Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Anulohet zyrtarisht projekti i dhëndrit të Trump në Beograd, nuk do ketë arbitrazh për Serbinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Anulohet zyrtarisht projekti i dhëndrit të Trump në Beograd, nuk do ketë arbitrazh për Serbinë
Lajmi i funditRajon

Anulohet zyrtarisht projekti i dhëndrit të Trump në Beograd, nuk do ketë arbitrazh për Serbinë

Published: November 16, 2026
Shpërndaje

Marrëveshja e ish-qeverisë Vuçiç në Beograd, që parashikonte shndërrimin e ndërtesave të bombarduara nga NATO në Beograd në një kompleks luksoz me hotel, kazino dhe apartamente, ka marrë fund zyrtarisht dhe pa arbitrazh për Serbinë.

Projekti ishte i kompanisë së Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, dhe kishte shkaktuar protesta e polemika të forta në Serbi, jo vetëm për lidhjet politike të investitorit, por edhe për faktin se ndërtesat e ish-Shtabit të Përgjithshëm konsiderohen pjesë e trashëgimisë historike të vendit.

Sipas një raportimi të gazetës serbe “Vreme”, të datës 14 nëntor 2026, Serbia ka ndërprerë zyrtarisht kontratën me kompaninë Atlantic Incubation Partners LLC. Një burim pranë qeverisë serbe i ka konfirmuar gazetës se të dyja palët kanë hequr dorë nga çdo pretendim i mundshëm financiar ndaj njëra-tjetrës.

- Publicitet -

Kjo do të thotë se Serbia nuk rrezikon më të përballet me arbitrazh ndërkombëtar apo të paguajë penalitete që, sipas kushteve të marrëveshjes të raportuara më parë, mund të arrinin deri në 50 milionë euro.

Pjesë nga shkrimi:

Marrëveshja me dhëndrin e Trump për Shtabin e Përgjithshëm në Beograd merr fund, Serbia shpëton nga penaliteti 50 milionë euro

Një nga projektet më të debatueshme të qeverisë serbe, që parashikonte kthimin e godinave të bombarduara nga NATO në vitin 1999 në një kompleks luksoz me hotel, kazino dhe apartamente, ka marrë fund. Marrëveshja me kompaninë e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, kishte shkaktuar protesta në Beograd, dyshime për favore politike dhe një proces gjyqësor ndaj zyrtarëve të lartë serbë.

Serbia dhe kompania Atlantic Incubation Partners LLC kanë rënë dakord të ndërpresin marrëveshjen për ish-Shtabin e Përgjithshëm, duke hequr dorë nga pretendimet financiare reciproke.

Kjo e shmang, rrezikun që shteti serb të përballet me arbitrazh ndërkombëtar dhe me një kërkesë dëmshpërblimi që mund të arrinte deri në 50 milionë euro.

Marrëveshja ishte nënshkruar në maj 2024 nga ministri i atëhershëm i Ndërtimit, Goran Vesić. Sipas dokumenteve të zbuluara nga portali serb “Radar”, qeveria ishte angazhuar t’i hiqte kompleksit statusin e monumentit kulturor, të shembte ndërtesat me shpenzimet e shtetit dhe t’ia jepte investitorit tokën pa pagesë për 99 vjet.

Në nëntor 2024, qeveria serbe ia hoqi kompleksit statusin e mbrojtjes kulturore, pavarësisht kundërshtimeve të institucioneve përgjegjëse për monumentet. Më pas, Prokuroria për Krimin e Organizuar nisi hetimet mbi dyshimet se dokumentacioni që kishte mundësuar vendimin ishte falsifikuar.

Për këtë çështje janë akuzuar ministri i Kulturës, Nikola Selaković, sekretarja e ministrisë, Slavica Jelača, dhe dy drejtues të instituteve të mbrojtjes së monumenteve. Të akuzuarit kanë mohuar shkeljet.

Pas raportimit të “Vreme”, Ministria serbe e Ndërtimit konfirmoi se qeveria kishte miratuar që në gusht ndërprerjen e marrëveshjes, ndërsa formalizimi i saj pritej të përfundonte gjatë javës në vijim.

Kështu, projekti luksoz i dhëndrit të Trump në zemër të Beogradit mbyllet pa penalitetet financiare të parashikuara për Serbinë, por me një proces gjyqësor që vazhdon të rëndojë mbi zyrtarët që i hapën rrugën realizimit të tij.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kreu i SPAK dhe dy prokurorët e Ballukut njoftojnë akuzat zyrtare, thonë se Kuvendi dhe Gjykata e Lartë e hoqën mundësinë e arrestimit
  • Anulohet zyrtarisht projekti i dhëndrit të Trump në Beograd, nuk do ketë arbitrazh për Serbinë
  • Rama: Nëse nuk do ishte Donald Trump, askush nuk do fliste për “Flamingot”
  • Rama nga Brukseli: Më mirë i martuar se sa beqar, unë e kam provuar disa herë
  • Dhjetë të vërteta në sy kryeministrit

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  2. anti25642654censurë on Diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. ANA on VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  4. Nje mik qe te do te miren on Peshku në det, tigani në zjarr
  5. henry1996 on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?