Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Argita e solli Lulin te Saliu? Gazetari që ishte afër Berishës: “Gënjeu në intervistë, shkak thashethemet për raportin mes tyre”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Argita e solli Lulin te Saliu? Gazetari që ishte afër Berishës: “Gënjeu në intervistë, shkak thashethemet për raportin mes tyre”
Lajmi i funditPolitike

Argita e solli Lulin te Saliu? Gazetari që ishte afër Berishës: “Gënjeu në intervistë, shkak thashethemet për raportin mes tyre”

Published: November 1, 2023
Shpërndaje

“Unë nuk e kam sjellë kurrë në politikë, është gënjeshtër, sigurisht që ka qenë pjesë e rrethit tim shoqëror, ka qenë pjesë e rrethit të afërt shoqëror, ai ka pasur ofertë nga një parti tjetër në vitin 2005 kur ka ardhur, e vetmja gjë që më ka kërkuar ka qenë të takonte Sali Berishën.

Nuk e kam ditur se për çfarë do të flasin dhe nuk kam dashur ta di. Nuk më ka kërkuar kurrë një gjë të tillë, s’e kam bërë jo me Lulzim Bashën, por me asnjë njeri tjetër për një arsye të vetme, sepse nuk kam dashur kurrë t’i jap kosto Sali Berishës…”

Këtë tha në një intervistë televizive Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Berisha, person non grata dhe aktualisht nën akuzë nga SPAK për korrupsion.

- Publicitet -

Por një nga njerëzit që ka qenë pranë Berishës në kohën për të cilën flet Argita, thotë që ajo gënjen për raportin me Bashën.

“Më e pështira ishte kur foli për Lulzim Bashën dhe faktin që ajo nuk ja ofroi atë Sali Berishës, por thjeshtë më 2005, ai vet kishte kërkuar ta prezantonte me Berishën” – thotë gazetari Mero Baze dhe tregon:

“E vërteta është se Lulzim Basha e njeh Sali Berishën siç e kanë pohuar të dy, qysh nga viti 1991.

Në vitin 1993, Sali Berisha është një nga dy rekomanduesit për bursën e Lulzim Bashës në Holandë dhe në formularin e Lulzim Bashës në Utreht, emri i Sali Beishës si president i Republikës është depozituar si garantues i integritetit tij si student dhe i kishte lejuar Universitetit të Utrehtit ta pyesnin për të. Pra Luzlim Basha ishte një njeri që Berisha po e ndiqte dhe në rrugën e tij për t’u arsimuar.

Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë mbajtur kontakte në vitin 1997 e më pas dhe në vitin 2004, kur u hodh ideja e KOP, ai ishte në krye të listës nga Sali Berisha.

Ishte e vërtetë që ai punonte në atë kohë me Argitën në Kosovë, madje dhe burrin e saj, por edhe kjo ishte fryt i lidhjes së mëparshme që kanë pasur, lidhje që Berisha përpiqej ta mbante fshehur nga ne të tjerët, por ja ndaj Argitës.

Ai u ftua nga Berisha për të qenë në krye të KOP jo si një rekomandim i rastit, por si fryt i një lidhje të gjatë konsoliduar mes tij, Berishës dhe vajzës së Berishës.

Nuk ishte rekomandim, ishte më shumë se aq. Ishte një ide e pjekur prej kohësh. Argita Berisha nuk ka pse të gënjejë në mënyrë të shëmtuar nga komplekset që ka nga thashethemet që dëgjon për veten rreth këtij raporti.

Lulzim Bashën e kam pritur në Tiranë më 2004 me rokomandim të Berishës për t’u njohur me të si njeriun që drejtonte KOP. Jo më 2005, por më 2004.

Më 2005 ai ishte de fakto njeriu i dytë në PD, në hije, aq sa desh çmendi gjithë PD-në e vjetër.

Gënjeshtra pa stil e Argitës për Lulzim Bashën dhe gjithë qeverinë e vitit 2005- 2013, që në fakt u mbush me shokë e shoqe të Argitës e Shkëlzenit, tregon se ajo është një mashtruese ordinere pa fantazi, që nuk di të pranojë asnjë të vërtetë në jetë, nëse ato nuk i shërbejnë për momentin.

Dhe kur në një dalje publike ku njerëzit kërkojnë të vërtetën, të gënjesh për çdo gjë, madje dhe për kohën kur ke njohur Lulzim Bashën, natyrisht që nuk mund të bindësh askënd se po thua të vërteten për grabitjen e Klubit “Partizani…”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 15 qershor 2026
  • Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  • Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj
  • Rama i quan protestat “budallallëqe” në median amerikane
  • Zvicra në referendum për të vendosur nëse vendi duhet të kalojë 10 mln banorë

Komentet e Fundit

  1. Konfuze e trembur on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  2. prehistoriku on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  3. ¿? on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  4. Malesori on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  5. Lumi Vlorës on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?