Asambleja e PS-së solli shkarkimin e Erion Veliajt nga drejtimi i partisë në Tiranë, ku në vend të tij u emëruan si bashkëdrejtues Ervin Demo dhe Albana Koçiu.
Po ashtu, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca u larguan nga të gjitha forumet drejtuese të PS-së, por mbeten anëtarë të partisë.
Gjatë fjalës të mbledhjes me dyer të mbyllura, mësohet se Rama akuzoi Ndrecën dhe Veliajn se po gënjenin lidhur me akuzat që kanë hedhur në publik se kryebashkiaku është kërcënuar me rëndim të pozitës penale dhe se i është kërkuar dorëheqja nga drejtimi Bashkisë së Tiranës.
“Gënjejnë që të dy. E kanë për nevojat e tyre apo jo, kjo është historia e tyre”, mësohet të ketë thënë Rama.
“Gënjen për takimin me mikun e bashkëpunëtorin më të ngushtë. Nuk janë të vërteta, janë të sajuara” – tha ai lidhur me pretendimet e Veliajt për bisedat me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.
