Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndaleni shokun Baton
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ndaleni shokun Baton
AnalizaKryesoreLajmi i funditopinion

Ndaleni shokun Baton

Published: July 15, 2025
Shpërndaje

Nga Arben Malaj

Baton, paraja e pistë nga burime edhe kriminale, tek disa analistë të parapaguar – edhe nga shërbimet sekrete të vendeve jo miqësore me Shqipërinë, SHBA-në dhe BE-në – ku shpesh në media përmendet edhe emri juaj, klasifikohet si aktivitet kriminal i dënueshëm deri me burg.

 

- Publicitet -

Ndaleni, shokun  Baton, këtë “zjarrvënës” përçarës në kohezionin krahinor dhe në kulturën shqiptare.  Para pak ditësh, ky shpifës jo i paqëllimshëm  ndoshta Veton Surroi e di më mirë se kushdo pse e paguajnë shtrenjtë, nxiti përçarje krahinore, kur deklaronte se e majta nuk e kthen dot kokën nga Veriu për keqtrajtimin që i ka bërë gjatë kohës së komunizmit.

Një gjë është e vërtetë: në varfërinë tonë materiale ishim të barabartë, njësoj siç theksonte Churchill: “Kapitalizmi ndan në mënyrë të pabarabartë pasurinë, ndërsa socialistët ndajnë në mënyrë të barabartë varfërinë.”

Të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore kishin të njëjtën pagë si në Tiranë, në Tropojë dhe në Sarandë.

Mësuesit, mjekët, ndihmës -mjekët, drejtuesit dhe punëtorët në çdo institucion dhe ndërmarrje homologe kishin një sistem pagash të barabartë, nga Veriu në Jug.

Një pjesë e mirë e minierave dhe industrisë përpunuese ishte në Veri, ku pagat ishin të mira dhe zbutnin varfërinë.

Në shkollat e mesme dhe universitete ne ishim njësoj dhe respektonim maksimalisht njëri-tjetrin, madje edhe duke u martuar pa asnjë dallim krahinor, etnik apo fetar.

I vetmi moment kritik ishte pas vitit 1990, kur me të drejtë shumë banorë të zonave veriore zbritën, edhe duke zaptuar toka në  rrethinat e Tiranë dhe qyteteve të tjera të mëdha. Atëherë pati fodullë dhe shpirtzinj, edhe si ju, Baton, që i quajtën padrejtësisht “çeçenë”.
Por ata u integruan shumë mirë, punojnë në institucione dhe ndërmarrje publike, kanë bizneset e tyre, sakrifikuan për mirëarsimimin e fëmijëve dhe përmirësuan kujdesin shëndetësor dhe mundësitë për punësim.

Edhe në SHBA, brenda shteteve ka diferenca të ndjeshme në të ardhurat për frymë.

Baton, paraja e pistë nga burime edhe kriminale, tek disa analistë të parapaguar – edhe nga shërbimet sekrete të vendeve jo miqësore me Shqipërinë, SHBA-në dhe BE-në – ku shpesh në media përmendet edhe emri juaj, klasifikohet si aktivitet kriminal i dënueshëm deri me burg.

Provoi Berisha në vitin 1997 të keqpërdorte vëllezërit tanë fisnikë të Veriut si mercenarë kundër Jugut, dhe dështoi turpshëm.

Një provë e qartë, Baton, është edhe fakti që konkurrimi politik në këto 33 vite nuk ka nxitur dhe as ka krijuar ndasi krahinore.

Të majtët dhe të djathtët kanë bastionet e tyre, por kurrë nuk kanë nxitur urrejtje krahinore.

Vëllezërit tanë nga Veriu e gëzojnë bregdetin e vendit të tyre deri në Ksamil si në shtëpinë e tyre.

Po ashtu, sikurse ne ndjehemi të respektuar dhe si në shtëpinë tonë në çdo pjesë të Veriut tonë fisnik – për nga shpirti i tyre dhe nga magjia e mrekullive natyrore.

Në fillim të viteve 2000, Banka Botërore nuk deshi të investonte asnjë dollarë në Bathore, ku ishin zhvendosur me të drejtë dhjetëra-mijëra bashkëkombës tanë nga Veriu. Kjo sepse BB nuk investon asnjëherë në toka me konflikte pronësore në asnjë vend të botës.
Ishte qeverisja socialiste deri në vitin 2005 që garantoj Bankën Botërore se zgjidhja e çdo konflikti pronësor mbetej përgjegjësi e qeverisë shqiptare.

Bathorja pas viteve 2000 kishte shumë vështirësi për drita, ujë dhe kanalizime.

Pas një diskutimi të brendshëm, përballë një zhvendosjeje të mijëra familjeve nga Veriu, ne përzgjodhëm opsionin e legalizimit për të zhvendosurit nga Veriu, përpara urbanizimit.

Nëse do të kishim përzgjedhur urbanizimin si hapin e parë, do të kishte më pak kosto financiare, por shumë më shumë kosto shpirtërore, të papërballueshme.

Do të nxitej ndarja Veri–Jug.

Vendi do të shkiste në instabilitet shoqëror dhe politik, nga ku do të përfitonin dhe do të fërkonin duart vendet jo miqësore dhe emisarët e tyre mediatikë të mirë-parapaguar.

Qeverisja nuk është numra, por vlera njerëzore, që nuk të lejojnë të braktisësh shtresat në nevojë dhe klasën e mesme.

Vetëm qeveritë e numrave varfërojnë qytetarët e tyre për të pasuruar oligarkët e tyre.

Tani ti  hedh helmin e dytë:

Kërkon publikisht shkatërrimin e RTSH-së, pasurisë më të madhe të identitetit tonë kombëtar!

Çdo njeri i kulturuar do të ofronte opsione ristrukturimi, jo shkatërrimi.

Mos të kanë detyruar oligarkët, Baton, të ndezësh këtë flakë shkatërruese në RTSH?

Sepse mbi truallin e RTSH-së po përflitet ngritja e kullave të oligarkëve, për të cilët ti je shërbyesi më i babëzitur dhe pa asnjë limit moral?

Ndal, bre Veton,  se Shqipëria ka shumë më shumë se ty – personalitete të kulturës shqiptare, që e duan këtë vend dhe nuk vetë-shiten për para të pista.

Ndal, bre Baton, se personalitetet e kulturës shqiptare kanë rrënjë atdhedashurie shekullore, ndërsa ju jeni një bar i keq që mbin dhe lulëzon kudo ku ushqehet me para të pista, dhe vetëvetiu ofrohet për shërbime të pista.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • HARI says:
    July 16, 2025 at 5:46 am

    Ndonëse një i majtë nga zona operative,duhet t’ju komplimentojmë për këtë analizë/konstatuese me vlera intelektuale.(Sot të tilla probleme të mprehta duan kurajo të madhe të hidhen në opinionin publik).Nuk keni qenë kot ministër-Ju.Bravo.HARI

    Reply
  • Zgjohuni says:
    July 16, 2025 at 7:14 am

    Bravo,e me gjith këto pisllëqe të faktuara e të dëshmuara me zë e figur nga shum intelektual, batonovic vazhon të llomotis si gjithmon në dëm të shqiptaris. Dhe qeverria e drejtësia hesht, hesht nga padia, jo, por nga shërbimi nën moton-ujqërit mjerull duan, që ta shqyejnë kopen.

    Reply
  • Arbeni says:
    July 16, 2025 at 7:14 am

    Shoku Arben ardhur nga Llakatundi i Vlorës,por me origjinë nga Tepelena ardhja nga veriu dhe zaptimi në mënyrë të dhunëshme i tokave në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë me parrullën “tokë e xanun” lejuar nga sali maloku ishte një gabim i madh e i pafalshëm .Nuk është veprim i drejt ashtu siç pretendon ti në shkrimin tënd.Ato toka kishin pronar të ligjshëm që duhej t’u ktheheshin të zotërve dhe jo t’i zaptonin disa barbarë të zbritur nga malet pa lejen e të zotërve.Nqse pronarët e këtyre tokave do t’ua shisnin këto toka ardhacakëve atëherë do të ishim në rregull dhe nuk do kishim probleme sot e kësaj dite.Këto prona ju rrëmbyen me dhunë pronarëve me lejen e saliut,këtij rrenegati e antikombëtari që e dogji dhe e shkatërroi vëndin tonë.Këtij njeriu të zi nuk do t’ja falin pronarët dhe historia ato çfarë ka bër dhe çfarë po bën në dëm të kombit.Ndërsa për Batonin do të thosha se nuk ka të drejtë të japë mendime se RTSH duhet mbyllur.Në atë televizion është e dokumentuar historia dhe kultura e një kombi dhe si i till atyre që çahen bythësh për ta mbyllur duhet tu pritet gjuha,sepse ai është televizion kombëtar,është pasuri e kukturës së një populli.

    Reply
  • edi says:
    July 16, 2025 at 8:07 am

    Saliu ka faje sa te duash o Arben komentuesi por ti fole vetem per te ardhurit nga Veriu (maloket” por asnje fjale per te ardhurit nga Jugu ! Besoj se te ardhurit nga jugu, ashtu si dhe ti jane me te shumte. Veriu ne fakt kishte me shume te drejte se ju te zbarkonte tek ne sepse ne kohen e komunizmit jo vetem qe ju muaren tokat per ndertime hidrocentralesh por ishte dhe pjesa me e varfer e popullsise . Ata kishin vetem dy mundesi, 1) ose te shpernguleshin ne qytete te tjera ose te shembnin hidrocentalet . Ti Arben komentuesi me thuaj perse nuk ankohesh kunder qeverive Rama -Berisha e Nano qe i legalizuan keto ndertime? Perse ti Arben nuk ngrihesh kunder Rames qe ne vend qe ti jape tokat pronareve ja jep keto investitoreve strategjik (punonjesve te qeverise) me 1 £ !? Ti Arben bashke me ate te zgjuarin qe i ka bere disa propozime Rames (Demo) nuk ngriheni kunder qeverise per pronat e juaja qe Rama luan si te doje por per inat te Berishes votoni Ramen ? Me sa kuptoj un ju keni gjetur nje metode per te sulmuar Berishen ne emer te Rames sepse jeni mut pronaresh por duke favorizuar Ramen arritet te beheni me breke. Poshte Rama, poshte Berisha, poshte socializmi, rrofte DEMOKRACIA ne qofte se do arrije .

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    July 16, 2025 at 9:17 am

    Ne polemikat mediatike te intelektualëve tane, pergjithesisht, sejcili tund flamurin e dijes dhe te arsyes tij – (arsyeja ime, arsyeja e jote)…
    Ne polemiken e z. Malaj, dija dhe arsyeja, per temen ne fjale, kane per kryefjale urtesine, (saxhecën).
    “Ndal, bre Baton…”, i drejtohet Batonit. Ngjan si thirrje dhe si lutje bashke. Por thirrje dhe lutje e tilla, ne esence te urtesise, nuk ka perasysh emrin, por njeriun. O njeri, ndal bre! Dhe ketu urtesia ka rënē ngushte. Jo pak e kane humbur dimensionin njeri…
    Z. Malaj, komplimenti.

    Reply
  • Fjala says:
    July 16, 2025 at 9:44 am

    Me ben pershtypje te madhe aktivizimi i shpejte i Arben Malaj neper shume emisione televizive dhe gazeta. Nuk e di, por e shikoj çdo dite duke dhene direktiva dhe çurçillin na e permend shpeshe. Kur ai qe shkaterroi dhe copetoi Shqiperine ka qene pikerisht çurçilli . I ati Arbenit, traktoristi Qamili iku nga Toçi Tepelenes dhe zaptoi Llakatundin, ndersa Arbeni zaptoi Tiranen dhe me tej. Direktivat qe jep sot kundershtojne veprimet e tij kur ish minister i Fatosit. Si duket, ka marre udhezim qe meqense Sali Berisha ka marre rrugen , kerkon te drejtoje partine demokratike. Udhezimet duhet ti kete marre nga agjenti pd ish deputeti mallakastriot i Sali Berishes, Kastriot Islami qe vete heshte por del nga nje here per ta kuptuar qe eshte gjalle. Me sa duket do te ja lere vendin djalit te Qamilit Saliu me sigurine e Kastriotit se duan me vdekje te luftojne Ramen. Udhe te mbare Arben, por ma merr mendja se nuk do ta falin ata qe dikur te besuan !

    Reply
    • Aldrinp says:
      July 22, 2025 at 1:54 pm

      Ca ka zaptuar Arbeni ne Tirane, cilen kulle ka ngritur?

      Reply
  • Leo says:
    July 16, 2025 at 12:18 pm

    RESPEKTE pèr PROFESORIN e NDERUAR ARBEN MALAJ
    NEVERI dhe URREJTJE pèr KRIMINELÈT OLIGARKÉ , PS , PD , dhe LESHELINË (LSI) , bashké me Beton 🤮🤮 Haxhiun e ZI

    Reply
  • Dursakja says:
    July 16, 2025 at 2:42 pm

    Arben Malaj si duket doli me bilanc pozitiv nga rrëmuja që shkaktoi ligji 7501 dhe firmat piramidale. Se në asnjë vend tokat e pronarëve dhe pronat e tyre (në vendet e lindjes) nuk u zaptuan nga pjesa me popullsi më të pamundura ekonomikisht, sepse politikat ekonomike i drejton shteti me ndihma dhe rrugë të tjera,jo duke bërë lojëra me prona.
    Në sistemin demokratik ligji themeltar është paprekshmëria e pronës sepse ajo është e shenjtë si vet jeta e individit,prandaj asnjë vend demokratik nuk bën numra me pronën. Këtë zoti Malaj e dinë shumë mirë por bën oportunizmin klasik, për të qenë dakort me atë që nuk është normale.
    Meqë Shqipëria ka sërish të varfër ekonomik le të nxjerrin ligje ku një pjesë e pasurisë të Malaj dhe Berishës dhe të gjithë atyre që janë pasuruar(duke grabitur një pjesë të mirë të popullit) sepse pronarët e kishin të trashëguar me breza, t’jua japin të pamundurve ekonomik. Do t’i pëlqente ky ligj këtyre zotërinjve, apo do të quanin ligj të rendit socialist. Ta provojmë për herë të parë në Shqipëri si vet ligji 7501.Janë të mendimit të aprovojnë një ligj të tillë sot? Maskarenj politikanë!

    Reply
  • demo says:
    July 16, 2025 at 3:48 pm

    Hypokrizia eshte ves i keq ne karakterin e njeriut.Arben Malaj po na u tregoke MESHIRMADH me grabitqaret e eger te Veriut qe u versulen mbi Tokat e pronareve ne Periferite e Qyteteve.Ne cdo vend te botes ME SHTET,do ti kishin perzene me dajak,do ti kishin denuar si hajdute.Ti Arben Malaj mburresh sot se si minister i Fatos Nanos,paske bere legalizimin para Urbanizimit,Madje del edhe me Edukata Patriotike,se eshte nje hata e madhe po ti quash hajdute,dhe blasfemi po ti quash cecene. Duhen quajtur bisnesmene te sukseshem qe rriten vleren e Tokes,duke shitur Tokat e zaptuara te Pronareve denbabaden. Une dhe qindra Pronare te vuajme pasojat pasurore,shpirterore,trashigimore,,kurse Maloket zaptues jo vetem te pasurohen me tokat tona,por edhe TE NDEROHEN. po shko njehere kalo afer gardhit te ketij malokut zaptues ne Shishtavec,po ste lashoi qente,.Dhe te jesh i nderuar qe shpetove,se mund te fuse edhe nje bresheri pas gardhit e te hikesh per dhjame qeni. Se kemi pasur qeverritare maskarenj si ti,qe ib sherbejne Hajduteve,nuk behet Shqipria.

    Reply
  • Arbeni says:
    July 16, 2025 at 5:55 pm

    O edi stërkomentuesi ,saliu është sinonimi i të keqes,është njeri i zi,është vrasës i shqiptarëve,është hajdut e i korruptuar familjarisht,është shkatërruesi i ekonomis kombëtare,është lejedhënësi i tokëxënësve i atyre hordhive barbare që zbritën nga shpellat dhe malet si ushtarët e ISIS-it duke rrëmbyer pronat e të tjerëve.Në histori të till ishin gotët dhe ostrogotët që atje ku u shkelte këmba nuk binte as bar.Nga sa kuptoj o edi djali edhe ti je nga ata gjirizët e saliut dhe ke xanun tokë edhe ti me egërsinë që ju karakterizon.Ata egërsira që zaptuan tokat e pronarëve të ligjshëm,sigurisht me bekimin e sali malokut,nqse edhe vëllai i tyre do shtynte gardhin tek prona e tyre ata do ta vrisnin pa një pa dy.Ndërsa ti më thua se shteti gjoja u mori tokat për të ndërtuar HEC-et,por jo mor edi djali se shteti komunist i strehoi ata duke ndërtuar pallate në Kuksin e ri.Jo që çfarë mut toka kishin ata nëpër zabelet e maleve ku ka vetëm gur jo toka.Shteti për qëllime madhore në dobi të kombit mund të shtetëzoj prona,por privatit në kapitalizëm nuk i preket prona nga disa horra që zaptojnë me dhunë tokat e pronarëve të ligjshëm.Që ta marrësh vesh ti që je nga langaraqët e sali malokut jugorët nuk kanë zaptuar toka të të tjerëve,sepse kanë respekt për ligjin dhe pronarët e ligjshëm.Edhe në jug kanë ardhur vikingët e veriut zunë toka dhe ndërtuan pa leje dhe sali muti bëri ligj për të bër legalizimin duke ua rrëmbyer të zotërve dhe ua dha barbarëve që edhe pse kanë ardhur në Tiranë vazhdojnë e vrasin njëri tjetrin,hyjnë në gjaqe dhe shkojnë e fshihen si lepuj duke lënë familjet në varfëri e frikë.Familja ime ka pasur toka të trashëguara nga gjyshi im,por nuk na i dha ligji 7501 i sali kakës,duke ua dhënë në pronësi horrave që nuk kishin as vënd për varre kur vdisnin.Kur erdhi Rama në pushtet saliu dhe depuleshët e tij e kishin bër dëmin me ligjin për legalizimet.Atij nuk i mbetej gjë tjetër vetëm të zbatonte ligjin që kish bër krimineli Viçidolit.Edi djali të gjithë politikanët dhe zyrtarët e tatimeve,kadastrës ,doganave etj i futen politikës vetëm për të përvetësuar pasuri e para në mënyrë të paligjëshme.Fillimisht e kam përkrahur PD duke i besuar premtimeve të saliut dhe Pashkos,por kur pashë se deputetët e qytetit tim privatizuan ish ndërmarrjet shtetërore pothuajse falas dhe për popullin askush nuk mendonte e abandonova malokun dhe mora familjen dhe u largova dhe bëra mirë.Falë punës sime bëj një jetë normale dhe fëmijët janë arsimuar në shkollat më të mira në botë.Kështu që nuk dua t’ja di as për Ramën,le më për malokun kriminel sali pordhën,e urrej si shumica e shqiptarëve.PD-ja e saliut do vij në pushtet kur të shohë saliu majën e veshit të tij dhe Edi Rama do të rrij në pushtet për aq sa ta votojnë shqiptarët.saliu le të hajë mut sa të dojë duke thënë se zgjedhjet u vodhën.Jo o sali kërma ,sali non grata për ty ka mbetur vetëm një rrugë,të vdesësh nga marazi.

    Reply
  • Hajro Limaj says:
    July 16, 2025 at 7:21 pm

    JO SHOKUN BATON, POR ANTI SHQIPTARIN DHE ANTIKOMBTARIN BATON HAXHIU. AI PO TE KISHTE SHTET SHQIPERIA DO TE ISHTE NON GRATA,POR I LIDH TRADHTIA.

    Reply
  • ..... says:
    July 16, 2025 at 7:54 pm

    Qenka terbuar “emra te medhenj te kombit” si Arben Malaj e ky kapteri ushtrise duke na argumentuar gjithe keto bemat dhe ja ben gjyqin dhe Batonit, si duket jane te lidhur me Olsi Dadon se ai i di mire keto pune. Arben Malaj nuk ka asgje tjeter veçese shkumezon kunder Edi Rames sepse jane grup i Kastriot Islamit dhe meqense Kastrioti e mori rrogen si deputet i Saliut, ky kerkon tani , dhe me bindi nje koment me larte se duan ta vene kryetar te partise demokratike. Ka nje komplot te heshtur. Ka rreth ca kohe Arben Malaj qe ngeli neper studio dhe me erdhi rende nje here kur nje gazetar, u perplase dy here ne studio me Arbenin duke shkumezuar Arbeni e i tha: ta dija se ishe ti nuk do vuja ne emision ! Megjithate, orjentimi eshte i sakte. Vitin qe vjen Arbenin do ta kemi kryetar te partise demokratike; tani bindem. Ka mision te posaçem, megjithese e di qe do telendiset e do tallen me te. S’vlen me Arbeni !

    Reply
  • Nik says:
    July 17, 2025 at 4:32 pm

    Shkrimi i B. Haxhiut qëndron plotësisht, vetëm se besoj që është dikush tjetër autori i shkrimit, me emrin e Batonit është bërë vetëm paketimi! Ndoshta eshte A. Sh. – ja vetë, që përmënd Haxhiu. S’ka Batoni kapacitet të shkruajë një platformë reformuese kaq radikale, që po të realizohej, RTSH do të rilindte për së mbari!

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    July 20, 2025 at 9:25 pm

    Malaj e ka siguru Banken Boterore per pergjegjesi te qeverise ndaj pronareve,por pronaret e ligjshem i injòroi 100% bashke me shefin e tij Fatos Nanon.Edhe Saliu e me pas Rama bene e bejne te njejten gje.Kjo eshte nje nga te keqijat e medha te demokratures 35 vjecare.
    Malaj qenka sabotatori i te drejtes se prones dhe minuesi i zbatimit te ligjit.

    Reply
  • Patriot says:
    July 20, 2025 at 10:24 pm

    Per Batonin ka te drejte por kur njeri i korruptuare mundohet te shaje nje tjeter sikure nuk ngjite hic fare. Me kete qe pohon should Arben me bene te mendoje qe Ky u raddhiska mbase Saliut ne rradhe. Saliu te pakten kerkoi falje ne kete fushate per ligjin 7501 ndersa Ky e quane arritje te sukseshme. Arben bere mire qe u fshehe per ca kohe sepse po na duket sikure po vijne piramidat perseri. Mgjths piramindat nuk Jane zhdukure asnjehere vetem Kane ndryshuare formen. Piraminda me e madhe e fundit eshte Bankers qe ti nuk po prenoncohesh fare. I gjithe ai leke po te kishte hyre ne banke mosha e trete nuk do ti kishte pensionet kaqe keq. Fatkeqesia eshte sepse ato kane mbeture ne shqiperi per votuare dhe ata jane me mentalitetin e barit por partine ta kemi te forte.

    Reply
  • S.Kasi says:
    July 21, 2025 at 2:23 pm

    Profesor Arbeni shumë i veçant e i qart pasi me këta lloi nuk kaë përgjegjësi që ta njohin detyrën për atdheun por janë veç shfrytëzues të situatave për të xhvatur harrojn që gjithçka e kan bër të parët tanë me sakrifica e jo me dhurata ,mendoj se prandaj ven gjërat mbrapsht e datlindjen Kosova e ka von se ka patur e ka shum si ky xhvatës.Kërkohet një gjë që mungon nderi e besa.

    Reply
  • Art says:
    July 21, 2025 at 9:46 pm

    FOLI ARBEN DJALLI
    SE KA HALL ZAVALLI
    I MOREN TEPSINE
    BASHKE ME MINISTRINE

    SE KUSH ESHTE BATONI
    VALLE KUSH SE DI
    PSE NUK FLET PER RAMEN
    DTA MBAN O MAVRI

    CUBA JU JUGORET
    JU PELQEN PUSHTETI
    QE NGA DYZETEKATRA
    KUR IKU AHMETI

    ME MIRE FALNI SHPIRTIN
    SE FALMI TEPSINE
    NDONESE MUT PER PULA
    BETE SHQIPERINE

    DHE TI SI TE TJERET
    VEC ME HOSANARA
    E ME LIGESIRA
    QE JU SHOFTE FARA

    SHIKONI ALBININ
    MESINE E ARBERISE
    TEK THEMBRA SI VINI JU
    LLUMI SHQIPERISE

    Reply
  • SPAK says:
    August 25, 2025 at 11:23 pm

    Po qe Kosovar, vari ka.et,por per Arben Malaj dhe te tjere te ngjashem qofte edhe Arthur Zheji qe na la, ngushellime familjes, por keta jane letyrat shqiptare! Mendojne te behen te pasur me poshtersira!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?