Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aparaturat e reja në Pediatrinë e QSUT-së, rritet cilësia e ekzaminimeve për pacientët e vegjël
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aparaturat e reja në Pediatrinë e QSUT-së, rritet cilësia e ekzaminimeve për pacientët e vegjël
AktualitetShoqëri

Aparaturat e reja në Pediatrinë e QSUT-së, rritet cilësia e ekzaminimeve për pacientët e vegjël

Published: April 12, 2023
Shpërndaje

 

Fuqizohet me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë flota e imazherisë në Spitalin Pediatrik të QSUT-së.

Nga skaneri, grafia digjitale dhe eko, flota e imazherisë në këtë spital do të ofrojë shërbime më cilësore për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive tek fëmijët.

- Publicitet -

Teksa ka parë nga afër këtë investim të bërë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se falë këtyre aparaturave bio-mjekësore do të rritet cilësia e shërbimit për pacientët e vegjël.

“Është një prej investimeve që i bashkohet tashmë të gjithë investimeve të Spitalit Pediatrik, për të forcuar një prej shërbimeve më të rëndësishme, që është shërbimi i imazherisë në këtë spital. Me këtë skaner të ri, që i shtohet flotës së pajisjeve bio-mjekësore të Spitalit Pediatrik, ne do të kemi mundësi që të ofrojmë një shërbim më të shpejtë, më cilësor për pacientët e vegjël që marrin shërbim dhe kujdes shëndetësor në këtë spital”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Duke e konsideruar një investim që mjekët të ofrojnë shërbim në vendin e tyre, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli për planin 2-vjeçar të rritjes së pagave në sistemin shëndetësor publik.

“Duke filluar nga muaji që vjen, ju do të keni mundësi si mjekë specialistë të gëzoni rritjen e pagave, ku paga e mjekëve specialistë rritet me 500 dollarë në muaj, ndërkohë që do të kemi rritjen e pagave edhe për specializantët tanë, të cilët do të paguhen me 80% të pagës së mjekëve specialistë, një pagë e rritur dhe për specializantët ku paga do të shkojë 1000 euro në muaj që është një investim i shtetit për ta, një investim i shqiptarëve për të përgatitur mjekë specialist, në mënyrë që ata pas përfundimit të specializimit të tyre, të mundet të ushtrojë profesionin e tyre për tre vite aty ku nevojë vendi. Edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të ketë rritje 7 për qind për këtë vit dhe duke vijuar me planin tonë për 2024, do të kemi dhe një rritje të targetuar për mjekët e familjes dhe infermierët”, tha më tej ministrja Manatsirliu.

Flota e imazherisë në Spitali Pediatrik në QSUT është pajisur me skaner, grafi dhe echo, aparatura të teknologjisë bashkëkohore. Teksa kanë vlerësuar këtë investim, mjekët janë shprehur se aparaturat e reja do të rrisin cilësinë në përcaktimin e diagnozës. Sipas mjekëve, aparaturat kanë një rrezatim më të vogël për fëmijët, për më shumë cilësi dhe siguri për shëndetin e pacientëve të vegjël.

Ky investim në Spitalin Pediatrik vjen pas investimit madhor të ndërtimit të spitalit të ri të Urgjencës, Terapisë Intensive dhe Kirurgjisë Infantile, i cili po pasohet nga faza e dytë e investimit transformues në korpusin pediatrik, që është rehabilitimi i plotë i Pediatrisë së Specialiteteve.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë
  • “Mezi qeveris vendin tënd, por i jep leksione botës”, Rama kritikohet ashpër në rrjetin X
  • Lista Studentore mundi Vuçiçin në zgjedhje, mesazhi i Veliaj: Protestat nuk janë ‘fundi i botës’
  • U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës nis hetim për rastin e 28-vjeçarit
  • EMRAT: Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Komentet e Fundit

  1. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  2. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
  4. Kazon lapsash 🤣 on 26 tetor 2026
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Lula fiton kundër aleatit të Trump, Brazili qëndron majtas në një Amerikë Latine të kthyer djathtas

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?