Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar hetimin e Sali Berishës nga institucionet shqiptare. Deklaratën e bëri përfaqësuesi i SHBA, Gabriel Escobar në intervistë për VOA-n teksa tha se vendimi për kreun e Partisë Demokratike u mor pasi u gjet korrupsion.
“Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik. Ishte një vendim që ne e morrëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri ta shqyrtojnë këtë.”- tha zyrtari amerikan.
Zëri i Amerikës: Zoti Escobar, cilat janë çështjet kryesore që do të diskutohen në dialogun e sotëm strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Do të thoja gjithshka që ka të bëjë me marrëdhëniet dypalëshe. Ky është takimi më i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në historinë moderne. Ne do të kemi përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtes, ai i Tregëtisë, Korporata Financiare për Zhvillimin Ndërkombëtar, si dhe agjenci të tjera qeveritare për të gjetur rrugë për të thelluar bashkëpunimin strategjik. Në vitet e fundit Shqipëria është bërë një partner shumë i besueshëm për Shtetet e Bashkuara. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe atë në Evropë. Tani që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendi është bërë një faktor stabiliteti global. Pra është e rëndësishme që të vazhdojmë të bashkërendojmë qëndrimet tona.
Zëri i Amerikës: Një nga sektorët në të cilët Shtetet e Bashkuara kanë qënë shumë të angazhuara në Shqipëri, është ai i energjitikës. Cilat janë pritshmëritë për këtë sektor?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shqipëria po kthehet në një qëndër të rëndësishme energjitike. Tani që Evropa po ndeshet me sfida në sektorin energjitik, ne duam të gjejmë rrugë bashkëpunimi me Shqipërinë për të ndihmuar në zbutjen e këtyre problemeve. Kemi bindjen se mund të gjejmë forma dhe rrugë ku Amerika mund të ndihmojë për të investuar në infrastrukturën energjitike në Shqipëri për të realizuar këtë synim.
Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara e mbështetën Shqipërinë pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj infrastrukturës së saj dhe ofruan ta ndihmojë atë. Për çfarë ndihme konkrete bëhet fjalë?
Gab Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Kjo do të jetë pjesë e diskutimeve të sotme dhe shpresoj, që deri në fund të ditës, të kemi një marrëveshje për llojin e ndihmës që do japim; unë pres që ndihma të jetë si teknike edhe financiare, për të mbështetur sektorin e sigurisë kibernetike në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Ju thatë që takimi i sotëm do të përfshijë një gamë të gjerë çështjesh. Siç e dimë Shqipëria është një vend i pllakosur nga korrupsioni dhe kohët e fundit qeveria ka bërë të ditur një nismë për një amnisti të gjerë fiskale, deri në 2 milionë dollarë. Ka patur shqetësime nga FMN-ja, Banka Botërore, apo Bashkimi Evropian, se kjo mund të përdoret për pastrim parash. A ndajnë edhe Shtetet e Bashkuara të njejtat shqetësime?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Po edhe ne kemi disa shqetësime. I kemi diskutuar ato me qeverinë e Shqipërisë. Do t’i bëja thirrje qeverisë së Shqipërisë t’i dëgjojë këto zëra dhe ta përshtasë qasjen ndaj amnistisë fiskale që të jetë në përputhje me standartet globale dhe me kërkesat e BE-së.
Zëri i Amerikës: A keni ndonjë qëndrim më të qartë, nëse kjo nismë duhet zbatuar, apo braktisur?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nuk dua të hyj në thelbin e diskutimeve që do të kemi me zyrtarët shqiptarë sot, por do të kemi një dialog të hapur se cilat do të ishin pasojat.
Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ka patur kundërshtime dhe kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, si arkitektë të reformës në drejtësi, veçanërisht nga opozita, duke i kritikuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Por kohët e fundit kemi parë edhe një element të ri, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një fjalim të ditëve të fundit tha, ndonëse nuk e përmendi me emër, por kuptohej, që e kishte fjalën për ambasadoren amerikane, ku u shpreh se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”. Cili është reagimi juaj?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ajo që bën ambasadorja jonë atje është shumë përfituese për Shqipërinë. Ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe. Gjithçka që ajo bën, është në bashkëpunim shumë të ngushtë me Departamentin e Shtetit. Këto nuk janë qëndrime individuale, janë qëndrime institucionale. Dhe duhet të theksoj se çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqipërinë, pra është e rëndësishme që të bashkëpunojmë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve.
Zëri i Amerikës: Dua t’ju pyes edhe për statusin e demokracisë në Shqipëri. Opozita, është në një gjendje të çorganizuar që pas shpalljes non-grata të ish Presidentit Sali Berisha. Vendimi e rigjallëroi atë, ai drejton sot partinë, ose të paktën shumicën e partisë. Mund të argumentohet se vendimi ndaj tij, në një farë mënyre pati efektin e kundërt, veçanërisht po të kihet parasysh se nuk u shoqërua me ngritje akuzash nga organet e drejtësisë. Si e ndihmojnë vendime të tilla betejën kundër korrupsionit në Shqipëri?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik. Ishte një vendim që ne e morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri ta shqyrtojnë këtë. Por dua të them, se ne ende kemi partnerë të mirë në Partinë Demokratike, ne duam që Partia Demokratike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri. Unë do t’u bëja thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të mendojnë për imazhin që përcjellin, nëse do të kishin në krye njerëz, që janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion.
Zëri i Amerikës: Dëshironi të shtoni diçka tjetër për Shqipërinë.
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Doja të falenderoja qeverinë e Shqipërisë për partneritetin dhe popullin e Shqipërisë për miqësinë e tyre. Takimi i sotëm një ditor është një simbol jo vetëm i bashkëpunimit mes qeverive, por edhe i miqësisë së thellë mes popullit amerikan dhe popullit shqiptar.
Në Departamentin e Shtetit është duke u zhvilluar në këto momente dialogu strategjik midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë Shqiptare.
Në takimin mes dy qeverive marrin pjesë përfaqësues nga një sërë institucionesh qeveritare. Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, që mbulon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, bisedoi pak para fillimit të takimit me Zërin e Amerikës, mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe gjendjen e demokracisë në Shqipëri.
o.j/dita

Po ku ka kellqe Rama te hetoje,te gjykoje,te arrestoje Sali Berishen?
-O baaa,kapa nje hajdut!
-Sille ktu!
-Nuk vjen,
-Lshoje!
-S`me leshon!
Rrethi po ngushtohet z.Rama.Ato hallkat e policise dhe gjykatave qe kujton se i ke ne dore pas zvendesimeve mafioze jane duke te dale jashte kontrollit tend personal.Amerika nuk te ka besuar dhe nuk te beson ty.Ti je nje qen qe kafshon te zotin,ashtu si bere me Erdoganin qe ia fute akuzen per mbylljen e shkolles turke,ashtu si akuzove italianet per kontrabande vaksinash,ashtu qe po shet Saliun qe ka mare para nga rusi etj…pa fund,qe jane te regjistruara ne dixhitalin amerikan,serb,grek,turk,italian ,egjyptian,e plot e plot.Te pakten degjo z.Kim:Ke bere para me thase ,zhduku ,c’fare pret.Dubai eshte vend ideal se nuk te ndjek interpoli.
Z.Rama nuk ke zgjidhje tjeter :Sali Berishen dorezoja drejtesise.Eshte urdher i Amerikes qe do ta besh pa diskutim.Erdhi momenti i duhur .U poqen kushtet.
KETE MIKUN SE KUPTOJ
FLET ME GJUHE DRURI
MBAHEN SE NA QAJNE HALLIN
NA KA GJET KUSURI
PO NA PI GJAKUN GREEN CARDI
U ZBRAZ SHQIPERIA
VEC ZAGARET EDHE PLEQTE
MBETEN NDER SHTEPIA
NE HESFEL NDIHMA E TYRE
NE ZENDAN MILETI
QEVERIA TUND ZINXHIRIN
BOSH KULETA MBETI
KUR TE VJEN THIKA NE FYT
NUK KA RENDESI
NESE KOCKAT TI PERLAN
UJK I BARDHE APO I ZI
Drejtesia vonon por nuk harron. Laku ne “fytin” e Salikadavres po shtrengohet dale e ngadale….
Bathë bathë po një kokërr.Dënoni Berishën se kështu thotë Amerika,sepse i shpëtoi goja Blinken por që nuk kthehet mbrapsh se bie autoriteti Ministrit amerikan.Ishte një vendim që ne e morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm,thotë Escobari,por konkretisht nuk thotë asgjë faktike se për çfarë korrupsioni bëhet fjalë.Pra gënjen ashtu si gjithë zyrtarët amerikanë për mos hedhur poshtë autoritetin e Ministrit të Jashtëm Antony Blinken.Shqipëria do bëhet pjesë e BE-së dhe jo SHBA-së dhe Britanisë. Rroftë humanisti dhe Shqiptari i madh Sali Berisha, poshtë sekti rilindas që po shpopullon kombin shqiptarë.
Kjo drejtesi, te majtet ne pushtet i godet pa gajle, ( Me te drejte, pa te drejte, brenda pak muajve u denua Sajmir Tahiri), ndersa vrasesit dhe banditet ne opozite dhe pa pushtet, ka frike ti permendi, jo ti hetoj! Fshatari i Maliqit qe ben edhe te fortin, Salianji ka dy vjete qe i eshte dhene vendimi, nje vit burg, askush nuk e egzekuton vendimin !? Cfare presin !?
Jimi,askush nuk e egzekuton vendimin per Salianjin se nuk kane fakte,sepse e gjitha ishte nje mashtrim dhe personi qe ndermjetesoi mashtrimin e Fatmir Xhafes dhe Edi Rames ishte Ardi Veliu qe ka genjyer publikisht ne kater raste.Fredi Alizoti ka marre Leke dhe beri gjysmen e denimit vetem per te pranuar se ka imituar Geron Xhafen qe e njeh e gjithe Vlora qe ka qene eksportuesi kryesore i canabisit ne Itali.
Deputeti i PD Ervin Salianji ka bërë publike gjatë emisionit Opinion një video të fshehtë ku Fredi Alizoti tregon se si është detyruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe deputeti Taulant Balla që të pranojë se ka aktruar zërin e agron Xhafajt në videon e Babales.Gjatë videos Fredi Alizoti shprehet se vetë dretori i policië Ardi Veliu e ka shoqëruar për në prokurori, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka ofruar para :Fredi: Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë. Erdhi më mori në shpi vlla. Ky Ard Veliu o vlla. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori.
Merri i mer oferte nja 20
Berisha rama meta basha topalli balluku beqja ruli noka ksera idrizi doshi veliaj gjiknuri cuci koka duka kryemadhi panariti dinaj
SHBA u thot Shqiptarve “Ja ku eshte Ujku” Drejtesia Shqiptare thote: “Ja ja ku eshte gjurmb”
Disa arrijne ne perfundimin e Saliut i ka ikur koha dhe nuk duhet temerremi me me te.
Mir sipas tyre qenka. Te vjedhesh popullin, Ta shkatrroish Shqiperin, te bejsh nje mije akte ne kundershtim me Kushtetuten e vendit, te gjitha keto psi te kaloj Koha me ate nuk duhet te kete “pune” askush madje ase drejtesia.
Po te ishte puna se Berisha vuan per copen e bukes une jam dakorte t`ja falim por ketu nuk behet fjal per nje cop buk, pore per grabitje marramendese te pasuris Shqiptare.
Prandaj ju qe therrisni. Berishas i ka kaluar koha , juve u ka ikur mendja !
Nuk e di se sa me qarte amerikanet e drejtojne gishtin dhe therrasin arrestojeni kete politikan te ndyre dhe te poshter qe ka shitur atdheun e tij.Ka shkaterruar sistemin e drejtesise me gjykatesit e tij te korruptuar deri ne palce.Edhe sa kohe do presin shqiptaret?
Prit Gomar te mbij bar
dikur zoti i dha karar
po kur pret e bari s`mbin
cdo te besh me perendine!?
pas 10 vitesh e kuptoi SHaBAni që saliu është i korruptuar dhe vrasës
pa merak se nuk futet në burg sepse bashk jan në valle.
kush pret nga amerika është naiv.
shtetin o e ndërtojm vet i vdesim të tër ktu dhe shqipëria ikën për lesh
Për tu dënu Salih Berisha duhet që PD ta dënon politikisht mu si USA nëse vërtetë i dinë për nder që u shembi socializmin dhe i solli në pushtet ku ende i mban gjallë politikisht ndryshe riaktivizim i Berishës që kur bota,demokratike e dënoi si politikan i involvuar në krim dhe korrupcion dhe jo se të distancohen dhe politikisht por po kooperojnë prap me te tani më është e çartë se Pd është strukturë kriminale ku bota demokratike duhet ta izolojnë sikur Talibanët Ajatollahët Boko haram …
Falenderojeni e mbajeni fort kete qeveri Rama or ti Escobari se eshte e vetmja ne glob qe merr persiper ate qe as vete shteti yt Amerika nuk e ben – Strehimin e Muxhahedineve Iraniane, atyre Afgane e tjere refugjate kudo ku deshton politika juaj!
Jave , muaj madje dhe viti kaloi qe po presim me padurim te nxjerrin fakte apo dhe nje fakt nga pertej oqeanit dhe nga ku ra rrufeja , Non Grata .Por mjerisht topin ja kalon me mjeshtri z. Eskobar autoreve te perpilimit te akuzave ndaj Berishes . Spaku hesht deri ne kete minute se nuk gjen nje fakt me baza ligjore apo cfare tjeter te paramendojme .Nuk harrohet thenia e perseritur e Berishes se ne faktin e pare do te veproj si duhet qe le te kuptoj se do te terhiqet nga politika e do te nisi kalvarin e gjygjeve . Por muaj degjojme vec fjale te njejta , heshtje e ajo qe presin si kundershtaret edhe simpatizantet e Berishes . Permendja qe i ben Non Grates Eskobari pikerisht sot keto dite kuptohet dhe nga nje femije i vjen nga nje shtytje e acaruar e situates e ndryshuar ne PD. Po bashkohen polet e kunderta dhe vendosen te dalin me nje kandidat te perbashket ne zgjedhjet e Bashkive ne maj te 2023 .Ky bashkim i jep mundesine qe Opozita te dale fituese dhe mundimi . planet e Ambasades Amerikane nuk realizohen . Bashkimi i dy grupeve te PD . dhe pse formal do te jape rezultatin qe pret kjo Parti .Pas majit si do te shkojne punet ja leme kohes . Fjalimi i Eskobarit sherben si kembane per kundershtaret e Berishes ( Alibegaj -Basha – Bardhi etj.) qe te mos nguten per bashkim , te mos lene ne balte Ambasaden ,znj. Kim se Amerika eshte me ju . Koha punon per ju perkthehen fjalet e Eskobarit , jeni rinia e ardhmja e vendit se ja Berisha eshte ne fundin e tij jetik afron 79 , e sa do rroje ? Por ja qe Non Grata per inatin e kujdo qe e urren gezon shendet , memorje ,qe ja kane zili te gjithe ,madje dhe kundershtaret e tij . Krahasoj fjalimet e Rames me Berishes kur perdor fjale rrugacesh p.sh. ” Lesh ,ky , lesh ai e lesh qe e perserit ne Parlamentin Shqiptar . Me ndjeni per fjalen e mesiperme por une i marr kuptimin e atij produkti ku grate thurin shalle e pulovra .Gojet e keqia , keqdashesit marrin ate kuptim fjale qe perdoret per fyerje . E pra kur nje i pare i shtetit e nxjerr nga goja nje “Lesh ” te tille dhe ironite ,talljet s”do te mungojne kurre e do mbesin ne histori .
S.Berisha është KOKA E KRIMIT NË 32 vite.Ai është FATKEQSI KOMBËTARE.Por në Shqipëri nuk dënohet edhe pse ka mbi shpinë mbi 155 dosje KRIMI.SPAK është i TREDHUR prej tij që në 92 me kursin 6 mujor.
-Nëse AMERIKA don që të shpëtoi Shqipërinë përfundimisht të ESKSTADOI SB & IM NË NJË GJYKATË ND/KOMBËTARE.
-Sb tashmë po tallet edhe me Amerikën,Me Anglinë,90 % tëPopullit Socialist..dhe me 44.000 luftëtarët e tij do festabilizo Shqipërinë,Ballkanin,Europën..në INTERES TË RUSISË.
– Kush nuk e kupton këtë nuk është POLITIKAN,PATRIOT,PAQEDASHËS..Nuk e do Shqipërinë..! PIKË.
S.Berisha është KOKA E KRIMIT NË 32 vite.Ai është FATKEQSI KOMBËTARE.Por në Shqipëri nuk dënohet edhe pse ka mbi shpinë mbi 155 dosje KRIMI.SPAK është i TREDHUR prej tij që në 92 me kursin 6 mujor.
-Nëse AMERIKA don që të shpëtoi Shqipërinë përfundimisht të ESKSTADOI SB & IM NË NJË GJYKATË ND/KOMBËTARE.
-Sb tashmë po tallet edhe me Amerikën,Me Anglinë,90 % tëPopullit Socialist..dhe me 44.000 luftëtarët e tij do destabilizo Shqipërinë,Ballkanin,Europën..në INTERES TË RUSISË.
– Kush nuk e kupton këtë nuk është POLITIKAN,PATRIOT,PAQEDASHËS..Nuk e do Shqipërinë..! PIKË.
Drejtesia Shqiptare eshte e zhytur ne korrupsion! Te gjithe pa perjashtim! Po behet si me “qershite e Nastradinit” pasi ju beri shurren atyre dhe pastaj thosh kete nuk e ka zene! Nuk e hetojne Saliun se kane frike! Saliu eshte kriminel! Te rreh,te shantazhon, te vret! Pse i solli malesoret ne Bathore dhe ne Tirane?!
Si zakonisht, po tallin trapin me Shqiptaret. Si gjithmone Politika Perca e Sundo si dhe krijim distraksionesh per te hequr vemendjen nga gjerat e rendesishme.
Te gjithe keta majtas e djathtas, kane plot 33-vite qe e kane shitur, shkaterruar e tradhetuar plotesisht Shqiperine e Shqiptaret, te Cifuteria e Organizuar Bankiere Nderkombetare. Te gjithe politikanet jane nje, me te njetit Pronare, pavaresisht se luajne teatrin politik majtas e djathtas per te coroditur mendjet e Shqiptareve. Te gjithe pa asnje perjashtim, i sherbejne axhendes se pronareve te tyre Internacionaliste per konsolidimin e Diktatures Distopike Globale. Keta nuk kane atdhe, sepse jane te gjithe Tradhetare te shitur te kalibrit te larte, si asnjehere ne Historine e Shqiperise. Jemi ne Populli kunder tyre. Fiksoheni mire ne mendje kete gje. Politika dhe qeveria shqiptare jane organizata kriminale e terroriste qe punojne 100% kunder Vendit e njerezve per interesa te huaja. Besoj e keni kuptuar kete 33-vitet e fundit.
Dhe po e arrestuan Salen apo ndonje tjeter si ai, thjesht do ta bejne sa per sy e faqe e per te krijuar me teper konfuzion e shperqendrim te mendjet e dobeta qe besojne teatrin politik. Korbi nuk i nxjerr syte e tij.
SPAK po fut kokën në rërë si STRUCI.A.Kraja është i kapur nga Sb & LikeSpiuni KM.I kan vilat të 3 në Gj.Lalzit.
-A.Kraha ka frikë asgjësimin e vet si Prekurori Xhevat Hana që zbuloi vrasjen e Remzi Hoxhës nga SHIK i B.Gazidedes.Ndaj,u helmua dhe vdiq në TORINO siç vdiqën po Aty:P.Arbnori,A.Spahia,S.Zhulali,etj,se dinin 4 vrasjet në 2 prillin 1991 Shkodër nga Sb+UDB.
-Po kështu edhe Azem Hajdari,G.Pashko,S.Olldashi,Santo,Konomi..mbi 12 themelues të PD që kishin dijeni për krimet e Sb në 32 vite.
-Asnjë prekuror nuk do të zëvendësoi A.Krajën.Pasi do marri përsipër arrestimin e Sb & Im..2 kokat e krimit 32 vjeçar..!
-DREJTËSIA është kapur 99 % nga Sb 92.Po kështu edhe MEDJET 99.99 % në 2005.Plus Ato financohen nga agjenturat e huaja Sërbe,Greke,Ruse..! Ndaj në çdo mbrëmje në TV shihen vetëm militant të PD,Saliut.
-Amerika rekomandon por nuk arreston.Dhe Sb,IM e dinë këtë.Ndaj bëjnë sikur nuk dëgjojnë Amerikën.
-Në rast arrestimi të Sb vëndi do përballej me DESTABILIZIM.Sb do hedh në sulmë ndaj institucioneve 44.000 luftëtarët e tij të armatosur.NATO e di këtë.PUTIN e di këtë.
-SHBA+BE i kan syt nga Ukraina që po digjet flakë.Këtë e di mirë Saliu e Like.Ndaj bëjnë sikur..!!
-Amerika po kqyr sa thellë është futur berishizmi në PD.
-Dje Esccobar tha..në PD ka ende njërz të mirë..!! Besoi e kish llafin për pjesën e Alibeut.Dhe këta duhet të përpiqen për SRABILITET në vënd.
-Besoi..nëse Sb & Im në 12 nëntor do përdorin forcën si në SHQUP..mund të ket arrestime..!
-Gjykata e APELIT duhet ti japi VULËN ALIBEUT në 3 nëntor.Ndryshe PD-pjesa e Sb do dali non grata,Jashtë ligjit.
-Amerika po mban shënim.Sb dhe militantët e tij po tregohen MIOP.E quajnë se kan përball LAÇIN,MAMURRAZIN,BATHOREN..!Me të cilët Sb thot se e rrëzoi Qeverin Socialiste për 7 minuta..!
Popull:Ji vigjilent.
Te ka ardhe veza te b…a ske ka shkon Sali Bej
Pleqeri te mbare nu reç
“Kolonel ” e me kesisoj komenti pa fakte nuk ju krenon . Perseritja e 97 nuk ndodh se secili ka marre mesime e mbi te gjitha nuk kane c”te rrembejne , arme nga depot se jane nen kontrollin e NATO – s dhe problemi i Kosoves u zgjidh tashme . Demostrata te dhunshme mezi po presin ata qe jave ,muaj e vite po presin arrestimin e SB.Po e shohim se demostrat jane paqesore dhe te ligjshme .Ne se e mban per budalla Berishen e Meten gabon rende O Zot Meta nje i majte i deklaruar dhe Berisha me demek i djathte konservator . Ja opozita ne Shqiperi te gjithe te majte e hajne kokat se pse dikush ja nxjerr te palarat tjetrit .Vjedhin miljonat qe na i jep ( me kredi apo pa kredi BE ) e per popullin nuk i behet vone . Heqin nga puna kundershtaret poliktike e kjo maskarade vazhdon me vite – . Rasti i arrestimit te tij ishte dikur me 1997 me hapjen e depove te armeve , por pikerisht kjo Amerike e mbrojti dhe e lejoi te vazhdonte jeten politike . Por kur projekton nje plan alla Ramiz – Amerike – Greqi – Yugosllavi duhet dhe ta respektosh deri ne fund. Fundin e preku Berisha ,zbatoi planin e shpikjen e revolucionit gjoja djathtis te studenteve e mori shperblimin qe i takonte . Gati nje dekade i larguar nga postet nuk shikohet asnje mase ndaj tij . Deri tani .Mos perserisni fantazite e Ngjeles qe ka muaj qe perhap panik e fjale se do te arrestohet ky e ai . Demostrata paqesore ,zgjedhje pa blerje votash si ne Elbasan ne Shijak e Durres me Avdylajt e Dakon e te vihemi ne binar me ligje demokratike .E jo me police te inkriminuar , te droguar qe me doemos te jene te partise ne pushtet .Kete te arrijme qe te korrigjojme dekadat e gjymtuara .