Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arabia Saudite dhe Rusia zgjasin deri në fund të vitit pakësimin e prodhimit të naftës së papërpunuar!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Arabia Saudite dhe Rusia zgjasin deri në fund të vitit pakësimin e prodhimit të naftës së papërpunuar!
BoteEkonomi

Arabia Saudite dhe Rusia zgjasin deri në fund të vitit pakësimin e prodhimit të naftës së papërpunuar!

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Arabia Saudite dhe Rusia thanë të martën se do të zgjasin deri në fund të vitit pakësimin e prodhimit të naftës së papërpunuar, pavarësisht përmirësimit të tregut dhe pritshmërive të analistëve për furnizim të kufizuar gjatë tre mujorit të katërt.

Menjëherë pas bërjes publik të lajmit, çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, nafta e papërpunuar në tregun Brent kapërceu në 90 dollarë për fuçi, për herë të parë që prej nëntorit, pavarësisht eksporteve të qëndrueshme të naftës iraniane dhe venezueliane, ndërsa në treg është krijuar bindja se Shtetet e Bashkuara nuk po vendosin sanksione aq të rrepta si në vitet e kaluara.

“Sauditët e sinjalizuan një gjë të tillë muajin e kaluar përmes një deklarate të gjatë, por lëvizja e sotme, i gjeti gjithsesi të papërgatitur një pjesë të aktorëve të tregut. Edhe një herë Princi Abdulaziz mbetet i vendosur të bëjë gjithçka për të arritur objektivat e tij”, thotë analistja Helim Croft nga banka e investimeve globale “RBC Capital Markets”, duke iu referuar ministrit saudit të Energjisë, Princit Abdulaziz bin Salman.

Vendimi është një goditje për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Reduktimi i furnizimeve nxit rritjen e çmimeve të karburanteve, dhe ai është në garë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen pas 14 muajsh.

Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur idenë se bota ka nevojë për çmime më të ulëta të naftës, për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të parandaluar që presidenti rus Vladimir Putin të sigurojë më shumë të ardhura, për të financuar luftën në Ukrainë.

Presidenti Biden nuk arriti gjatë një vizite vitin e kaluar në Arabinë Saudite, udhëheqësja “de facto” e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC+), të siguronte një rritje të prodhimit të naftës.

Përkundrazi, aleatët e OPEC +, të udhëhequr nga Rusia, njoftuan uljen e prodhimit në tetor dhe në mënyrë të papritur, shkurtime të tjera të furnizimit, në muajin prill.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët Perëndimorë i kanë bërë thirrje vendeve të OPEC + që të rrisin prodhimin për të siguruar kosto më të ulëta të energjisë dhe për të ndihmuar ekonominë botërore.

Prodhuesit e OPEC+ argumentojnë se veprimet e tyre synojnë të garantojnë qëndrueshmërinë e tregut.

Vendet anëtare të OPEC+ vlerësojnë se prodhimi me tepri i parave nga ana e bankave qendrore perëndimore në dekadën e fundit, ka ulur vlerën e produktit të tyre kryesor të eksportit, që përbën një pjesë të madhe të të ardhurave të këtyre vendeve.

Arabia Saudite do të shtrijë edhe në tre muajt e ardhshëm vendimin për pakësimin e prodhimit të naftës, në 1 milionë fuçi në ditë, deri në fund të dhjetorit të vitit 2023, tha agjencia shtetërore e lajmeve SPA të martën duke cituar një zyrtar të ministrisë së Energjisë.

Rusia vendosi të shtrijë deri në fund të vitit vendimin për pakësimin e eksporteve të naftës në 300,000 fuçi në ditë, tha zëvendës kryeministri Alexander Novak, në deklaratën e tij këtë të martë.

Vendimi i Rusisë për t’iu bashkuar Arabisë Saudite për të shtrirë kufizimin e livrimeve i lejon Kremlinit të mbledhë më shumë të ardhura ndërsa vazhdon luftën në Ukrainë dhe pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të kufizuar të ardhurat e Moskës duke vendosur çmime tavan ndaj naftës ruse. Shumica e naftës ruse po tregtohet mbi kufirin e çmimit.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West
  • Del lista me emrat e kandidatëve për Komisionin e Prokurimit Publik
  • Paralajmërim nga IGJEUM: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë, situata më kritike sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Mutdhënësi on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  3. Shqiptar on Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  4. Barbados on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Alban on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?