Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj
Lajmi i funditopinion

Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj

Published: June 14, 2026
Shpërndaje

Nga Artan Xh. Duka

Simbolikisht, ndonse në bulevard, protesta tani ka hasur në udhëkryq. U nis për Zvërnecin por e ngriti “pjacën” për t’iu kundërvënë, dhe me të drejtë, mbarë zullumit të politikës e qeverisjeve BeRama në tranzicion dhe tashmë duhet të bindë qytetarin që ia vlen dhe e ka mundësinë për të qënë bartëse e ndryshimit në vënd.

Kurth apo domosdoshmëri!

- Publicitet -

Koha ka treguar se protesta për protestë, edhe kjo e sotme, nuk shpie kund. Me gjasa, sa kohë ajo nuk evoluon politikisht e në format, do të zbehet duke u shndërruar në bumerang për motivin fillestar. Do të fuqizojë më tej zullumin politik se ajo që nuk të vret, të bën më të fortë. Nuk është punë numrash, jo 2000 apo 8000 por kauze e misioni e vlen qoftë dhe një i vetëm në shesh.

Ajo është tashmë pre e BeRamës qoftë për t’u denigruar e degraduar ashtu edhe manipuluar për të mos cënuar vijimësinë e abuzimit politik. Retorika e mospolitizimit të protestës vetëm e asgjëson atë ndaj dhe ajo, jo vetëm nuk duhet të kompleksohet nga politizimi por duhet të politizohet sa më shpejt si premisë për besueshmëri e alternativë ndaj BeRamës që ka monopolizuar tregun politik.

Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj. Një test për politikanët e partitë e reja që të lënë mënjanë ndasitë e të bashkohen për të mirën e të gjithëve. Ndryshe, nëse nuk janë të zot të bashkohen, kot lëshojnë ultimatume e tororisin popullin në bulevard.

Anonimati i drejtuesve të protestës dhe meraqet për presione e manipulime nga pushteti nuk përçojnë mesazhin e besimit e shpresës tek qytetari për t’iu bashkuar asaj. Nuk dëshmon dinjitet, kurajo e guxim politik e qytetar dhe shpie ujë në mullirin e BeRamës.

Protesta fiton identitet me politizimin e saj. Ajo duhet të jetë shtrat për një grupim opozitar që përmbledh partitë e reja, ato që nuk u pajtuan me PD e PS, qytetarët patriotë etj, një bashkim ky ad-hoc për aq sa kohë demokracia të futet në hulli.

Një entitet që shmang çdo mëdyshje e mosbesim për protagonizëm e qejfmbetje përmes një grupi nismëtar që garanton rrotacion, veto e unanimitet për më tej.

Bllofi Rama

Dorëheqja nuk kërkohet por jepet dhe Rama e humbi shansin të tregojë se është burrë shteti e largohet me dinjitet nga politika. Ndërkohë, dialogu është domethënës në demokraci ndaj edhe ai i protestës me Ramën nuk duhet përjashtuar por përkundrazi duhet shfrytëzuar për të dëshmuar publikisht maturi e risi në ballafaqimin me të vjetrën në politikë.

Dialogu është një shans për të afishuar identitet politik; në botë bisedojnë edhe ata që vriten e priten ndaj dhe një lëvizje e re politike nuk duhet të shmangë dialogun si praktikë e preçedent normal e thelbësor demokratik. Ndryshe, vetëm do të paragjykohet për sertësi, refraktarizëm e arrogancë ende pa dalë mirë nga veza dhe kjo nuk lë përshtypje të mirë për më tej.

Përfaqësuesit e protestës duhet të mos tuten nga bllofi i pushtetit për dialog. Është një shans për të diskretituar publikisht BeRamën para kamerave e botës dhe ngjizur besueshmëri se përfaqësojnë realisht shpresën për ndryshimin e shumëpritur në vënd dhe lënien pas të tranzicionit famëkeq.
“Tik-taku” vlen si për politikën e korruptuar ashtu edhe protestën e ngjizjen e shpresës qytetare pas saj.

Tejzgjatja deri në lodhje e protestës e mpirja qytetare bulevardit nuk shpie kund. Është koha për të bërë “Zapatën” se edhe ai në pushtet që bëri “Zapatën” vetë dikur, nuk e ka aq kollaj të fusë emra në rreth.

Një kokë më lart

Protesta nuk duhet të përçojë mesazhin e revolucionit me ultimatume, thirrje luftarake, etiketime ekstreme etj si retorikë që lë gjurmë në psikikën qytetare më tej. Ajo duhet të jetë një dritare për të parë se si duhet të sillet politika në demokraci. Nëse premton politikë ndryshe, duhet të sillesh si e tillë.

Fatin politik të Ramës e të kujtdo tjetër në demokraci e vendos vota, ndryshe, “karma” e revolucionit rikthehet e kjo cënon shtetin ligjor e demokracinë. Abuzimin politik nuk duhet t’a kontrollojë rruga e sheshi por sistemi e ligji dhe ky duhet të jetë edhe objektivi i politikës së re.

Politika abuzon sepse Kushtetuta pas së cilës fshihet ajo, pasi u miratua dikur në referendum, është arnuar deri në tjetërsim me kulisa e pazare partish në Kuvënd. Politika abuzon sepse u hoq qafe ligji zgjedhor mazhoritar që varte çdo berr nga këmbët e tij dhe Kuvëndi-noter është taborr eunukësh listash që prodhon ligji aktual zgjedhor. Politika abuzon sepse referendumi është thjesht stoli në Kushtetutë dhe Këshillimi Kombëtar e sondazhet janë surrogato për të përligjur zullumin qeveritar.

Drejtuesit e protestës duhet të dëshmojnë se janë një kokë më lart se politika e zullumit dhe nuk duhet të sillen e bëjnë demagogji si BeRama dikur. E keqja e hequr me revolucion e nxjerr sërisht kokën ndërkohë e hequr sipas rregullave, arkivohet pakthim.
Drejtuesit e protestës duhet t’a nisin me një mea-culpa qoftë për mbështetjen që i është dhënë direkt apo indirekt BeRamës ndër vite ashtu edhe për heshtjen e gjatë e indiferentizmin ndaj së keqes që nuk zuri fill me Zvërnecin por u pranua pa u ndjerë si “bretkosa” e përvëluar gradualisht.

Nuk ua ul dinjitetin por i bën njerëzor dhe të besueshëm për më tej.

Ndonëse tranzicioni BeRama dogji plot breza, rinia e sotme po e refuzon këtë fat e fatalitet duke tentuar t’a marrë vetë fatin në dorë. Protesta zuri vënd në “hartë” për sytë e gjithë botës e ajo që nevojitet tani është përshkallëzimi përmes politizimit e shpalosjes së ofertës politike së saj. BeRama ua ka bërë kollaj atë.

BeRama nga “temjani”

Një ofertë politike është mundësi jo vetëm për identitet e imazh publik por edhe “vaksinë” ndaj “kolonave të pesta” BeRama në bulevard. Një grupim opozitar që ofron një ofertë që nuk i shkon sipas midesë BeRamës, është vetvetiu e garantuar nga rreziku i “klonimit” të abuzimit në vënd.

Opozita e protestës duhet të ofrojë ato gjëra që BeRama nuk i honeps por që qytetari i dëshiron. Flamuri i saj duhet të jetë respektimi i pronës historike, ligji zgjedhor, insitucioni i referendumit, kufizimi i mandateve në qeverisje, identiteti historik etj.

Vota është “atomi” i demokracisë ndaj duhet që të rikthehet një sistem zotësie si ai mazhoritar aty ku banon, të eleminohen financimet e privilegjet nga buxheti të partive, të depolitizohet trupa zgjedhore etj rregulla që ulin politikën me këmbë në tokë dhe e freskojnë atë vazhdimisht si parti e individë. Është “temjan” për BeRamën dhe e mban larg atë.

Referendumi duhet të shndërrohet në mekanizëm efikas dhe rutinë për mbarëvajtjen e jetës demokratike e social-ekonomike në vënd. Kriteret për të duhen saktësuar psh. lokal apo kombëtar për investime përtej një shume monetare të caktuar, lënia e derës hapur për brezat që vijnë për të rikonfirmuar apo ndryshuar atë etj. Është “temjan” për BeRamën dhe e mban larg atë.

BeRama polli pabarazi e padrejtësi me ligj ku e para prona historike është nëpërkëmbur gjatë. Politika e protestës duhet të premtojë kompensim urgjent të pronarit historik, në natyrë në pronën e tij apo gjetiu, kompensim financiar sipas tregut të indeksuar me inflacion qoftë dhe me këste sikurse ndodh me të persekutuarit (ndonse dosjet e persekutimit u futën në thes dhe ordineri u barazua me disidentin).

Deri edhe anullim të 7501 e rikthim në pronën e të parëve apo dorëzimin e pronës historike kur zë një të dytë, aplikimin e kredive të buta për pronarët e 7501 për të kompensuar pa vonesë ata historikë, shndërrimin e së drejtës së pronësisë sipas 7501 në atë të përdorimit përkundrejt një takse pronarit historik etj. Është “temjan” për BeRamën dhe e mban larg atë.

Politika e re duhet të përqafojë e inkurajojë rishikimin e historisë në gadishullin Ilirik për të zyrtarizuar vijimësinë e gjuhës e historisë pellazgo-iliro-epiriote-maqedonase e më tej arbërore e shqiptare këtu. Kemi nevojë për identitet historik që na faktorizon e na bën krenar më tej në botë dhe e bën akoma më të çmuar vëndin e të parëve tanë.

Duhet të zyrtarizohen gjetjet e reja arkivore, të rishikohen tekstet mësimore, toponimet etj pa u merakosur për trillimet e sajesat e fqinjëve që na kanë bërë me hije gjatë. Shqiptarët braktisin vëndin jo thjesht se nuk ka mirëqënie por se nuk ka barazi e vetë BeRama nuk rri në “barkë” me qytetarin hallexhi.

BeRama po tenton të na pështirosë vëndin e nxitur emigrimin masiv edhe duke shpërfillur apo mohuar historinë e të parëve tanë nga lashtësia gjë që cënon ndjenjën, motivin e idealin qytetar për të kontribuar në atdhe. Patriotizmi e rishikimi jo bardhë e zi i së shkuarës është “temjan” për BeRamën dhe e mban larg atë.

Plazhi ku shkriu “akulli”

Problemi i Zvërnecit nuk është projekti, sado i bukur dhe unik ai apo se kush do të paguhet për tokën atje. Problem është mungesa e transparencës që është bërë rrugë nga BeRama në tranzicion. Gjërat propozohen, premtohen e u zgjidhen tavolinave e jahteve duke shndërruar institucionet në formalitet e shpërfillur zërin qytetar.

Sesa kompleks turistik me fitimet që nuk dihet ku përfundojnë, Zvërneci e Sazani do të tërheqin më shumë turistë nëse mbeten të virgjër e unik siç janë tani me një investim minimal infrastrukturor për aventurën e turistit ditor ndërkohë që vetë Sazani vlen edhe si bazë ushtarake me fitimet direkt në buxhet.

Turizmi nuk është vetëm diell e shezlong por edhe kuturisje në natyrë sikurse ndodh me Alpet në veri sot për të cilat ka interes turistik sepse fundja edhe Ivanka u mahnit me një ishull të virgjër e jo “dubai” në Adriatik.

Se e betonizon bregdetin greku, kroati etj, nuk kemi pse e bëjmë majmunin edhe ne përkundrazi, do të binim në sy për mirë se bukurinë e paprekur naturore nuk e konkurron kush.

Të gjitha këto dilema zgjidhen me transparencë që BeRama nuk e ofron. Ata kanë tjetërsuar mbarë habitatin në vënd sipas vizionit të tyre duke mos lënë më gjë për brezat më pas dhe kjo ngutje, sesa era dëshirë për ndryshim, kutërbon abuzim.

Katrahura e Zvërnecit është këmbanë alarmi e letër “lakmuesi” për mungesën e transparencës, arrogancën e karshillëkun e BeRamës kudo e kurdo në tranzicion. Për drejtuesit e protestës, bulevardi sot është ja sheshi ja mejdani. Boll me episode pafund protestash vënd e pa vënd që lodhin qytetarin deri edhe bllokojnë jetën qytetare kur sheshin Skënderbe atje e kanë.

Protesta duhet të dëshmojë pa vonesë se jo vetëm duan por edhe dinë e janë gati t’i dalin për zot vëndit për më mirë!

Kauza lyp mision e misionarë!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Anonymous says:
    June 14, 2026 at 3:52 pm

    I ke rënë pikës!
    Pak gjatë, por ajo që shkruan është shumë e saktë.

    Reply
  • Ufos says:
    June 14, 2026 at 3:54 pm

    Protesta nuk eshte pa identitet. Eshte nje qe guxoi te thote i vetem te verteten se “Toka eshte e sheshte”. Ai te behet kryeminister. Sazani ndihmes dhe Pilinci kryetar nderi (nuk ka moshe per KM).

    Reply
  • Emigrant 97 says:
    June 14, 2026 at 4:32 pm

    Ata bluze zinj qe drejtojne protesten duken te dyshimte. Dikush fshihet mbrapa tyre. Dyshoj per Lapaj apo Qorri. Jam skeptik per fundin e kasaj levizje. Rama ka kontrollin e elektoratit edhe sikur te behen zgjedhje te reja. Anketat tregojne 60% e publikut nuk mbeshtesin protesten.

    Reply
  • Hysni Lekaj says:
    June 14, 2026 at 4:46 pm

    postImi autorità te njohuri edhe PSE ne forme leksioni qendron.
    Problemi eshte qe ky shkrim me :’SIKUR!?:
    Sikur te kishim,ZGJEDHUR,vittime,parlament,demokraci parlamentare,demokraci PERFAQESUESE,..SIKUR TE KISHIM SHTET…..Nderkohe qe ky vend e ky ‘POPULL’ in per ATA qe e njohin koncertin ‘SHTET’:
    -Teresi teritoriale-Pasuri kombetare-Kapitale strategjike- Te drejtat e shoqerise e sto humane-Popull….qe perbejne bazar themelet strukturat mbajtese te ‘Shtepise shtet’ tek ky vend dikur ShQIperi e ketij Populli dikur shQIptar Ka 35 Vjet QE i M U N G O J N E!

    P.S Sa per idene e nje ‘Dialogu’ midis nje mender K/M……Kujslinge,i nje QIverrije Kujslinge,Dale nga nje parlament KRRIMINAL e i INKRIMINUARI me 2/3 te emruar nga MAFJA. eshte Jo thjesht miopi por me teper se Idjotesi,per te mos Thene gje tjeter!

    Reply
    • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
      June 14, 2026 at 6:10 pm

      Bisedime mund te behen me BE SE, OSBE qe Jane edhe bashkefantoree qeverrite antishqiptare ne Tragjedi e 35 vjecare te ketij vendi e POPULLI.
      ….JOOOOOOO me A. Mer. Ike!

      Reply
  • Valbona says:
    June 14, 2026 at 5:04 pm

    Shume e sakte: “Kauza lyp mision e misionarë!”, por misionaret e vjeter u plaken ne mergim, misionaret e rinj do te dalin ne krye kur SPAK dhe GJKKO te spastrojne fushen e kriminalizuar politike nga dy perbindeshat Berisha-Rama.

    Reply
  • K R says:
    June 14, 2026 at 5:15 pm

    Dita mos lejo qent e BeRamës të ndyjn forumin me parullat qe ua jep te gatshme stafi beqirave qe paguhet me taksat tona
    Posht sufllaqexhijt
    Rroft Shqiperia

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  • Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj
  • Rama i quan protestat “budallallëqe” në median amerikane
  • Zvicra në referendum për të vendosur nëse vendi duhet të kalojë 10 mln banorë
  • Përplasen dy makina në Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën një 26-vjeçare, plagosen 4 të tjerë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  2. PANO HALLKO on Pesha e jashtëzakonshme e asaj që ndodhi mbrëmë në Tiranë!
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj
  4. Dajti on “Nuk negocioj me ata që nuk më kanë votuar…” (!)
  5. Oficeri i artilerise on Aleksandër Vuçiç paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?