Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Apeli i GJKKO pranon kërkesën e SPAK, ish-deputetit Alqi Bllako i jepet tjetër masë “arrest me burg”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Apeli i GJKKO pranon kërkesën e SPAK, ish-deputetit Alqi Bllako i jepet tjetër masë “arrest me burg”
KronikeKryesore

Apeli i GJKKO pranon kërkesën e SPAK, ish-deputetit Alqi Bllako i jepet tjetër masë “arrest me burg”

Published: November 24, 2022
Shpërndaje

Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar ditën e sotme kërkesën e bërë nga prokurorët e Strukturës së Posaçme (SPAK) për të caktuar një masë të dytë “arresti me burg” për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

SPAK kërkoi një masë të dytë arresti për Bllakon pasi ndaj tij u shtuan akuzat për inceneratorin e Elbasanit.

Tashmë ish-deputeti i PS Alqi Bllako përveç akuzës së shpërdorimit të detyrës po përballet dhe me akuzën e korrupsionit pas fakteve të reja të grumbullura nga SPAK.

- Publicitet -

Kanë qenë provat e gjetura në kompjuterin e Bllakos ato që kanë bërë që SPAK të rëndojë akuzat ndaj tij.

Në emailet e gjetura SPAK shprehet se ka prova për korrupsion.

Njoftimi i GJKKO

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:  Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. Alqi Bllako të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 4:07 pm

    Ne burg jane vetem cironkat sepse peshqit e medhenj jane ne det hapur dhe nuk rrjete qe i kap dot ato.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  • “Na rrahën me shkopinj e shkelma”, dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit
  • “S’të bën burrë ajo rrobë që ke veshur, edepsëz. Nuk llogarisni as jetë fëmijësh”, gruaja u kthehet policëve në rrugë – VIDEO

Komentet e Fundit

  1. shqiptar on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. ¿? on ​”Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912″
  3. demo on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  4. Shqiptar on Ky djalë ju mundi
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?