Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ARKIVAT: Vendi i vetëm me të cilën marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë nuk u ndërprenë asnjëherë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > ARKIVAT: Vendi i vetëm me të cilën marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë nuk u ndërprenë asnjëherë
HistoriLajmi i fundit

ARKIVAT: Vendi i vetëm me të cilën marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë nuk u ndërprenë asnjëherë

Published: September 20, 2025
Shpërndaje

Gjatë rreth 50 viteve të komunizmit, Shqipëria ka pasur 22 ambasada në të gjitha kontinentet. Por disa herë më i madh është numri i vendeve me të cilat kishim marrëdhënie diplomatike.

Sipas diplomatit shqiptar Lisen Bashkurti, gjatë sistemit komunist Shqipëria ka pasur marrëdhënie diplomatike me 72 vende në të gjithë botën.

Diplomatët thonë, se numri i vogël i ambasadave në krahasim me relatat zyrtare midis shtetit tonë dhe të tjerëve, shpjegohet me faktin se një ambasador, mund të mbulonte shtete të tëra në një kontinent.

- Publicitet -

Pjesa më e madhe e shteteve me të cilat Shqipëria vendosi marrëdhënie diplomatike në atë periudhë, ishin vende të Bllokut Komunist. Por njëkohësisht nuk mungonin marrëdhëniet edhe me vende shumë të zhvilluara Perëndimore.

Vendi i parë me të cilin qeveria komuniste vendosi marrëdhëniet pas çlirimit të vendit, ishte Jugosllavia. Marrëdhëniet midis dy vendeve u lidhën në fillim të vitit 1945 dhe ambasadori i parë në Jugosllavi, u emërua Hysni Kapo, një nga drejtuesit më të lartë të Partisë Komuniste.

Por Jugosllavia ishte edhe vendi i parë me të cilin i shkëputëm marrëdhëniet diplomatike. Në vitin 1948, pas përplasjes së Titos me Stalinin, Shqipëria i ndërpret marrëdhëniet me Jugosllavinë.

Në fakt ftohja e marrëdhënieve midis dy vendeve kishte filluar që në vitin 1947. Kjo periudhë shënon edhe nisjen e marrëdhënieve të ngushta të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik. Pasi megjithëse marrëdhëniet midis dy vendeve ishin vendosur që në dhjetor të vitit 1945, ato gjithmonë kalonin nëpërmjet Jugosllavisë.

Ambasadori i parë në Bashkimin Sovjetik u emërua Koço Tashko. Menjëherë pas shkëputjes nga varësia diplomatike e Jugosllavisë, Shqipëria vendosi marrëdhënie me shumë vende të Evropës Lindore.

Marrëdhëniet e ngushta me Bashkimin Sovjetik zgjatën deri në vitin 1960, kur Moska zyrtare i ndërpret marrëdhëniet me vendin tonë, në mënyrë të njëanshme.

Kjo erdhi pas përkrahjes që Enver Hoxha i bëri Kinës, duke dalë kundër linjës së Bashkimit Sovjetik. Kjo gjë çoi deri në shkëputjen e dyanshme të marrëdhënieve në vitin 1961. Por nëse me Jugosllavinë Shqipëria i vendosi përsëri marrëdhëniet në fundin e viteve ’50-të, me Bashkimin Sovjetik ato u rilidhën përsëri pas 30 vjetësh, në vitin 1991.

Shqipëria gjatë regjimit komunist, nuk pati marrëdhënie vetëm me vendet komuniste, por edhe me shumë vende perëndimore.

Vendi i vetëm me të cilën marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë nuk u ndërprenë pothuajse asnjëherë, ishte Franca. Vendi perëndimor ishte nga të paktat vende të fuqishme demokratike që njohu qeverinë komuniste të Tiranës, të krijuar në vitin 1946. Kjo bëri që marrëdhëniet midis dy vendeve të lidheshin menjëherë dhe të vazhdonin pa ndërprerje.

Vendi i dytë perëndimor me të cilin Shqipëria vendosi marrëdhënie, ishte fqinja i saj, Italia. Megjithëse Italia e kishte pushtuar Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946, ajo do ta njihte qeverinë komuniste të sapokrijuar. Gjithashtu, në vitin 1946, Shqipëria dhe Italia nënshkruan Traktatin e Paqes, gjë që u hapi rrugën lidhjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

Nënshkrimi i Italisë së këtij traktati, i solli Shqipërisë edhe përfitimin e një shume prej 5 milionësh dollarë. Kjo sasi parash ishte vendosur si dëmshpërblim për dëmet që Italia i shkaktoi Shqipërisë gjatë luftës. Pas kësaj marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u lidhën menjëherë.

Por në vitin 1957, Shqipëria lidhi marrëdhënie diplomatike edhe me Austrinë, pasi kjo ishte deklaruar si vend neutral, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Bumin më të madh të vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike gjatë regjimit komunist, sipas diplomatit të njohur Lisen Bashkurti, Shqipëria e pati në vitet ’70-të. Ku sipas diplomatit, nga 24 vende me të cilat Shqipëria kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të ajo do kishte marrëdhënie me gati 72 vende në të gjithë botën.

Dy vendet me të cilët regjimi komunist lidhi marrëdhënie në vitet e fundit të rënies së tij, ishin dy vendet perëndimore, Gjermania Perëndimore dhe Spanja. Ato u vendosën përafërsisht në vitet u 1987 dhe 1988.

Ambasadat e Shqipërisë nëpër botë para viteve ’90-të:

Bullgaria

Çekosllovakia

Algjeria

Austria

Kina

Rumania

Bashkimi Sovjetik

Polonia

Vietnami

Italia

Hungaria

Republika Demokratike Gjermane

Jugosllavia

Greqia

Republika Popullore e Korese

Franca

Egjipti

Turqia

Kuba

Suedi

Argjentina

Republika Federale Gjermane

Tanzani

Meksikë

Zvicër

Armand Jonuzi – Memorie

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Marku says:
    September 20, 2025 at 1:39 pm

    Kur te lexoni librin RECETA PA KOMB (ose ne anglisht THE NATION-FREE RECIPE) do zbuloni pergjigjet e shume pyetjeve qe lindin nga keto marredhenie politike midis Shqiperise dhe vendeve te tjera.

    Reply
  • Perralla "Operacioni i Zjarrit" says:
    September 20, 2025 at 3:41 pm

    Europa kontinentale, humbi luften e ll boterore ndaj Anglise dhe Amerikes Hebraike. Pas 1945, tere bota u be koloni e Britanikeve dhe e Hebreve, ku njera luante karten e djathte e tjetra luante karten e majte.
    Anglezet dhe Çifutet kane tallur bythen me te gjithe popujt e planetit.

    Reply
  • chp says:
    September 20, 2025 at 3:59 pm

    Nje artikull qe dhe nje adoleshent i kohes Enverit mund ta bente me mire..
    Nese tog fjaleshi “regjimi komunist” na shqiptohet pambarimisht nga dy kermat komuniste tropojaniste te Enverit si Bashkurti apo Bisnik Mustafa cfare duhet te mendojme per regjimin dollarist ne Amerike apo ate Euroist te Brukselit apo me keq keq akoma per regjimin Monstruist te Usali Ramortjes te sotem ?
    Ka ardhur koha qe periudha 1944-1991 te quhet realisht periudha e socializmit dhe jo me termat idiote te 1990-1992 nga kermekomunistngrenesit Rajerson Biberaj ,prinderit politike te Monstres Lugut te zi te Tropojes “miki i axhes” te ketij Bashleshi

    Reply
  • demo says:
    September 21, 2025 at 2:16 am

    Enveri vete nuk po kishte besim me tek Zona I operative,se i dualle agjenta dhe poliagjenta,por e la amanet qe ta zevendesoje nje Tropojan.Ketyre Tropojaneve y jepet shume per Diplomaci.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 21, 2025 at 5:49 am

    Zoti Bashkurti ka lejuar me qellim apo per mosdije nje gabim thelbesor ne kete fletpalosje te tij qe nuk i pergjigjet aspak te vertetes historike dhe nuk ka te beje aspak me parime ideollogjike per “pastertine e marksizem-leninizmit” enverist me gisht ne bythe, por Enverit i kishte hyre frika ne bark se duhej te plargohej nga posti i Diktatorit absolut qe nishte ngritur me shume mundim si “Kumandari Legjendar” i LANC-it kriminal jugosllav te tij. Kina Komuniste doli shumeme vone ne skene kur Hrushcovi i tha Enverit “Epo deri sa do te hash bar vdisni atehere kujt i plas?”. Pikerisht atehere Enverit i shkoi ne mendje te gjente nje vella tjeter komunist dhe ne skene doli killeri me i madh i Botes qe quhesh Mao Ce Dun. Lisieni i Partise perdor gjuhen e drunjte qe e kemi mesuar ne Kohen e Diktatures:

    “..Marrëdhëniet e ngushta me Bashkimin Sovjetik zgjatën deri në vitin 1960, kur Moska zyrtare i ndërpret marrëdhëniet me vendin tonë, në mënyrë të njëanshme. Kjo erdhi pas përkrahjes që Enver Hoxha i bëri Kinës, duke dalë kundër linjës së Bashkimit Sovjetik. Kjo gjë çoi deri në shkëputjen e dyanshme të marrëdhënieve në vitin 1961…”

    JA SI QENDRON E VERTETA:

    “Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike filluan të ndryshojnë pas vdekjes së Stalinit, ndërsa pas Kongresit XX të PKBS-së, sidomos pas vizites se Hrushcovit ne 1959 ne Tirane kur i tha Enverit perpara se te hypte ne aeropllan: “Heren tjeter kur te vij nuk dua ta shoh surratin ne krye te Partise se Punes. Pas kesaj mosmarrëveshjet u shtuan, të shoqëruan me acarime, të cilat arritën kulmin me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në dhjetor 1961 ne fillim nga Shqiperia e cila shpalli “non-grata” personelin e ambasades sovjetike ne Tirane (pak a shume sic beri Edi Rama me ambasaden iraninane me nje mendjelehtesi enveriste te papare). Pavarësisht nga një lloj konformizmi sipërfaqësor me politikën e Hrushovit, udhëheqja komuniste e Shqipërisë ishte e pakënaqur nga vendimet kryesore të Kongresit XX. Politika e Hrushcovit duke pasur në qendër të saj, luftën kundër kultit të individit të Stalinit, ngarkonte me faj edhe stalinistët e tjerë, duke përfshirë edhe Enver Hoxhën me Mehmet Shehun – dy liderët kryesorë të udhëheqjes shqiptare. Rreziku i ndryshimit të udhëheqjes së lartë të Shqipërisë mund të binte sidomos mbi kreun e saj, Enver Hoxhën. Udhëheqja shqiptare e vlerësonte faktin që Kina komuniste ishte një vend i largët, që nuk mund të rrezikonte sundimin e udhëheqjes shqiptare dhe as pavarësinë e vendit. Në këtë kontekst, udhëheqja komuniste e Shqipërisë do të gëzonte një pavarësi relative në marrëdhëniet e saj me udhëheqjen kineze, të cilën nuk e kishte pasur gjatë periudhës së marrëdhënieve miqësore me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik. Por, pavarësisht nga deklaratat dhe propaganda, Kina nuk i siguronte dot Shqipërisë garancitë e duhura për mbrojtjen e vendit në rast rreziku. Kina ishte një vend i largët, ate kohe më pak i zhvilluar se BS dhe siç dëshmojnë dokumentet shqiptare, ajo nuk u tregua e gatshme për të përfunduar ndonjë aleancë mbrojtëse me Shqipërinë. Për të kompensuar deri diku këtë mungesë të rëndësishme dhe për të qenë më e lirshme në veprimet e saj, udhëheqja shqiptare u përpoq të krijonte lidhje të reja, me vendet jo anëtare të dy blloqeve të mëdha ushtarake dhe të “riparonte gardhin” me vendet fqinje të saj. Gjithashtu, udhëheqja shqiptare u shpreh e gatshme të vendoste marrëdhënie tregtare edhe me shtetet kapitaliste.

    Si vazhdon kjo histori dashnie dhe xhelozie e Enverit me “vellezerit e perjetshem komuniste”? Beni durim se intelektuali per ju ka pergatitur ne historian fare te kundert me ate qe tregon Lisieni i Partise dhe nuk duhet te harrojme se Shqypnia ishte i vetmi vend ne Bote qe mbante emerin dhe permendore e Stalinit kudo ne vend dei ne fund te viteve 90-te. Pse keshtu? Prandaj per ata qe duan te mesojne te VERTETEN karkacul pa konspiracione alla Alfred Cako historia,

    vazhdon

    Reply
  • Humoristi says:
    September 21, 2025 at 9:21 am

    Bashkurtaj eshte diplomuar ne Insitutin e Arteve per te luajur gishtat per fagotEshte tropojan i rritur ne Shkoder,por nuk ka shkodrane ta kete pare shokun duke luajtur gishtat ne fagot.Mehmet Elezi i tropojes e futi ne organet me te larta te rininise komuniste,badhkekatundarin e tij.Diplomat si del!?

    Reply
  • chp says:
    September 21, 2025 at 10:22 pm

    zoti humoristi me pelqeu komenti juaj
    Akoma nuk e kuptoj pse komuniste te vijes se pare aq me keq nga tropoja e Serbiberit pasi u mbyt anija e Ramizit dhe Enverit u bene PIT BULLA te Biberit per kafshimin e atij rendi qe kishin punuar dhe ishin Fajtore
    i pervuajturi ENVERIST Mehmut Elezi behet ne kohen e Sales ambasador ne Zvicer
    i pervuajturi eNVERIST Bisnik Mustafa behet ne kohen e Sales ambasador ne PARIS
    i pevuajturi Leshjen Bashkurti ehet ne kohen e Sales ambasador ne Ceki
    etj etj
    Jane pikerisht keto zombie q e shajne Enverin me shume se te perndjekurit politike..
    Lexova per kuriozitet pe Bashkurvin cfare thoshte Enciklopedia qe edhe pse numuronte meritat e pas 1992 asnje fjale per faktin se ka qene sekretari i Pare I KQ te Rinise Shqiptare..
    Ndyresia e Bashkurvit eshte qe te ky artikull anashkalon drejtimin e bosit te tij drejt RFGJ qe ne 1982 qe u zvarrit nga aparatciket pas vdekjes se tij… Neveri per Uriah Hipet e Tropojes qe nga sume ferkues te Enverit u bene pit bulla te Biberit dhe se fundmi palikare te Biberit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit në 8 vjet, bllokohet rikthimi i mundshëm i Orban
  • Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, ja kush kryeson
  • Matura Shtetërore, mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Matematikës
  • I lindur në Irlandë me mbiemër latin, kush është mbrojtësi që u grumbullua me Kepin e Gjelbër nëpërmjet LinkedIn
  • “Dokumenti është firmosur, por detajet mbeten sekret” çfarë ndryshon tani për Iranin dhe Izraelin?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  2. Lumi Vlores on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  3. Dashi on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  4. Telniku on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  5. Lirim on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?