Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e ngritura nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.
Eriona Ismaili: Më vjen ndot të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë. Është një kërkesë që dua t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka nxjerrë këto përgjime, sikurse ka guximin që të hedhë llum mbi projekte të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë shqiptare. Më vjen keq të jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz që janë zhdukur në llumin e tyre…”
j.l./ dita
