Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ahmetaj rishfaqet nga arratia, bën një kërkesë lidhur me bashkëjetuesen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ahmetaj rishfaqet nga arratia, bën një kërkesë lidhur me bashkëjetuesen
KryesorePolitike

Ahmetaj rishfaqet nga arratia, bën një kërkesë lidhur me bashkëjetuesen

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

Ish-zv/kryeministri dhe deputeti, Arben Ahmetaj nuk ndalet në betejën e tij për të marrë drejtësi. Pasi ka konsumuar të treja shkallët e gjyqësorit, ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të paligjshëm kontrollin e vilës së bashkëjetueses së tij.

Edhe pse në arrati, ai ka udhëzuar avokatët mbrojtës që të vazhdojnë procedurat e ankimimit.

Kontrolli i paligjshëm, siç e quan ai, ka të bëjë me bastisjen e shtëpisë së bashkëjetueses Eriola Hoxha në zonën e Hamallaj. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan atje kur deputeti socialist nuk ishte prezent dhe kryen kontrollin e saj.

- Publicitet -

E pranishme raportohet se ka qenë vetëm Eriola Hoxha, e cila sipas avokatëve mbrojtës është vënën në presion nga agjentët e BKH dhe i është sekuestruar celulari me biseda private.

Ky kontroll u krye shumë muaj përpara se Prokuroria e Posaçme të merrte miratimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj. Ndaj, siç e ka kundërshtuar fortë këtë vendim në shkallët e tjera të drejtësisë, Ahmetaj e ka nisur dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Ai kërkon nga organi i vetëm përgjegjës për kushtetutshmërinë e ligjeve në Shqipëri, që të shpallë të paligjshëm kontrollin e vilës së bashkëjetueses së tij, sepse aty jetonte dhe ai dhe duke pasur imunitet SPAK nuk mund ta bastiste.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, ajo e Apelit të Posaçëm dhe Gjykata e Lartë i kanë rrëzuar deri më tani rekurset e Arben Ahmetaj. Me interes pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi nëse kontrolli i vilës së zonjës Eriola Hoxha në Hamallaj do të cilësohet i paligjshëm, atëherë hetimet mund të marrin një rrjedhë tjetër.

Ish-ministri Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Raportimet janë se ai ndodhet në Britaninë e Madhe, sipas avokatëve mbrojtës, por Ahmetaj ka thënë se nuk do të kthehet në Shqipëri nëse nuk do të dalë në dritë e vërteta.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Sul Koburja says:
    September 20, 2023 at 2:32 am

    Gjykata duhet te vendose kthimin e Tigrit si Zv KM,ti jepen 1 milion euro si demshperbim si dhe ti gjendet nje bashkejetuese e re jo me shume se 20 vjec.O tigri po hajde ,hajde se na thave syte.Hajde tigri hajde mos kij frike.

    Reply
  • and justice for all says:
    September 20, 2023 at 6:34 am

    Nje Drejtesi normale ne nje vend minimalisht demokratik i jep menjehere statusin e te penduarit ketij Ahmetajt dhe lehtesira qe ai te tregoje tere skemen e vjedhjeve qeveritare!
    …por a e ka kete merak kjo Drejtesia e Re e krasitur e vaditur sipas shijeve te Rames?
    Kete nuk eshte zor ta kuptosh fare. Eshte ky pushtet mbi te gjitha qe e do gojembyllur zv.Kryetarin e qeverise tij, per te mos i dalin ne pah tere zullumet e maskaralleqet.

    Reply
  • demo says:
    September 20, 2023 at 7:48 am

    Ferra vogel ,e ka miun e madh,,ereeeee
    Kongresi amerikan i ka derguar sot nje leter Prokurorit pergj.SHBA,se po lehtesojnew akuzat ndaj McGonigallit.
    Nuk po hetohet fare per Korrupsionin e nivelit te larte me kryeministrin shqiptar.
    Kujtojne se qeverria shqiptare eshte Ferre e Vogel..Ferr e Vogel,por e ka miun naaa,sa nje dac./
    Nuk jane gje ato 17 mije dollare qe ka marre nga Deripaska,krahasim me ato qe ka marre nga edvin rama,npm,havijeve te sigurimit te shtetit.Gerrmoni,gerrmoni ke ferra vogel.Aty e keni me cekic ne dore,si gjeli maje plehut. E korruptoi Ameriken,si Mitridati Romen.
    Gjithe Informacionet negative qe vijne ne Amerike per Kosoven,,i shperndan ky,,ky ere ky miu madh ke ferra vogel.edvin rama..Ky perpunon edhe Lajcakun,edhe Borrelin,Hillin,michellin,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shkencëtarët paralajmërojnë për një “Super El Nino” në fillim të dimrit
  • Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, publikohet foto e dy prej viktimave
  • Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?
  • Zjarret në vend: 25 vatra në 24 orë, 4 ende aktive, vijon beteja në Dajt, Priskë, Mirditë eTërbun
  • “Në shënjestër bazat amerikane në Bullgari dhe Qipro”, FT: Irani kërcënon zgjerimin e luftës në Evropë

Komentet e Fundit

  1. Analiza on Anatomi e një rendi të rënë
  2. ? on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. demo on Sa duhet t’i qëndrojë besnik filmi një kryevepre letrare?
  4. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  5. xxx on Turisti 20-vjeçar gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?