Në Rrjoll po ndodh ajo që banorët kanë thënë prej muajsh: toka nuk është as pa zot e as e oligarkut Bashkim Ulaj.
Gjykata e Apelit ka njohur si pronare familjen Malaj për një pjesë të tokës ku po ndërtohet resorti luksoz. Një vendim që për banorët nuk është thjesht një fitore në letër, por një çarje serioze në projektin që ata e kanë kundërshtuar prej kohësh.
Lajmi u bë publik nga avokati Ndue Pjetra dhe u konfirmua edhe nga vetë banorët gjatë protestës së sotme, të cilët e cilësuan vendimin si një hap të madh në betejën e tyre ligjore. Sipas tyre, ky akt i Apelit krijon precedent dhe i hap rrugë njohjes së pronësisë edhe për familje të tjera që pretendojnë të drejta mbi të njëjtën sipërfaqe.
Ky është një zhvillim që trondit themelet e projektit të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj dhe kompaninë Gener 2. Sepse për sa kohë një pjesë e tokës rezulton me pronar të njohur nga gjykata, çdo pretendim për “qartësi të plotë ligjore” bie ndesh me realitetin.
j.l./ dita

Ulaj familjare i Berishajve, qe ha buke edhe ne kete qeveri mashtrues ordiner. Ju thyen hundet njehere. Kjo te ndodhe ne gjithe vendit, sepse kudo jane te njejtat menyra korruptive.
Nqs Token ja japin nje Banori,Ulaj do t`ja marri badiava,.por qendroni te bashkuar dhe mos pranoni allishverishe,se ju hengri ujku.
GJYKATA ja ka dhënë kastile Besoj Tokën 1 Pronari , që tani Ulaj t’ja BLEJ KOLLAJ TOKËN atij duke e KORRUPTUAR me SHFRA QESHARAKE , dhe BANORÈT e tjerë ti lerë me GISHT në GOJĒ !!
EDHE GJYKATA ka marr BAKSHISHIN e vet dhe është e SHITUR !!
JU BËJ THIRRJE BANORËVE të MREKULLUESHËM të RRJOLLIT të MOS heqin dorë KURRË nga TOKA e tyre derisa të FITOJNË të DREJTËN e tyre , ndryshe NESÈR Bashkim Ulaj do t’ju HYJË në SHTËPI dhe do t’ju RRËMBEJ GJITHÇKA
Tani Bashkim Ulaj ja mer tokēn kētyre familjes Malaj i thot sa do ti 1 miljon euro Bashkimi i thot na 2 miljon e ik pirdhu me tē gjith tani. Prap i fitum doli Bashkimi.
Bravo!
Vazhdoni Luften!
Mos pranoni asnje lloj mareveshje me QEverine dhe Ulajn.
Cdo element i cdo lloj mareveshjeje eshte thike mbas SHpine
Luftoni, Luftoni, Luftoni te gjithe se Bashku
Familja Malaj, qendroni perkrah familjeve te tjera.
Nje Fitore, eshte Fitore per te gjithe
Nje Humbje, eshte Humbje per te gjithe
Mbrapsini Putanat Hajdute te Shtetit
Te Bashkuar Mbrapsni Kriminelet Grabitqare
O Joni , Ulaj nuk eshte i familjes Berisha dhe as i familjes Rama por eshte nje maskara hajdut qe fale lekeve ka Blere dhe Berishen ashtu siç ka Blere dhe Ramen qe per para jane gati te shesin nene e babe e jo me Shqiperine :!
Bravo