Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Aplikacioni X’/ A mundet Elon Musk të sjellë fundin e rrjeteve sociale?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > ‘Aplikacioni X’/ A mundet Elon Musk të sjellë fundin e rrjeteve sociale?
BoteTeknologji

‘Aplikacioni X’/ A mundet Elon Musk të sjellë fundin e rrjeteve sociale?

Published: October 10, 2022
Shpërndaje

Epoka e super-aplikacioneve: Ja çfarë duhet të dini rreth ‘X’ nga Elon Musk.

Çfarë është aplikacioni i ‘gjithçka’-je që do të hidhet në treg nga njeriu më i pasur në botë? Si fillim, emri i tij është ‘X’.

“Twitter është thjesht një përshpejtues për të përmbushur vizionin origjinal X.com,” shkroi Musk të mërkurën në Twitter, vetëm disa ditë pasi rinovoi ofertën e tij për të blerë platformën e rrjetit social.

- Publicitet -

Në fillim të kësaj jave, Elon Musk bëri një hap drejt negociatave me Twitter, duke e vendosur sërish në tryezë ofertën e tij për blerjen prej $44 miliardë dollarësh.

Ai la gjithashtu të kuptohet se ky do të ishte thjesht një hap drejt krijimit të vizionit të tij të mundshëm për platformën e rrjeteve sociale me emrin X.

Por cfarë është X – dhe pse quhet aplikacioni i gjithçka-je?

Musk në të kaluarën ka hedhur idenë për ta kthyer Twitter-in në “super aplikacionin” e radhës, në të njëjtin nivel me platformat e ngjashme që kanë nisur të eksperimentohen në Azi, si WeChat ose Grab.

Në maj në podcast-in All-In, Musk tha se SHBA-ja ka nevojë për një super aplikacion. “Ose do të konvertoj Twitter-in në atë, ose do të filloj diçka të re. Duhet të ndodhë ama, në një mënyrë ose një tjetër,” tha ai.

“Nëse jeni në Kinë, jetoni në WeChat”, tha Musk. “Ai bën gjithçka. Është njësoj si Twitter, plus PayPal, plus një grup i tërë gjërash të bashkuara në një, me një interface të shkëlqyer. Është me të vërtetë një aplikacion i shkëlqyer dhe ne nuk kemi asgjë të tillë jashtë Kinës.”

Super aplikacioni, vazhdoi ai, duhet të shërbejë si një “shesh dixhital i qytetit” që lejon përdoruesit të lënë komente dhe të postojnë video.

Pasi platforma të tilla do të arrijnë një nivel të lartë besueshmërie tek publiku, tha Musk, “atëherë pagesat, qofshin ato me kripto ose valutat fiat, do të jenë shumë më të aksesueshme nga përdoruesit”.

Në një event me punonjësit e Twitter një muaj më vonë, Musk e përsëriti sërish këtë ide. Në Kinë, “ju në thelb jetoni në WeChat,” tha Musk, “sepse është kaq i përdorshëm dhe i dobishëm për jetën e përditshme, dhe mendoj se nëse mund ta arrijmë këtë, apo edhe t’i afrohemi kësaj në Twitter, do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm.”

Ai sugjeroi gjithashtu që baza e përdoruesve të Twitter mund të rritet nga pak më shumë se 200 milionë në “të paktën një miliard njerëz”.

Musk bashkë-themeloi një bankë online të quajtur X.com në vitin 1999, e cila më vonë u bashkua me një kompani tjetër për të formuar PayPal. Në vitin 2017, ai rifitoi emrin e domainit X.com nga PayPal për një shumë të pazbuluar.

Ndërkohë, Musk themeloi SpaceX në vitin 2002 dhe nëpërmjet kompanisë së tij të makinave, Tesla, lëshoi ​​Modelin X në vitin 2015.

Për të ndjekur ofertën e tij në Twitter, Musk krijoi tre kompani holding në Delaware, të gjitha me variacione të emrit “X Holdings”.

Krijimi i një “super aplikacioni” me bazë në SHBA nuk do të ishte një detyrë e lehtë, veçanërisht kur marrim parasysh numrin e rivalëve me të cilët atij do t’i duhej të përballej, qofshin këto Facebook, Instagram apo TikTok për sa i përket rrjeteve sociale por edhe Amazon dhe Walmart për sa i përket blerjeve online e më pas Paypal për transaksionet dhe pagesat online e kështu me radhë.

Krijimi i një super-aplikaconi është një ide ambicioze që i përfshinë të gjitha ofertat e botës digjitale në një. Blerjen e artikujve dhe shërbimeve të ndryshme, porositjen e një taxi-je, një pice apo edhe një bilete për kinema. Shtoi kësaj edhe prezencën në rrjetet sociale, dhe ky lloj aplikacioni do të rrëzonte praktikisht shumicën e gjigandëve aktual të teknologjisë.

Musk është një njeri surprizash, ndaj do të shohim se sa ai do të jetë i aftë të mbajë fjalën e tij rreth aplikacionit ‘X’.

Një gjë ama është e sigurt. Ai sapo ka bërë disa armiq shumë të fuqishëm duke u shtuar në listën e zezë të disa prej njerëzve më të fuqishëm në botën digjitale.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?