Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arben Malaj përplaset me ish-truprojën e Nanos: Ja ç’ndodhi në Kryeministri gjatë sulmit të 1998 dhe e vërteta e arratisjes së Fatosit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Arben Malaj përplaset me ish-truprojën e Nanos: Ja ç’ndodhi në Kryeministri gjatë sulmit të 1998 dhe e vërteta e arratisjes së Fatosit
HistoriLajmi i fundit

Arben Malaj përplaset me ish-truprojën e Nanos: Ja ç’ndodhi në Kryeministri gjatë sulmit të 1998 dhe e vërteta e arratisjes së Fatosit

Published: 21 Maj, 2025
Shpërndaje
MALAJ DHE NANO NE KONFERENCE - Deputeti i PS Arben Malaj dhe ish kryeministri Fatos Nano, gjate nje konference shtypi, ku Malaj ka celur zyrtarisht fushaten elektorale si kandidat per deputet i pavarur ne Qarkun e Vlores.

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, ka folur dje mbi grushtin e shtetit të 1998, ku opozita e asaj kohe sulmoi godinën e Kryeministrisë. Në një emision, ai u shpreh se Fatos Nano u arratis nga godina dhe u strehua në Maqedoni, teksa deklaroi se i fundit që u largua ishte Edi Rama. Mirëpo me të ka replikuar Arben Malaj, ish-ministër i qeverisë Nano dhe që ka qenë brenda asaj godine më 14 shtator 1998. Ai ka rrëfyer atë që sipas tij, është e vërteta e asaj që ndodhi brenda kryeministrisë.

Reagimi i plotë

Truprojat e çdo politikani apo të drejtuesve të institucioneve kushtetuese meritojnë mirënjohje. Problemi i tyre është deformimi i historisë pas disa viteve, për t’u përshtatur me rrethanat përfituese. Kësaj “sëmundjeje” nuk i ka shpëtuar dot as Tori. Ja pse:

- Publicitet -

1. Fatos Nano nuk ka dashur të largohej nga godina. Kemi qenë disa ministra që këmbëngulëm, pasi urrejtja vrastare e kryengritësve të PD-së ishte drejtuar ndaj Nanos. Pasi ai u largua, ku dhe përgjegjësia morale dhe ligjore i mbetet Gardës?

2. Kryeministri dhe qeveria e kishin bërë të qartë se mbrojtja e Kryeministrisë do të bëhej pa provokuar dhe goditur protestuesit — 100 për qind ndryshe nga ajo që ndodhi më 21 janar.

3. Protestues të armatosur sulmuan Kryeministrinë, duke plagosur komandantin e Gardës, Licaj.

4. Garda e Republikës ra, por më e rëndësishme është që ajo protestë nuk u kthye në një përleshje të përgjakshme.

5. Protestuesit hynë brenda Kryeministrisë dhe godisnin si të çmendur.

6. Kishim mbetur vetëm 3-4 ministra dhe po mbroheshim nga plumba, duke u mbështetur pas kolonave mbajtëse dy kate më lart.

7. Kur humbëm shpresat dhe rreziku vdekjeprurës po na afrohej, plumbat po na rrethonin nga çdo krah.

8. U fol se Berisha kishte marrë telefonata paralajmëruese dhe kërcënuese për t’u tërhequr nga Kryeministria. Pikërisht atyre telefonatave nga Washingtoni, Berisha iu bind menjëherë.

8. Pasi dështuan të pushtonin kryeministrinë, protestuesit u sulën drejte Gardës, ku rrëmbyen një tank.

10. Partia Demokratike u bë e para parti në Evrope pas viteve 90-të që mbajti përpara selisë se saj – një tank luftarak.

9. Se kush iku i pari apo i fundit nga godina e kryeministrisë nuk ka shumë rëndësi, por të vërteten e dimë vetëm ne katër të fundit që fatmirësisht i shpëtuam vdekjes.

10. Përbetimi i Torit se i fundit iku Rama është i pavërtetë dhe i pasinqertë.

10.1. Sepse Tori iku më shpejt se të tjerët, për të shoqëruar Kryeministrin. Pra nuk është dëshmitar okular.

10.2. Garda, besoj në atë kohë, nuk kishte drone për të ndjekur në kohë reale zhvillimet brenda Kryeministrisë.

10.3. Tori ndoshta pa vet-dije, por ndoshta pa me qëllim përfitues, mashtron opinionin publik, pasi nuk ka qenë dëshmitar okular i zhvillimeve të fundit në Kryeministri.

Ky sqarim nuk ka të bëjë me Torin, por me të vërtetat historike, të cilat nuk mund t’i deformojë as vetë Tori.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Komente
  • Gaqiu thotë:
    21 Maj, 2025 te 8:02 pm

    Pirdhni se liroheni mor djem. U ja e bere gazrat mal.
    Pirdhni de pirdhni

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    21 Maj, 2025 te 8:12 pm

    Te lumte Malaj!.Mbetet deshmia e Izet Haxhise,qe e beri qindshin me corape.

    Përgjigjiuni
  • Puna e komisarit, ishte loja!!! thotë:
    21 Maj, 2025 te 11:39 pm

    Percahemi dhe manipulohemi lehtesisht dhe sepse ne kohen e komunizmit u infiltruan dhe u potencuan individe me kombesi te vendeve armike.
    Sot me naivitetin e Veriorve, injorancen e te mesmeve dhe mercenarizmin e jugorve, shto ketu dhe dogmat fetare ku dhe komunizmi percau si fe mbi fete, Shqiperia perpelitet si peshk i gjalle ne rere.

    Përgjigjiuni
  • Nebi Halipaj thotë:
    22 Maj, 2025 te 3:12 am

    Nuk e kuptoj deshmine e nje bodyguardi te nje personaliteti shteteror !
    Gardistet Jane vigjilent per te ruajtur personalitetet e larta shteterore, fizikisht te forte per tu perballur me cdo agresion duke I siguruare jeten personalitetit .
    Nje gardist profesionist asnjehere nuk deshmon ai nuk ka llafe por kryen sherbimin qe ka mare persiper me perkushtim! Kjo eshte lajthitje dhe deshtim duke ju shfaqur publikut si I mangut professionalisht. Ai i tregon opinionit publik se detyren qe ai ka pasur e ka shperdoruar! Deshmite ,shtesat apo mangesite e nje realiteti nuk eshte objekti I punes se tija!!!!!
    Heshtja! Jesti me I bukur dhe dinjitoz I nje gardisti profesionist.

    Përgjigjiuni
  • Fshatari thotë:
    13 Qershor, 2025 te 6:16 am

    Se kuptoj perse nuk u hetua Berisha per kete revolucinin e shtatorit.Mos ka nje marreveshje edhe per kete,apo varja se pasuria e popullit eshte,si te vidhet si te digje njesoj eshte

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    13 Qershor, 2025 te 7:10 am

    34 vjet nga ngjarja e Madhe.Lindi Trendafili roze,i laparos me mavi. 847 777 mije votues u nisen per Evrope..Kurva u nis per Amerike,si pidhi n`Dasem,Do martojme Malon/me tre pale saze.
    Anulloi Festen e PS,per dasmen e Sorosit.

    Përgjigjiuni
  • Tellalli thotë:
    13 Qershor, 2025 te 7:42 am

    Demo , kurva e pidhit të satëme .

    Përgjigjiuni
  • Trapajani thotë:
    15 Qershor, 2025 te 7:42 pm

    Demo,,Ka mar me vete edhe grate e fisit tend,,si cinghie per dasmen e sorosit,,,se din mir ta tundin dybegun,,,burr shkerdhat

    Përgjigjiuni
  • Zani Burimi thotë:
    17 Qershor, 2025 te 3:42 pm

    O Agron, ke shkuar kunj me kunj dhe ti, o profesor! Ti e ke perjetuar nga brenda ate dite dhe une nga jashte nja 10 m larg arkivolit te Azem Hajdarit. Po c’ burra kishin qene , mor shoke qe iu turren kryeministrise me mitraloza, me tanke dhe diagace dhe vetura si te cmendur fare dhe si e lane “liderin” ne rruge? Bobo nana ime c’me kane pare syte! Ndersa njeri nga komentuesit pyet se pse nuk u hetua per ngjarjen? PO, mor zotni, u hetua nga plepistat e Sales dhe e lane m.tin te zere kore. Hej, c’ kemi mbetur pa shtet qe ne vitet 90! Ver shtet dhe bej demokraci, jo keshtu si vazhdohet prej 35 vitesh!

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Fillimi i fundit të regjimit të Vladimir Putinit!
  • Dy klubet bëhen bashkë, Interi dhe Milani u bëjnë “bllok” ultrasve në stadium
  • Pse është zhdukur Xi Jinping? Heshtja e medias shtetërore dhe thashethemet e frikshme
  • Hetimet e SPAK dhe historitë e vip-eshave që notojnë në paratë e drogës
  • “Ç’mendon për drejtuesit e PD, Flamurin, Albanën?”/ Bamir Topi: S’e vë në punë inteligjencën në këto raste!

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  2. demo në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
  3. TRENI në Fakti, mashtrimi dhe injoranca: Rasti i Yuri Kim dhe rrëshqitja mediatike shqiptare
  4. TRENI në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
  5. TRENI në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?