“Dua të iki në shtëpi se jam djalë i vetëm dhe dua të marr ilaçet për mjekim”, ka deklaruar para togave të zeza Gert Shehu, i cili goditi me grusht Sali Berishën më 6 dhjetor, gjatë protestës së opozitës tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit.
I riu doli sot para togave të zeza, pasi avokatët e tij kërkuan që ai të shtrohej përkohësisht në një spital psikiatrik ose të lihej në arrest shtëpie, por Apeli vendosi ta mbyllte në qeli.
Apeli la në fuqi vendimin e dhënë nga gjykata e Tiranës duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e Gert Shehut i akuzuar për veprën penale “Goditje per shkak te detyres”.
Vendimi:
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim G.SH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Goditje per shkak te detyres”, parashikuar nga neni 237/2 i Kodit Penal.
Fakt që lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, rreth orës 12:25, në momentet kur disa parti opozitare, po organizoheshin për zhvillimin e një tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë kohës që nga selia e subjektit politik “Partia Demokratike”, ka dalë zoti Sali Berisha, deputet i kuvendit të Republikës së Shqipërisë së bashku me simpatizantë dhe mbështetës së kësaj force politike dhe kanë filluar lëvizjen përgjatë bulevardit “Zhan D’Ark”, në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, (ish-hotel Dajti), një person i identifikuar me pas si G.Sh., është futur nëpërmjet grupit të kameramanëve dhe fotoreporterëve që po filmonin marshimin dhe ka qëlluar pa paralajmërim me grusht në fytyrë z. Berisha.
Me vendimin nr. 2508 Akti, datë 09.12.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
– Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim G.SH.
– Caktimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga Neni 238 i Kodit Procedurës Penale personal ndaj personit nen hetim G.SH.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim G.SH., i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” ose shtrimin e përkohshëm në një spital psikiatrik.
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro, me vendimin datë 28.12.2022 vendosi:
– Miratimin e Vendimit Nr.2508 akti, date 09.12.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tiranë.
j.l./ dita

Ne antishtetin kalifat i Bathores nuk gjykohesh ne emer te popullit as ‘perendise’ po ne emer te kalifit serb SAQLISE,Qiresit te dhise,ish eQIm i Kapo Hisnise,gjysh i bytheQIrit andush djal i sigurims Medise…
Orti i ‘Apelit’
‘Drejtesi’-ORGJI
Pse e le ne burg
Gertin ‘diteZI’?
Poqe se Gerti sHEHU
perben RREZIKSHMËRI
Nemos arrest shtepie
Pse jo ne PSIKIATRI!?
Pse pikerisht Gerti pafajshem
Pa u gjykuar lihet ne QELI
Kur tere kreret e krimit jashte
nga EDvini tek Likja e serbi S A L I !
Gjithçka eshte mbrapsht me popullin tone!
Sali serbi duhet ne burg me gjithe pjellen e tij, ndersa Gert Shehu i lire.