Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ardian Çapja: Nëse zbuloni vrasjen e avokatit Ravik Gurra do gjeni thesare! S’u zbardh vrasja në 2016 se u fshinë përgjimet ku dilte politikani i lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ardian Çapja: Nëse zbuloni vrasjen e avokatit Ravik Gurra do gjeni thesare! S’u zbardh vrasja në 2016 se u fshinë përgjimet ku dilte politikani i lartë
AktualitetKronike

Ardian Çapja: Nëse zbuloni vrasjen e avokatit Ravik Gurra do gjeni thesare! S’u zbardh vrasja në 2016 se u fshinë përgjimet ku dilte politikani i lartë

Published: November 21, 2022
Shpërndaje

Ardian Çapja i akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012 ka dhënë sqarime në Gjykatën e Posaçmë në lidhje me ngjarjen e 10 viteve më parë. Sipas gazetarit të ABC, Ermal Vija, në dëshminë e dhenë përballë gjykatës, Çapja ka deklaruar se gjithçka është inskenim për të dëmtuar imazhin e tij. Sipas tij, prokurori që ka ndjekur hetimet dhe ka zbardhur vrasjen e babë e bir është lidhur me krimin dhe bandat.

Çapja tregoi se familja e tij është sulmuar nga kundërshtarët dhe zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale ia ka lënë në dorë shtetit ti zbardhë. Ai foli edhe për masakrën e 3 shkurtit ku mbetën të vrarë anëtarë të fisit Çapja.

“Në 2005 më është vrarë vëllai dhe ne si familje ja kemi lënë në dorë drejtësisë. Jam shoqëruar në polici për vrasjen e 15 gushtit 2012 ndërkohë që unë po këtheheasha nga Maqedonia. Deri në datën 13 gusht të atij viti kam qenë me pushime në Greqi. Më pas kam vendosur të iki në Maqedoni të bleja kaldaja, ishim 4 veta mes tyre edhe nipi Florenc Çapia.

- Publicitet -

Pa hyrë në Elbasan na ka ndaluar policia, dhe na kanë marrë në pyetje, aty kam marrë vesh që kush ishte vrarë. Nuk njoh asnjë nga të dyshuarit e tjerë nuk kam asnjë lidhje me ta. Prokuroria na bllokoi pasaportat dhe ndaluan nipin tim Florencin”, tha ai.

Ardian Çapja deklaroi më tej në seancën e së hënës:

“Prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, i kam kërkuar që të zbardhen ngjarjet e mia që më janë bërë 3 atentate 2 në 2017 dhe një në 2020 me snajper. Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 unë nuk kam dal më nga shtëpia.

Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar.

Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit.

Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbuojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orjentimi i hetimeve.

Unë skam lidhje me vrasjen e 2012 sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. Kam degjuar në media që ju prokurori Dibra keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra, ke tre telefona, ke dosjen time, gjej kush ka vrarë avokatin bëj drejtësi.

Nëse zbardh vrasjen e avoaktit Gurra do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut aty ke gjithë të vërtetën. Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vet dretësia.

Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos hetimin e ngjarve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardhë ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant.”

Gjatë seancës Çapja bëri debat edhe me Ervis Bardhin bashkëpunëtorin e drejtësisë ku i kërkoi që të tregonte të vertetën për ngjarjen dhe të mos gënjente para gjykatës.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Gzim Kulufi says:
    November 21, 2022 at 6:56 pm

    Taulant … Taulant, … kush mund te jete ky! Nwse eshte politikan i larte, …. atehere … atehere duhet te kete kontakte edhe me nje te gjate aty ne qeveri! Edhe ky i gjati … s’po me kujtohet kush eshte, …. nejse, drejtesia gjermano-amerikane, sic ka thene angllo-zakzoni advokado Zbarak Ngjala, po vendoset ne Shqiperi! Ja, dhe pak dite dhe ajo do te funksionoje mrekullisht! Dhe ambasadorja jone do ta bekoje me fjalet e saja te shenjta!

    Reply
  • Andis says:
    November 21, 2022 at 11:57 pm

    Taulant Balla eshte se nuk do shume pune per ta identifikuar. Tani topin ja kane lene ne dere Prokurorise se Elbasanit. Cudira te tjera do degjojme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Komentet e Fundit

  1. hila on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Lil Toronto on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  4. Tur Shehu me shok shume! on K.E – BELA MAFIA
  5. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?