Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aplikimi për praktikat në shtet e privat, afatet dhe kushtet për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aplikimi për praktikat në shtet e privat, afatet dhe kushtet për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç
AktualitetShoqëri

Aplikimi për praktikat në shtet e privat, afatet dhe kushtet për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç

Published: May 25, 2023
Shpërndaje

 

Ndjekja e praktikave tre mujore nga të rinjtë në strukturat e administratës qendrore dhe lokale, si dhe shumë subjekteve të tjera private, do të mundësohet edhe përgjatë këtij viti. Autoritetet bëjnë me dije se në qershor, hapet thirrja e shtatë e aplikimeve për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, ku të gjithë të rinjtë që kanë kryer minimalisht studimet e ciklit të parë “Bachelor” do të mund të regjistrohen për të ndjekur praktikën, e cila njihet si përvojë pune.

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale të çdo aplikuesi. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, faza e parë e programit të praktikave të këtij viti do të zgjasë tre muaj. Të përzgjedhurit do të mund të zhvillojnë praktikën gjatë muajve shtator-dhjetor.

- Publicitet -

Programi ju mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private. Ndërkohë që në fund, më të mirët do të mund të sigurojnë edhe një kontratë pune një vjeçare. “Pas realizimit të praktikës, institucionet bëjnë përzgjedhjen e praktikantëve që do të punësohen me kontratë 1 vjeçare, duke u bazuar tek performanca e vlerësimit të praktikantëve si dhe nevojave të secilit institucion”, konfirmojnë autoritetet e Ministrisë së Shtetit për Rininë dhe Fëmijë.

Afatet e aplikimit

Edhe për këtë vit, regjistrimi për ndjekjen e praktikës do të bëhet vetëm online. Plotësimi i formularit të aplikimit do të zhvillohet online në adresën www.praktika.riniafemijet.gov.al përgjatë muajit qershor. Kështu çdo i interesuar për të qenë pjesë e këti programi në datat 1-30 qershor do të mund të bëjë aplikimin online. Vetëm dy dokumente do të kërkohen gjatë plotësimit të formularit të aplikimit, që janë një letër motivimi, si dhe CV.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, për të cilët qëllimi i vërtetë është eksperienca e punës! Zhvillimi i praktikës së punës njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe të tjera dhe është pa pagesë.

Do të vijojnë të jenë në fuqi të njëjtat rregulla sa i takon procedurave të aplikimit. Kështu, për të mos rrezikuar që aplikimi juaj të skualifikohet, duhet të bëni kujdes në plotësimin e disa kritereve, siç janë: mosha që duhet të jetë brenda kufijve të përcaktuar, niveli minimal i studimeve universitare të kryera deri në momentin e aplikimit, si dhe çfarë është më e rëndësishmja gjatë plotësimit të formularit online, ku duhet të tregoni kujdes dhe të bëni vetëm një aplikim. Kjo pasi, nëse konstatohet se ju keni aplikuar më shumë se sa një herë, ju do të skualifikoheni nga programi.

Para plotësimit të formularit të përcaktuar, ju duhet të shikoni me kujdes të gjitha vendet e lira të praktikës të shpallura nga strukturat shtetërore dhe ato jopublike, dhe pasi të kontrolloni profilet e kërkuara studimore nga secili institucion dhe qytetet respektive, ku do të zhvillohet praktika, ju mund të nisni edhe aplikimin tuaj.

Pas përfundimit të afateve të caktuara për aplikimet, strukturat përgjegjëse do të bëjnë edhe verifikimin e të gjitha kërkesave të paraqitura dhe më pas në varësi të vendeve të lira për praktikat, do të bëjnë edhe shpalljen e fituesve që do të pranohen në to. Lajmërimi do të bëhet nëpërmjet postës elektronike vetëm për kandidatët që janë pranuar si fitues për të vijuar praktikën tre mujore e cila do të zhvillohet përgjatë muajve shtator-dhjetor 2023.

Janë shpallur tashmë edhe vendet e lira dhe profilet e ndjekjes së praktikave. Këto të fundit janë të shpërndara në 15 institucione të administratës shtetëror, në 110 institucione varësie të tyre, në 30 shoqëri tregtare dhe shoqata, në 15 institucione publike të pavarura, në 44 njësi të vetqeverisjes vendore, si dhe 5 organizata jofitimprurse, të cilat i gjeni në faqen online www.praktika.riniafemijet.gov.al. Duke aplikuar online në secilën prej tyre do të gjeni edhe profilet përkatëse në të cilat do të zhvillohen praktikat e këtij sezoni.

 

Realizimi i programit: 

  • Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi ju mundëson njohjen me administratën, në sektorin publik dhe atë jopublik.
  • Gjatë fazës së parë të këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre mujor, të drejtuar nga një mbikëqyrës.
  • Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit do të pajiseni me certifikatë të lëshuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike.
  • Institucionet bëjnë përzgjedhjen e praktikantëve që do të punësohen me kontratë 1 vjeçare, duke u bazuar tek performanca e vlerësimit të praktikantëve si dhe nevojave të secilit institucion.
  • Zhvillimi i praktikës së punës njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe të tjerë.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  • Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
  • Izraeli sulmon Teheranin, sirena paralajmëruese në Tel Aviv për raketa nga Irani
  • VIDEO: Tërmet 7.8 i shkallës Rihter në Filipine, pamje tronditëse
  • FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  2. Remo on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  3. TRENI on Përplasja në Zvërnec, Rama: Nuk më duhet karrigia nëse heq dorë nga vizioni që kam
  4. Berlin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  5. ppa on Ata të rinj që janë në shesh…

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?