apo lejohen të ndërtojnë objekte marramendëse dhe pastaj iu sekuestrohen vetëm kur “kapen” në flagrancë; nëse konfliktet gjyqësore midis oligarkëve dhe njerëzve të krimit të organizuar me qytetarët e zakonshëm i fitojnë gjithmonë të parët, atëherë këtu nuk ka as dyshime se kush e zotëron vendin e pronën dhe as lind nevoja për të pyetur.
Njerëzit e zakonshëm kanë vetëm të drejtën të zgjedhin se cili do të bëhet sundimtari i tyre i radhës dhe ortaku i radhës me oligarkët.
Në kushtet kur shqiptarët, më shumë se asgjë tjetër kanë nevojë për drejtësi, janë të papranueshme iniciativa dhe përpjekjet e qeverisë dhe institucioneve të sistemit juridik për të krijuar një hartë të re gjyqësore.
Duke e ditur që (siç tregojnë edhe sondazhet e fundit) Reforma në Drejtësi, gjashtë vjet pas fillimit të saj, është shumë larg pritshmërive të popullit, dhe duke e ditur shumë mirë se gjykatat shqiptare janë të mbingarkuara me çështje penale e civile dhe kanë mungesa alarmante personeli gjykues, të vendosësh shkurtimin drastik të numrit të gjykatave do të thotë të jesh i papërgjegjshëm. Të injorosh tërësisht situatën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, si dhe infrastrukturën e vendit tonë dhe të marrësh si bazë studimi vende të tilla si Suedia apo Danimarka, kjo do të thotë të jesh “lolo”.
Janë jashtë çdo logjike dhe realiteti shqiptar pohimet e Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami se shkurtimi i gjykatave, sidomos atyre të Apelit, imponohet nga fakti se disa prej tyre nuk kanë numrin minimal 7 të gjyqtarëve, siç e parashikon ligji. Mungesa e numrit të gjyqtarëve imponon plotësimin e vendeve vakant dhe jo asgjësimin e të gjithë organikës dhe, rrjedhimisht, edhe vendndodhjeve të gjykatave. Vetëm nëse ngarkesat e gjyqtarëve do të ishin shumë më poshtë se normalja, atëherë do të lindte nevoja e shkrirjes dhe bashkimit të disa gjykatave.
Edhe pohimi tjetër i saj se duke shkurtuar numrin e gjykatave do të rritet efikasiteti i punës së tyre është i gabuar.
Duke i larguar gjykatat nga vendbanimet e qytetarëve, madje duke e centralizuar gjykimin e Apelit në kryeqytet, shteti shqiptar po ndërmerr një veprim antipopullor. Dhe, e keqja më e madhe nuk është se qeveria do të paguaj, dhe meriton të paguaj haraç për këtë veprim, por fakti se edhe opozita që tani kundërshton për interesat e saj elektorale, por duhet pranuar se ka të drejtë, nesër nuk do ta ndryshojë strukturën e propozuar sot.
Shkurtimet drastike të selive të gjykatave do t’i detyrojnë shtetasit shqiptarë, qofshin paditës, të dëmtuar, viktima apo ligjshkelës të akuzuar, të shpenzojnë më shumë kohë dhe para në kërkim të të drejtave të tyre. Është e paimagjinueshme që shqiptari nga Valbona e Tropojës, Malësia e Madhe apo Skrapari e Saranda të udhëtojë drejt Tiranës sa herë njoftohet për gjyqe në Gjykatën e Apelit, një pjesë e madhe e të cilëve anulohen me dhe pa arsye ligjore, siç po ndodh sot.
Edhe nëse qytetari nuk paraqitet vetë në gjykatë por përfaqësohet me avokat, shpenzimet financiare për mbulimin e punës së avokatit do të rriten disa herë. Një avokati që detyrohet të shkojë nga qytetet periferike në Tiranë për një gjyq në Apel, praktikisht i hiqet mundësia që ka pasur deri sot që në atë ditë të mbrojë klientët e tjerë në një gjyq tjetër.
Nëse shteti shqiptar ka nevojë të kursejë para, ky nuk është mjeti i duhur. Le të luftojë korrupsionin në dogana, tatime apo tendera dhe është e sigurt se do të kursejë qindra herë më shumë.
Duke shkurtuar numrin e gjykatave dhe larguar ato nga vendbanimi i qytetarëve dhe avokatëve është e sigurt se dhënia e drejtësisë do të vonohet. Një jurist kokorosh, që nuk vlen asnjë grosh, tha në TV se është e rëndësishme të jepet drejtësi dhe nuk ka rëndësi kohëzgjatja e gjyqeve. Ky pohim është krejtësisht i pavërtetë dhe shpreh papërgjegjshmëri të pafalshme.
Në botën perëndimore ka zënë vend parimi se “Një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar” dhe, jo më kot, në nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut thuhet se “Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme….”
Ky parim është i sanksionuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë edhe në ligjin procedural. Po ku pyet për kushtetutë e ligji juristi ynë kokorosh e mendjelehtë!
Siç dihet mirëfilli, ligji dhe zbatimi i tij kanë jo vetëm qëllime ndëshkimi, por edhe parandalimi. Nëse rastet e krimeve të vrasjes, plagosjes së rëndë, grabitjes, përdhunimit etj. nuk hetohen dhe gjykohen brenda një afati të arsyeshëm ato shpesh, sidomos në Shqipëri, bëhen shkak për krime të tjera.
Zvarritjet pa fund të proceseve hetimore e gjyqësore, edhe nëse në përfundim jepen vendime të drejta, krijojnë psikozën e mosndëshkimit dhe, rrjedhimisht, nxisin persona të tjerë me prirje të njëjta për të kryer krime.
Sikur çështja penale me njëzet të akuzuar, në krye të të cilëve ndodhet ish-kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frroku të mos ishte zgjatur tash pesë vjet, por të ishin ndëshkuar fajtorët e tjetërsimit të pronave, grupe të tjerë kriminalë në atë zonë apo në Sarandë nuk do të kishin guxuar të kryenin të njëjtin krim.
Po kështu, pronarët e vërtetë do të kishin marrë dhe gëzuar pronat e tyre dhe kështu znj. Yuri Kim s’do të kishte nevojë sot të pyeste “a do të kenë njerëzit e zakonshëm mundësinë për të zotëruar prona, për t’i zhvilluar pronat e për t’u pasuruar?”.
Tek ne ka ndodhur e kundërta: Krimi i organizuar i ka futur në dorë pronat brenda pak ditëve apo muajve ndërsa pronarët realë janë sjellë dhe sillen nëpër zyrat shtetërore dhe nëpër gjykata me dekada të tëra për të marrë pronat e tyre. Kështu, edhe çështja e sipërpërmendur penale zvarritet prej pesë vitesh dhe sot ndodhet në Gjykatën e Apelit Shkodër, ku pesë nga gjashtë seancat e fundit gjyqësore janë anuluar për shkaqe absurde, kryesisht të mungesës së gjyqtarëve apo prokurorit pasi janë thirrur nëpër seminare e konferenca në Tiranë (?!).
Mungesat alarmante të gjyqtarëve në gjykatat shqiptare janë edhe tregues i një pune jo të planifikuar mirë të institucioneve të Vetingut shqiptar, pasi nuk është menduar drejt problemi i zëvendësimit të të larguarve. Mirëpo, fatkeqësisht, nuk është vetëm ana sasiore që lë për të dëshiruar, por edhe ana cilësore e punës së Vetingut.
Një institucion aq i rëndësishëm dhe shpresëdhënës si SPAK, pavarësisht disa punëve të mira që ka bërë, është larg pritshmërive dhe etikës së punës. Një shtetas shqiptar nga Lezha, i cili ka kallëzuar para tre vitesh penalisht zyrat shtetërore dhe “krimin e organizuar” për tjetërsim pronash, i ka drejtuar dy letra zyrtarisht dhe një tjetër nëpërmjet shtypit kryetarit të atij institucioni, z. Arben Kraja. Thjesht ai kërkon të informohet për ecurinë e hetimeve, por përgjigje nuk merr.
Çfarë drejtësie mund të presë ky qytetar, dhe të tjerë si ai, nga SPAK kur ky institucion as që denjon të zbatojë ligjin procedural penal, i cili e detyron të njoftojë kallëzuesin apo palën e dëmtuar për ecurinë e hetimit, si dhe për kohën dhe motivet e zgjatjes së hetimeve. Një institucion i tillë, i mumifikuar brenda një bunkeri, nuk është ai që prisnin dhe që iu nevojitet shqiptarëve.
Për aq kohë sa institucionet e drejtësisë, të vjetra apo të reja, do të sillen si në dy rastet e lartpërmendura, e shumë të tjera si ato, është e sigurt se drejtimi nga do të shkojmë ne do të jetë: mbrapa, dhe Shqipërinë do ta zotërojnë oligarkët dhe krimi i organizuar.
Prandaj zotërinj qeveritarë dhe drejtues të institucioneve të pushtetit juridik, hiqni dorë nga konferencat fjalëshumë e punëpakta dhe, njëkohësisht, tërhiquni nga projekti i “hartës së re gjyqësore”, pasi është pa pikë dyshimi në kundërshtim me interesat e popullit dhe, veçanërisht, me interesat e pjesës më të cenuar nga paligjshmëritë e pushteteve dhe bota e krimit.
Nuk di sa është propabiliteti i gjyqtarëve të larguar nga vetingu me ata që i kanë zëvendësuar këta. Nëse këtu ka ngecur, gjithshka, pra vetngu largon dhe askush nuk i zëvendëson ata atëhere mund të themi se sistemi i drejtësisë është futur në kolaps të plotë.
Shkrimi më se i drejtë dhe mbart shqetësim të madh. Urime Viktor.
Z.Amasadore Kim! E ndertuat SPAK tani vereni ne pune! Ne presim nga ju dhe jo nga dikush tjeter!
Z. Viktor, nuk mund te pajtohem me Ju ne paragrafin 9 rreshti 1 dhe 2…..korrupsioni ne Shqiperi behet nga personi me i thjeshte kur shkon tek Doktori,nepunesi qeveritar etj,etj……….krejt jeta aty eshte korrupsion.Vini gishtin mbi plage dhe mos shkoni verdalle si pordha ne breke.
Ne fakt SPAK eshte larg se qeni cfare iu premtua shqiptareve dhe cfare presin ata. A. Kraja eshte i mire per prokuror i thjeshte por nuk vlen agje si drejtues dhe per kete arsye SPAK duket si nje institucion pa koke dhe krejtesisht i pabesueshem per qytetaret. Korrupsioni i dikurshem dhe ai i sotem duken shehshit dhe ata qe bejne sikur nuk e shohin, ose jane te verber, ose jane te pandershem.
E nderuar znj. KIM.
Shipetaret…sidomos brezat e ardhshem do tju jene juve dhe ShBA se…mirenjohje pafund ne breza.
Vetem ju lutem mos harroni se e keqja me e madhe e ketij vendi jane korrupsioni I larte shteteror…jane krimi I organizuar si dhe sistemi I drejtesise I cili eshte shkrure nene trup tevetem me bandat dhe krimin e organizuar ne Shqiperi. Sot ende neper korridoret e prokurorive dhe gjykatave enden dhe drejtojne process pothyaj te gjithe jane te kapur nga krimi dhe korrupsioni…
SOT NE SHQIPERI NUK KA DREJTESI.
SOT NE SHQIOERI NE GJYKATA DHE PROKURORI UDHEHEQ KRIMI I ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONI.
ATA JANE ENDE ATY.
Keni thene realitetin dhe respekte z Viktor . Perendimi sidomos Amerika keto 30 vite vertete ka bere sehir , ka bere shume gabime qe edhe do i kushtojne negativisht qetesise , po ashtu do influencoje negativisht stabilitetit ne Ballkanin perendimor . Keshtu si ka perfunduar ceshtja e prones , qe eshte me kryesorja mos harojme , dhe mos nderhyrja e perendimit , perendimi bashke me politiken e ketyre 30 viteve, po e rrjeshtojne Shqiperine nga lindja komuniste ,e kjo do i rendoje zhvillimit , stabilitetit ne ballkanin perendimor , ku interesa kane vetem Serbi e Rusi . Shqiperia po boshatiset dita dites ,dhe ne nje kohe te shkurter do ngelin ne Shqiperi vetem hjdutet e trojeve qe kane ndertuar rezorte e hotele ne te gjithe shqiperine ,male turistike e ne bregdet dhe rrezik vine te punojne per keto hotele te mafjes edhe Ruse , mos ju duket shaka fare . Kete shkrim duhet ta lexoje z e nderuar Amb KIM. Bile do i thoja DASH ,se eshte shume e vonuar duhet te nderhyje sa me shpejt sidomos ceshtjen e pronave , ti vihet kusht mafjes neokomuniste Shqiptare , dhe ku fatkeqesisht si Rama ,si Meta e Berisha , jane te tre njelloj me mentalitetin anti prone ,dhe keta tre politikane mos shpresoni ,keshtu do veprojne si deri me sot edhe ne te ardhmen ,duke shkelur diten me diell kushtetuten brutalisht nenin 41 &181 posacerisht per pronat .Shprese per te lindur forca te reja ,qe ka me shumice ,por me keqeardhje keta tre mafjoze te Ramiz Alise , nuk i lene te ngrejne koke fare , i shtypin qe ne djep. Duhet vene dore urgjent Z KIM nga ju perendimoret , , bile jeni te vonuar dhe mos e merni me frike ti ferkoni keta te korruptuar , jane lepra , dhe jane te dhjere mender deri ne fyt me mu..t qelbin dynjane nga vjedhjet qe kane bere , si pronarit privat por edhe trojet shteterore , ku kane shkuar per te ndertuar hotele ,e rezorte e vila , duke vjedhur e prishur edhe marinen luftarake detare nga jugu ne veri me fallcitete e me menyra me ordinere te mundeshme .
Sinqerisht i nderuar z Viktor keni vene piken mbi i me kete shkrim ,respekt e faleminderit personalisht nga une .Kurse per z KIM ,e DASH te jete kembane alarmi ky shkrim i z Viktor dhe repekt per gazeten DITA. :
Cfar vaji ka Kimi kur nje pjese e popullsise me syze partiake shkaterroin vendin dhe qeveria bashke ne presenter tjeter bejne sehir ode perkrahje ne Facebook
Shqipëria është vënë në rrukullimë dhe pas gati dy brezasb të lindur e të rritur në rrukullimë, del strumbullari i rrukullisjes duke premtuar prapsimin nëpërmjet zbatimit të provrrbit se “do të vējē majat nga vuri thëmbra” për të mbrotur aty ku ishte që ta rifillojē mbarë udhën e mbrapshë në të cilën ecën dy breza; domethënë “kërkon të bëhet prap nuse se paska mësuar si të nusërojë”.
Amerika, me shumë vonesë, po na ngjallë shpresën proverbiale “Më Mirë Vonë se Kurrë” do të na mësojë si funksionon shteti që është futur në rrukullimë. Le të shpresojmë se nuk jemi “Pas të Vjelave”,
Aspak. Ky është koment i posaçëm për shkrimin e Viktor Malajt; nuk ka fare ngjasim me ndonjë koment timin të më parshëm.
Shqipëria është vënë në rrukullimë dhe pas gati dy brezasb të lindur e të rritur në rrukullimë, del strumbullari i rrukullisjes duke premtuar prapsimin nëpërmjet zbatimit të provrrbit se “do të vējē majat nga vuri thëmbra” për të mbrotur aty ku ishte që ta rifillojē mbarë udhën e mbrapshë në të cilën ecën dy breza; domethënë “kërkon të bëhet prap nuse se paska mësuar si të nusërojë”.
Amerika, me shumë vonesë, po na ngjallë shpresën proverbiale “Më Mirë Vonë se Kurrë” do të na mësojë si funksionon shteti që është futur në rrukullimë. Le të shpresojmë se nuk jemi “Pas të Vjelave”,
E morr Viktor,keto shkrimet me porosi nga kasta e vjeter te dallohen menjehere.po ske cbon ene ti.