Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arabia Saudite paralajmëron Netflix për shkeljen e vlerave islame
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arabia Saudite paralajmëron Netflix për shkeljen e vlerave islame
AktualitetBoteKulture

Arabia Saudite paralajmëron Netflix për shkeljen e vlerave islame

Published: September 6, 2022
Shpërndaje

Shtetet arabe të Gjirit kanë kërkuar që Netflix të heqë të gjithë përmbajtjen që konsiderohet se shkel “vlerat dhe parimet islame dhe shoqërore”. Një deklaratë e lëshuar nga rregullatori saudit i medias dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit nuk identifikoi në mënyrë specifike përmbajtjen ofenduese.

Por televizioni shtetëror saudit shfaqi video nga shfaqja e animuar “Jurassic ëorld: Camp Cretaceous”, në të cilën dy vajza adoleshente rrëfejnë se e duan njëra-tjetrën dhe puthen. Gjithashtu janë shkëputur dhe disa pamje nga filmi i diskutueshëm francez Cuties, që u shfaq në kronikën e Al Ekhbariya TV.

Televizioni e përshkroi Netflix si “kopertinë kinematografike për mesazhet imorale që kërcënojnë edukimin e shëndetshëm të fëmijëve”. Një video tjetër në faqen e internetit të Al Ekhbariya pretendonte se shërbimi i transmetimit po “promovonte homoseksualitetin duke u fokusuar tepër te ta”.

- Publicitet -

“Netflix u kontaktua për të hequr këtë përmbajtje, duke përfshirë përmbajtjen e drejtuar ndaj fëmijëve dhe për të siguruar respektimin e ligjeve,” thuhet në deklaratën e përbashkët nga Komisioni i Përgjithshëm Saudit për Mediat Audiovizive dhe Komiteti i Zyrtarëve të Mediave Elektronike të GCC.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe publikuan deklaratën edhe përmes qeverive të tyre përkatëse. Ata së bashku me Bahreinin, Kuvajtin, Omanin dhe Katarin, përbëjnë këshillin prej gjashtë vendeve. Lëvizja vjen pasi vendet myslimane në qershor ndaluan filmin “Lightyear”.

Ky vendim erdhi për shkak të një sekuence ku dy personazhe lezbike shfaqeshin duke u puthur. Ndërkohë, YouTube u akuzua muajin e kaluar nga autoritetet saudite se kishte lejuar “reklama të papërshtatshme” që shkelnin vlerat islame. /

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skandali HILA: Janë rreth 190 video, nuk ka vetëm femra por edhe raporte homoseksuale. Hijet e një praktike të sëmurë në shoubizin shqiptar
  • FOTO: Kush është 29-vjeçari, piloti i Flydubai që kreu sulmin në kabinën e avionit
  • “Duhet të iki në Tajlandë për Miss Globe”, regjisori kërkon zbutje të masës së sigurisë, Gjykata i rrëzon kërkesën
  • A është ky Trump i vërtetë?
  • Kërcënoi biznesmenin me “bombë” për 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari

Komentet e Fundit

  1. Mario Neta on Qytete pa Qytetarë
  2. K R on A është ky Trump i vërtetë?
  3. Vlora 97 on Qytete pa Qytetarë
  4. Xha Teme Analisti on Qytete pa Qytetarë
  5. Shtet pa shtetarë on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?