Nga Adrian Thano
Konflikti politik në Shqipëri është shpesh një teatër i mirë-orkestruar. Tenderi me vlerë rreth 20 milionë euro i Unazës, i dhënë me kritere të qepura, sipas SPAK, shfaqet edhe si një “grafi” e sistemit politik në Shqipëri: Prapa fasadës së luftës, është aleanca e parave
Dosja e fundit e SPAK mbi abuzimet e dyshuara të Belinda Ballukut dhe bashkëpunëtorëve, zbulon për publikun më shumë sesa shkelje proceduriale.
Kjo garë e paracaktuar nga krahu i djathtë i kryeministrit Rama, shfaqet edhe si një grafi e sistemit politik në Shqipëri. Aty konfirmohet ajo që përflitet gjerësisht në Tiranë: Paraja e korrupsionit nuk ka ngjyrë partiake; prapa fasadës së luftës, është aleanca e parave.
Televizioni Report TV dhe Shqiptarja.Com kanë botuar detaje të dosjes, nga të cilat del qartë që tenderi me vlerë rreth 20 milionë euro i Lotit IV të Unazës së Tiranës është dhënë me kritere “të qepura”. Por jo vetëm.
(përgjimet mund të lexohen duke klikuar KËTU)
Më herët Mero Baze ka faktuar lidhje të tipit “prestanome” mes fituesit të tenderit dhe familjes Berisha (Shkëlzen Berisha). Të njëjtët u shfaqën edhe në lejen e ndërtimit lëshuar nga qeveria “armike” për kullën në qendër të Tiranës.
(shkrimi për vilat në Rolling Hills mund të lexohet duke klikuar KËTU)
Ky rast nuk ilustron vetëm se si pushteti politik është konvertuar në pasuri të mëdha financiare për politikanët dhe rrethin e ngushtë familjar që tashmë jeton veç nga “plebejtë”, në lagje luksi të rrethuara. Ai nxjerr në dritë edhe mekanizmin e fshehtë: armiqësia publike është mbulesë për ortakërinë ekonomike.
Ky teatër “armiq ditën, ortakë natën” është aspekti më cinik i kësaj dosjeje për ata qytetarë që duan të shkojnë përtej tifozërisë së verbër partiake.
Në parlament dhe studio televizive palët akuzojnë njëra-tjetrën për “non-grata”, “regjim”, apo “hajdutëri”. Por në prapaskenë, mekanizmat burokratikë punojnë për të ushqyer financiarisht “kundërshtarët”. Emrat që marrin leje ndërtimi dhe tendera strategjikë janë të njëjtët që shërbejnë si bankomatë apo streha luksi për familjarët e të dy “krahëve”.
Nuk janë dy “kampe” politike, janë një grup i vetëm interesi.
I ushqejnë militantët dhe publikun me urrejtje dhe polarizim. Ndërkohë, pavarësisht logos partiake, vetë bashkëjetojnë në harmoni të plotë financiare, duke ndarë tendera, leje ndërtimi dhe pasuri publike të vendit.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

BRAVO!
Kjo eshte e verteta !!!
Bashke ne vjedhje,Bashke kunder Drejtesise.
I pari qe ka denoncuar per korrupsionin ne Unazen e Tiranes ka qene Sali Berisha.
Sa e sa here e kemi degjuar Sali Berishen te thote pikerisht keto fjale: “e ndau rrugen ne 14 lote”, per Ballukun. Kete e ka thene e sterthene me dhjetera ne mos me qindra here ne konferenca shtypi, ne bashkbisedime me qytetaret, ne deklarata dhe statuse ne rrjetet sociale.
Dikush qe ka mizen nen kesule, nuk vepron a sillet keshtu. Prandaj them qe eshte, jo vetem e kote, por edhe qesharake te gjeni familjen Berisha edhe tek korrupsioni i lubise.
Eshte krejt e kunderta tablloja e korrupsionit. Absolutisht e kunderta. Pse? – Sepse, edhe ne te vetmen akuze per korrupsion qe i bejne Berishes, ate te Kompleksit Partizani, del Edi Rama…! Eshte Edi Rama ai qe i ndryshoi statusin si prone publike.
E imagjinoni! Eshte cmenduri e vertete.
Duke nuhatur se shefi i madh, palloshi i gjate e ka shitur lubine, gazetare te socialistes po shkarrashkruajne me teper se c’e kane zakon kunder saj. Saktesojme se shume syresh shprehin me kete rast edhe dufin ndaj koleges-armike te bamiresit te tyre me te madh Kryehajdutit Veliaj,
Eshte nje sekret publik tashme, qe nje numer jo i vogel gazetaresh jane bere me shtepi, prona dhe madje edhe milionere nga Kryehajduti i Tiranes Veliaj. Vidh qytetaret e Tiranes, dhe jepu ketyre bastardeve te propagandes.
Fare e keqe.
O Skypion
Lëre se c thonë me fjalë
Cfarë bëjnë fshehur
Pa shiko se mos britmat e sali Berishës kanë qenë para se të merrte lotin për të cilin përflitet. Pra pallmat e tij për të sulmuar të tërën kanë qenë presion për të marrë pjesën, dhe ia ka dalë. Sali kurrë nuk e harxhon frymën kot. Gërmoni dhe do të gjeni se pa çdo britme të tij kundër pushtetit fshihet një kërkesë për interesa e përfitime. Po na e shisni kryehajdutin si qelibar.
Nuk ka asgje fshehur per Sali Berishen, or mik.
Sali Berisha eshte i vetmi politikan, pasuria e te cilit, eshte kaluar ne site per plot KATER (4) vite me radhe, nga hetuesit e BKH-se, nga prokuroret e SPAK dhe nuk i kane gjetur asnje cent te dyshimte. ASNJE.
Ken kthyer permbys te gjitha institucionet e shtetit, te gjitha arkivat, te gjitha leterkembimet; eshte rremuar ne te gjitha bankat e ketij vendi apo edhe jashte ku kane dyshuar; asnje cent i dyshimte. ASNJE.
Po te kishishin qofte edhe dyshimin me te vogel, kete do ta kishin zmadhuar e sterzmadhuar aq shume sa t’ua hidhnin gazetareve te tyre te posacem per ta diskretituar; por nuk kane gjetur asgje. ASGJE.
Keto perpjekjet per ta implikuar, jane sa qesharake aq edhe te mjera. Edhe vete keta qe i shkruajne nuk i besojne; por jane te detyruar per te marre gjysen e lekut.
Te mbrosh Berishen eshte si te mbrosh Ramen, po mos na hap barkun.
Kriminele te te njejtit lloj jane.
Vetem se Rama erdhi me nje plejade skerfyellash te pispillosur, ndersa Berisha me taborre burgaxhinjsh dhe balliste, e kriminele te hazdisur.
Rezultati, fituan putanat e pispillosura..Dhe ti tani mundohesh ti ndash keto plera nga njera tjetra.
Sherbetore te te njejtit armik.
I nderuar Adrian Thano, ju lumte se pse kete shkrim theksoni nje te vertete qe mbizoteron ne vendin tone: Interesat financiare i bashkojne partite politike ne dem te interesave te vendit dhe zbatimit te ligjeve.
O skypion o adhurues primitiv
Raca jote nuk na le te ecim para
Enveri Hoxha, me Nexhmijejen vodhen pulat ne kotecin ku strehoeshin ….!!!
SPAK duhet te indagoje dhe per kete. Nuk kane lon gjo pa share Enverin e shkrete…!
Cfare po bojne keta shkerdhata , Duke vjedh e tallur me ne…!
Si nuk reagojme.kete nuk.arrij ta kuptoj…..
Si nuk heqin qafe nje nga keto….!!!
E di si eshte puna, kot e bejne viktimen keta.
I kane marre parate, i kane fshehur ne Aurba, ne Cayman, dhe tani qahen e ankohen se u pezullua nga Puna Belinda.
Ku pjerdhin per punen keta?
Kane qindra miliona euro, jo qindra mijera, po qindra miliona..
Dhe, ne bejme llap llap
Keta do varur ne mes te sheshit Skenerbej te gjithe, qe nga Rama, Basha, Berisha, Veliaj, e me Mimi e Balluke e Spiropcke
Te gjithe
Ktyre u duhet marr pasuria
Me 2 vjet burg e te gezosh miliarda nuk shkon.
Thano te lumte pena!!
Po dakord, mo dakord! Ketij Thanos i lumte pena, se ca me tutje, po a ndryshon gje? Jo? A vazhdon po ajo muzike e vjeter qe keta instrumentiste e politikes shqiptare e dine permendesh? Po. Atehere kujt po i duhen penat kur duhen pushket? Keta mender politikane nuk kane per te ikur po nunk ua vune pushket ne koke. E ka thene edhe shoku i lavdishem Enver, udheheqes i shkelqyer i Proletariatit Nderkkombetar qe e shkerdheu kete popull perpara se t’ua linte rradhen ketyre minjoneve te vet, pushteti del nga gryka e pushkes. E kam fjalen qe ata “te ndershmit” qe duan te vine pas ketyre, po nuk moren pushket, me vota i rruajne leshte ketyre te sotmeve.
Po
Pushkët duhen
S.ka ndryshim real pa gjak
Eshte interesante qe socialistet e thjeshte nuk munden dot te perceptojne realitetin qe e kane mu perpara syve, por besojne nje “realitet” te sajuar nga propaganda, sikur kete te fundit ta kishin para syve!
O njerez te mjere, mos degjoni e besoni cfare ju thuhet nga ata qe e bejne kete vetem per voten tuaj; dhe sa te vijne ne pushtet, ju vjedhin edhe ju njesoj si mua dhe gjithe shqiptaret e ndershem qe nuk i votojne.
Shikoni me syte tuaj, mendoni me mendjen tuaj dhe jo me ato te mashtruesve te pashpirte. Vetem provojeni njehere.
Ja prsh, ky Berisha qe kaq shume e akuzojne si te korruptuar, ku jeton ky? Cfare jete ben ky?
Ky jeton ne nje apartament modest, ne te cilin te ngjashem jetojne me dhjetera e dhjetera mijera shqiptare, jo vetem ne Tirane po ne cdo qytet sado provincial dhe i varfer te jete ai; ka nje jete te tere ne te njejtin apartament, te shtuar me vetem 30 metra katrore ne tre dekada…!
Jeta qe ben ky eshte pak ti thuash modeste; eshte jete prej murgu, prej asketi. Nuk e ka pare kush Sali Berishen, keto 35 vite ne politike, duke pire kafe per qejf me miq e shoke… thjeshte kafe more, se per restorante as qe behet fjale.
Por, per cfare korruptohet njeriu?! Per te gezuar ato privilegje, ato kenaqesira dhe vanitete, te cilat per Sali Berishen jane krejt te huaja. Per te gezuar dhe shijuar ato kenaqesira dhe vanitete, te cilat po i shijon ne ekstreme kundershtari i tij politik, armiku i tij politik, ai qe e akuzon mese shumti per korrupsion, Edi Rama.
E beni dot krahasimin mes te dyve ne kete aspekt?! Eshte cmenduri.
Madje edhe ata gazetare dhe analiste qe e shajne dhe akuzojne per korrupsion, jetojne ne shtepira me te cilat as nuk mund te barabitet apartamenti modest i Sali Berishes; jetojne ne apartamente luksoze, ne vila luksoze; padyshim te gjitha me para korrupsioni; kurse shumicen prej tyre vilave, pikerisht si shperblim pse akuzojne Doktorin per korrupsion.
E imagjinoni dot?! Eshte cmenduri.
Une nuk jam tip qe e ndyj gojen, aq me keq te shaj; por nje situate e tille me detyron me pahir te ndyj edhe une gojen, duke u thene fare e keqe, fare e poshter.
Ore Skypion
Shikoje ti mire realitetin
Ku jeton ti?
Berisha ore mik ka apartament luksoz në rrugen e Padamit, prapa Piramides.
Plus vile te stermadhe ne breg te detit ne Lalz.
Te para keto me syt e mi
Kurse pronat e Shkelzenit dhe Argites nuk numerohen
Ti qenke idiot fare
Tani sikunder e thame me lart, krahasimi i jetes se zhytur ne luks, perplot salltanete mu si ato te sulltaneve te sulltanateve moderne ne Lindje te Mesme dhe Azi; perplot me vese dhe perversitete, qe vetem milionat mund te krijojne mundesine per t’i shijuar, te Edi Rames me jeten prej asketi te Sali Berishes, krahasimi flet vete. NO COMMENT.
Poashtu, marrim edhe ate te gazetareve dhe analisteve te shumte qe e akuzojne Doktorin.
Merrini nje nga nje; emer per emer; ku jetojne dhe cfare jete bejne… perseri krahasimi flet vete. NO COMMENT.
Me thoni emrin e nje analisti cfaredo te socialistes; vetem nje, ate qe ju besoni se ben jete modeste, t’ju provoj qe jeta e tyre “modeste” eshte jete luksi ne krahasim me ate te Doktorit.
Pijanece, sarhoshe, kumarxhinje te regjur, kurvare, perverse, qe rrine gjithe diten bareve e restoranteve luksoze, ne mbremje shajne Doktorin ne studiot televizive…
Kam nje perbuzje te madhe per kete soj njerzish se me kane bere te dal nga vetja dhe te shaj; dhe kete nuk do t’ua fal kurre.
O Skypion, po nje mut jane te dy palet or zoteri, mos u ngjir kot, Saliu kishte ne dore ta lulezonte kete vend, jo vetem e coi drejt shkaterrimit, po u be edhe dordolec qe keta kungujt e sotem trembin sorrat, dmth shqiptaret.
Doktori ka kenaqesine e gjakut.Eshte vrases vampir,.Ka kenaqesine e grabitjesw Trojeve,.Eshte zaptues.
Eshte hajdut shteti po aq sa Rama.Eshte shkatrrues shteti me shume se Rama,Eshte tradhtar me shume se Rama.
Eshte rrenacak i lindur
Nuk ka dy pale; nuk ka patur asnjehere. Nuk jane te gjithe njesoj; nuk kane qene asnjehere. Ata qe e kane shpikur kete “te gjithe jane njesoj”, jane pikerisht socialistet, per te banalizuar hajduterine e tyre; nuk eshte e rastit, qe kjo shprehje, perdoret mese shumti nga gazetaret e majte.
Nuk mund te jete njesoj nje njeri pa vese si Doktori, me dike te mbytur ne to, si Rama.
Nuk mund te jete njesoj nje njeri qe ka gjithe jeten qe jeton ne nje apartament modest si Doktori, me nje si Rama qe jeton ne nje supervile futuriste superteshtrenjte, qe me shume eshte me kate nentoke, se mbi te.
Nuk mund te jete njesoj nje njeri Doktori qe as kafen se pin ne lokal, me nje si Rama, qe edhe ne zyren shteterore te Kryeministrise ka bufe te personalizuar, ku mban veren me te shtrenjte ne treg, Romane Conti.
Nuk mund te jete njesoj nje njeri si Doktori, qe megjithese gjithe shteti, gjithe institucionet shteterore, per kater vite me radhe, jane munduar t’i gjejne para te pajustifikuar, porqe nuk i kane gjete asnje qindarke te vetme, me nje si Rama, te cilin vete OSBE-ja ne raportin e vet per perdorim te brendshem, e cilesonte si nje politkikan me nje pasuri prej 200 milione dollaresh ( dhe kjo para 13 vitesh, kur ka qene ne opozite, imagjinoni tani…); me nje si Rama, qe ka rrobaqepes te personalizuar ne Milano; me nje si Rama qe kur i teket i hipen avionit personal, per te pare ne ndeshje futbolli ne Milano, Berlin, Madrid apo ndeshje basketbolli ne USA…
E imagjinoni Doktor Berishen, te beje nje gje te tille?! Eshte e pamundur edhe ta cosh ne mendje, lere pastaj ta imagjinosh!
Ka edhe shume e shume te tjera krahasime te ketilla, por vetem kaq do te mjaftonte per te kuptuar qe vetem socialistet “jane te gjithe njesoj”; se vetem socialistet “jane dy pale”.
Nuk blihet Doktorri me 20mln € tender rruge. Shikoni per ndonje gje me te madhe, pune kullash e pallatesh e gjera te medha me arabe apo ebrej e amerikane. Balluku eshte pena qe hedh firmen, dora eshte e Rames. Me vjen keq si u katandis PS, po cfare shperdorohet eshte mundi dhe djersa dhe haka e qindra mije familjeve te denuara me mbijetese. Te denuara me femijet te larguar ne mergim. Qytete qe kane me shume vdekje sesa lindje. Qyteza te shkrehura e te shperngulura. Qe s’u premtohet me pune, zhvillim apo mjeke te rinj e mesues te rinj. Vec ndonje kartoline rruge, we s’behet per ata po per te mbajtur ngrohte me tendera milione re kasten e maskarenjve. Dhe nje gje I dashur Thano, thuaji moderatorit te mos fshije komentet. Ne cdo 3 here me ndodh 2 qe avullon komenti. Shkruaj me celular dhe s’è kam kohen te privilegjuar. Duhet nje rruge e trete.
DJALI: O ba. Kemi një kastë politike që ka 35 vite që vetëm vjedh e mashtron shqiptarët. Sa më shumë kohë kalon aq më shumë kuptojmë që ata janë bashkë në pazare, politika është thjesht fasadë, sidomos opozitarizmi, pra denoncimet bëhen kryesisht vetëm kur nuk ka pasur pazare dhe nuk kanë marrë përqindjen. E në fakt nuk është se ka nevojë për prova, se në këto 35 vite kasta politike është pasuruar, kurse shqiptarët janë varfëruar dhe shpopulluar. Në 21 janar 2011 protesta u bë kryesisht për shkak të videos Meta-Prifti për një tender 700mijë €. Dhe Meta dha dorëheqjen në 17 janar 2011 nga posti i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë. Ai tha se dorëheqja ishte “akt moral”, por mohoi akuzat dhe e cilësoi videon të montuar. Edi Rama, nuk e konsideroi dorëheqjen të mjaftueshme, dhe kërkoi hetim penal ndaj Metës; dëshkim ligjor për korrupsion dhe shpërdorim detyre, dhe dorëheqje të qeverisë Berisha, duke e konsideruar çështjen si provë të korrupsionit në nivelet më të larta të shtetit. Tani për aferën e Ballukut, Berisha thotë që janë vjedhur 50-70 milion€. Dhe rrinë mbajnë sehir e bëjnë thirrje për te foltorja të hënën. A thua se në këtë situatë dramatike ka ngelur vetëm të dalin të dëgjojnë Saliun & Mulin &Co. Si ka mundësi? Kaq të mbaruar janë këta?
BABAI: Sigurisht. Nuk janë më të besueshëm nga populli. Të gjithë e kanë kuptuar që Berishës dhe shërbëtorëve të tij të ngushtë në parti iu intereson vetëm monopoli i opozitës, sepse edhe ai është pushtet , pra mund të kesh pjesë nga tepsia e pushtetit përmes oligarkëve e mbështesin. Si mund të jenë alternativë kur nuk kanë meritokraci e demokraci të brendshme? Ata e konsiderojnë partinë si dyqan politik ku nëse je i zhgënjyer nga qeveria, do shkosh nga halli te ata. Dhe hallin tënd e shfrytëzojnë për intetesa të tyre. Prandaj janë shpopulluar shqiptarët se të pashpresë e kuptuan lojën e fëlliqur politike. Shiko si i kanë punësuar njerëzit besnikë të tyre: Bënë lista të mbyllura dhe s’pyetën fare për primare, se e dinin mbështetjen me vota ku ishin katandisur. Në këshill bashkiak vënë gazetare të tyre të propagandës apo dhe avokatin e vet. Tani e vetmja shpresë ka ngelur drejtësia e re, Spaku, përndryshe ata (të majtë apo të djathtë qofshin) nuk i shkul njeri nga karrigia e pushtetit, sepse të dy palët janë pasuruar, kanë disa media propagande që iu shërben, dhe më kryesorja, nuk kanë më turp të vazhdojnë të bëjnë lojën e fëlliqur politike që ka kohë që është kuptuar.
DJALI: Dihet që çdo popull ka qeverinë që meriton. Por, një “filozof” komik shqiptar ka thënë se shqiptarët e varfër e meritojnë të jenë të tillë. Si mendon?
BABAI: Shqiptarët janë të vjedhur. Të varfër ekonomikisht janë se politika i ka lënë ashtu sepse mund t’ua blejë varfërinë më lirë për votime. L.Tolstoi ka thënë se “urtësia dhe dituria e bëjnë një njeri të varfër mbret”. Kurse filozofi L.SENECA ka thënë se “nuk është njeriu që ka shumë pak, por njeriu që dëshiron më shumë, që është i varfër.” Kurse Nelson Mandela ka thënë se : Paraja nuk është gjithka në jetë por ajo mund të të ndihmojë të zgjidhësh shumë probleme. Për sa kohë kasta e lë qëllimisht popullin të varfër, e kështu ata do vetë ofrohen si shpresë për zgjidhjen e këtyre problemeve që i kanë krijuar vetë. SPAK dhe GJKKO nuk duhet të mjaftohen me hapje dosjesh apo thjesht akuza penale. Duhen ndëshkimet përkatëse sigurisht me prova për fajësinë që mund të kenë. Proçese penale pa asnjë ndëshkim janë humbje kohe dhe thjesht një valvul e shkarkimit të presionit popullor.
NJE PAMFLETE BRILANT PER TE GJITHE SHQIPTARET KUDO JANE, NJE DETONAROR QE DUHET NDEZUR ME NAFTEN TONE QE NA I VJEDHIN 30 VITE, QE THONE SE SHQIPERIA SKA NAFTE, VETEM NGA NAFTA NA KANE VJEDHUR MILIARDA DHE MILIARDA, PO NGA RESURSET E TJERA???
DHE BEJNE LOJE PERDITE, PERNATE, MAJTAS DJATHTAS, ANALISTE DHE KURVA, SA SHUME KURVA PASKA KJO SHQIPERI E VOGEL!
Si do thoshte nje italian:
“Paskeni zbuluar ujin e ngrohte”.
Faktet aty kane qene dhe dihet se ku shkon paraja por nuk “duken” se si ia u kujton me raste SB:
“Ia u bëj fytyrën më të zezë se këpuca!”
Ardian Thano, dicka miqesisht : bej si te besh e vetem Mero Bazes mos i jep te drejte se do te duhet pastaj te ndjekesh rrugen e tij te bythlepirjes permanente te te gjithe pushteteve pa dallim feje, krahine, ideje! (si zor kjo per ty apo jo)
Se sikur ajo Balluku te paskesh qene aq e perkushtuar per ti dhene nje tender nje miku te familjes Saliut, e te ishte armike diten e ortake naten edhe me Mul Noken (sic aludon ndonje tjeter) atehere ky Ed Rama nuk eshte aq i marrosur prej nurit saj sa ta mbroje aq fort per ato perkushtimet e saj te dites e nates domethene.
Nga Indrit Vokshi
U dha lajmi se Sali Berisha u zgjodh zv.president i CDI, union i cili ka 17 zv.presidentë. CDI quhet Centrist Democratic International, nuk është unioni më i madh i të djathtëve konservatorë por i centristëve e kristian-demokratëve. Sa për saktësim.
Por CDI ka partner NDI, National Democratic Institute. Organizata NDI është organizatë e cila ka si detyrë, ndër të tjera, promovimin e grupeve të margjinalizuara dhe politikat gjinore, përfshi LGBT. Organizata NDI, është e afërt me Partinë Demokratike në ShBA, pra me partinë e Antony Blinken që këta e shanin si bajloz të Sorosit i cili na preku nderin duke na akuzuar për korrupsion.
NDI, përveçse nga qeveritë liberale, financohet zyrtarisht edhe nga Fondacioni Soros. Elon Musk kur mori detyrën si Shef i Departamentit të Eficencës në qeverinë e Donald Trump, i preu fondet NDI dhe e detyroi të mbyllte shumë zyra nëpër botë.
Tani Sali Berisha me gjasë ka paguar kuota a ça ka bërë, për tu zgjedhur zv.president i 17 i CDI-së, union i cili si partner të afiluar zyrtar, ka NDI-në e partisë së Blinkenit dhe që financohet nga Fondacioni George Soros.
Partia e Donald Trump psh nuk është anëtare e CDI. Tani si ka mundësi që “trumpisti” shqiptar, ai i cili bën thirrje për hetimin e Fondacionit Soros, shkon lobon për të qenë zv.president nr.17 në një organizatë e cila ka partner NDI-në e George Soros?
Do thoni ju pse merresh me ketë punë? Për qejf, duhet sqaruar kjo, sepse ka 4 vjet që një ish-kryeministër si ky, ka bërë rrëmujë, ka shkaktuar konflikt, i ka sjellë kosto politikës shqiptare, duke akuzuar se kundër tij ka komolot sorosian, duke akuzuar si të Sorosit cilindo që sia bën mbarë. Sot shkon tek organizata partnere e George Sorosit?
Më e pakta që duhet bërë në ketë rast është transparenca. Tiu tregohet njerëzve se ky i cili mburret e thotë jam konservator, do të bashkëpunojë me NDI e cila ka në program grupet e margjinalizuara, LGBT, financuar nga George Soros.
Thjesht për ta ditur, meqenëse besimtarët e vet shajnë dynjanë lart e poshtë!
MJERË TURMAT PA TRU!
PËRGËZIME, I NDERUAR ADRIAN THANO!
Armiku klassës
Ketu sic thot dhe kryeredaktori nuk behet fjal per gare qe e fiton “demokrati” apo “socialisti”.
NUK KA GARË
E para kjo.
Tjetra shkrimi thot qe nuk ka as demokrat e socialista!
KA MASKA
Ketu eshte thelbi vllajo
Berishen e kane zgjedhur nenkryetar te CDI se,.te gjithe Botes.I kishte ardhe cehrja ne vend.Arrestohet me ky?
Aq sa arrestohet Belleri.
Doktori eshte bere i dyti me i rendesishem i organizates me te madhe politike te globit, CDI.
CDI-ja, per ata qe nuk e dine, drejtohet faktikisht nga republikanet amerikane dhe konservatoret britanike; a per ta thene me shkoqur ne shqip, ata e bejne ligjin aty.
Eshte pikerisht vullneti i tyre, mbi te gjithe, qe Doktor BErisha te zgjidhet nje nder drejtuesit e forumit me te madh politike te botes.
Nuk eshte rastesi, as procedure rutine zgjedhja e Doktorit ne kete post mjaft te rendesishem. Eshte per shkak te persekutimit politik te establishmentit ekstremist majtist ndaj tij; sepse me kerkese te narkokryeministrit te Shqiperise, socialistit Rama dhe lobimin e matrapazit nderkombetar Sorros, administrata e majte ne SHBA e shpalli ate nongrata.
Kjo eshte pergjigja republikane amerikane dhe konservatore britanike ndaj atij akti te shemtuar te persekutimit politik.
Shume shqiptare, sidomos kundershtare te Doktor Berishes, kane mbetur me gisht ne goje nga ky lajm, te tjere akoma, po socialiste, nga ata te shoqatave shumngjyreshe, kuptohet me gisht n’sumet.
Por kundershtaret politike te Doktorit, jane te vetedijshem per rendesine e kesaj ngjarjeje politike. Sidomos, palloshi i gjate.
Nderkohe qe palloshit te gjate, te futur ne Rreth te Kuq, po i ngushtohet laku dalengadale – Doktori po ngjitet la e me la!
Imagjinoni cfare perfundimi gjithe kjo poshterse kater vjecare ndaj Doktorit: nderkohe qe Kryehajduti i Shqiperise, Rama po bie dalengadale ne abisin e turpit, si ndeshkim per gjithe mynxyrat qe ka bere keto vite – Doktori ne majen e organizates me te madhe dhe me serioze politike te Globit.
I gjati bie aty ku e ka vendin ( ne halet) – Doktori ngrihet aty ku e ka vendin, mes politikaneve me te shquar te botes.
Keto i them (edhe) qe te gezohen ata qe e duan, dhe te hidherohen ata qe se duan.
TEATRI I PISËT I POLITIKËS SHQIPTARE DHE HALEJA E BE
DJALI: O ba. Le të supozojmë kot sikur Balluku do japë dorëheqjen si akt moral. Po ashtu Rama do japë dorëheqjen dhe do shpallë zgjedhje të parakohshme mqs e kuptoi populli hipokrizinë dhe dopio standartin e tij ku dikur i kërkonte dorëheqje Metës dhe Berishës për videon Meta -Prifti, kurse tani Ballukun nuk e shkarkon e madje e mbron duke çuar çështjen në Gjykatë Kushtetuese . Kush i fiton zgjedhjet, Rama apo Saliu?
Babai: Në fakt, as njëri e as tjetri nuk kanë interes të bëjnë zgjedhje, sidomos pas zgjedhjeve lokale të fundit ku pjesmarrja qe rreth 18%. Pra, populli i ka braktisur masivisht të dy palët se janë njësoj. Po të bëjnë tani zgjedhje, me shumë gjasë mund të ndodhë e njëjta gjë edhe pse shumicën e votave e fiton Rama se administrata elbete do jetë e detyruar të shkojë në votime se do mbrojnë vendin e punës. Sigurisht që po të bëhen zgjedhje tani, s’ka më shpërblime parazgjedhore, bonuse për pensionistët etj, gjëra që dolën edhe te raporti i OSBE, pra përdorimi i resurseve shtetërore për avantazh politik. Si rrjedhim edhe po të votojnë po aq sa votuan në 11 maj, vota dhe mandate Rama do ketë më pak, gjë që nuk i intereson. Sido që të vejë, sado që të marrë Rama, përballë Saliut ai fiton, dhe kjo humbje për së dyti do e detyrojë Berishën të japë dorëheqjen se s’ka më justifikime pa fund, sidomos dy radhazi. Pra, të dy janë të interesuar të mos bëjnë zgjedhje. Dhe po të shikosh mediat dhe analistët e tyre të propagandës nuk merren fare me këtë gjë edhe pse rasti Balluku është mega skandal që do kishte rrëzuar çdo qeveri normale të BE.
DJALI: E kuptova. Si ka mundësi që vijnë këta emisarët e BE (M.Kos&Co) dhe thonë që po ecni në rrugën e duhur keni për përparime dhe do futeni më Europë? I dinë dhqiptarët budallenj, apo këta nuk e shohin tetrin politik dhe korrupsionin galopant këtu? Apo dhe Europa është e korruptuar?
BABAI: Korrupsionin nuk e shpikëm ne, edhe në BE ka korrupsion por jo në këto nivele dhe jo kaq trashë. Ata e dinë mirë korrupsionin në Shqipëri, dhe teatrin e autokratëve shqiptarë që nuk iu shqitet menderja nga karrigia e pushtetit. Por mendoje BE si një shtëpi të madhe e cila ka nevojë edhe për një hale. Këta politikanët tanë nuk kanë turp të vetëofrohen si hale e BE pa të drejtë vote e vetoje. Njeriu është qënie me nevoja, dhe shtetet kanë nevojat e tyre.
DJALI: Po deri tani ku i bënin nevojat ata të BE?
BABAI: Këtu te ne, e në vende si ne. Deri tani jemi si një hale jashtë shtëpie, kurse kur të jemi në BE, do jemi hale brenda, pra do kesh ca standarte më të mira edhe pse haleja hale mbetet, por është shumë e rëndësishme, se pa të qelbet BE, diku do “shkarkohen” europianët. Në shumë gazeta ndërkombëtare Shqipëria cilësohet si narko-shtet, por mos të harrojmë që trafiqet e drogës që qarkullojnë nga Shqipëria në BE, bëhen se në BE ka shumë konsumatorë droge atje.
DJALI: Kot nuk thonë që paraja e madhe të prish! Imagjino të futemi në BE dhe Rama pastaj të thotë që do legalizojë drogën dhe prostitucionin, se janë standarte dhe kërkesa të BE!
Skopion, po bej nje poeme per doktorin dhe mos na can trapin me me gjithe keto elozhe personale
Skypioni eshte me bolja i forumit.
Ndjesë per fjalorin
“STANDARTET DHE DELET E BE”
Djali: O ba. Po shohim që ka një ngut nga qeveria për të miratuar ligje që medemek i rekomandon BE, por në vend që të miratojnë ligje për mirëqënien e popullit , psh minimumin jetik, miratojnë ligjin për barazinë gjinore, e si rrjedhim tani mund të dalin shumë gjini. Dhe, thuhet se Shqipëria mund të futet në BE pas ca vitesh (edhe pse ka politikanë të kortuptuar), por pa të drejtë vote dhe pa të drejtë vetoje. Ça do me thënë kjo? Ma shpjego sa më thjeshtë.
Babai: Po ta shpjegoj me një përrallë. Na ishte njëherë një fermë me dele dhe deshë, kishte dalë llafi se do hyjmë në BE, dhe sapo ishte miratuar ligji i barazisë gjinore. Deshët po bisedonin me njëri tjetrin.
Dashi1: Ore, e morrët vesh, pronari i fermës do sjellë te ne një dash nga Europa, mqs ka dalë edhe ky ligji i ri. Unë kam nja 30 dele të miat por atij s’do i jap asnjë.
Dashi2: Mirë e ke. Unë kam 20 dele. E pse t’i jap atij? Jo mor, larg qoftë!
Dashi3: Unë kam nja 10 dele. As unë nuk i jap. Kemi sakrifikuar tërë këto kohë për delet.
(Të nesërmen pronari i fermës solli dashin e ri nga BE; super dash, shumë i madh, i lezetshëm, i fortë.)
Dashi1: Shiko, unë po ndërroj mendim, BE paska standarte, kështu që duhet të përshtatemi me BE. Po i jap atij 20 dele nga të miat. Hallall t’i ketë! Boll i kam 10 dele për vete.
Dashi2: Mirë e ke. Ashtu është. Unë po i jap 15 dele nga të miat. I meriton ai!
Dashi 3: Unë i shkreti kam vetëm 10 dele. Hajt mo, po ia jap të gjitha atij, vetëm të sigurohem se mos më ngatërron edhe mua me delet e tjera!