Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arratisja e Ndocit, lihet në burg ish-drejtori i Burgut të Durrësit, mjekja në ‘arrest shtëpie’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Arratisja e Ndocit, lihet në burg ish-drejtori i Burgut të Durrësit, mjekja në ‘arrest shtëpie’
KronikeLajmi i fundit

Arratisja e Ndocit, lihet në burg ish-drejtori i Burgut të Durrësit, mjekja në ‘arrest shtëpie’

Published: January 19, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” ish-drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cërrloj, i cili u vu në pranga për arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci.

Ndërkohë togat e zeza lanë në “arrest shtëpie” mjeken Ylfete Sema, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore të Altin Ndocit, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

- Publicitet -

Kujtojmë se më 17 janar, Gjykatës e Durrësit vendosi masat e sigurisë për 8 të arrestuarit e tjerë të lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit.

Sipas vendimit të gjykatës, masa “arrest në burg” u caktua për Komisarin Dezdemon Pazaj dhe dy inspektorët Sali Ferrollari dhe Fatjon Braçi. Masa “arrest në shtëpi” u dha për Komisaren Violeta Uka dhe kryeinfermierin e burgut, Aulon Quku.

Ndërsa masa “detyrim paraqitjeje” u caktua për Kryeinspektorët Dorjan Saraçi dhe Aranit Çela, si dhe për inspektorin Preng Marvataj.

Masat e sigurisë për të arrestuarit:

Komisar Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Komisar Violeta Uka, punonjëse e Policisë së Burgjeve – Arrest në shtëpi

Kryeinspektor Dorjan Saraçi, punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitjeje

Inspektor Sali Ferrollari, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Inspektor Fatjon Braçi, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Inspektor Preng Marvataj, punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitjeje

Kryeinspektor Aranit Çela, punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitjeje

Kryeinfermier Aulon Quku, punonjës i IEVP Durrës – Arrest në shtëpi

Ngjarja ndodhi mesditën e 13 janarit, në Spitalin e Durrësit. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga 2 policët që e ruanin te dera e dhomës spitalore, por gjatë këtij momenti i sulmoi dhe u arratis.

Plani i arratisë ishte i mirorganizuar pasi në dalje të spitalit të Durrësit e priste një “Audi A7”, me targë të vjedhur ditët të para të këtij viti.

Sipas të dhënave policore, dyshohet se ky automjet është kapur nga kamerat në autostradën Durrës-Tiranë duke bërë të mundur kështu edhe ushtrimin e dhjetëra kontrolleve në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë mbrëmjes së të martës forca të shumta policie ushtruan kontrolle edhe në vendlindjen e tij, në fshatin Krajen të Lezhës, por edhe në disa vende ku ai dyshohet se ka njerëz të besuar, ndërkohë që në fakt ende është e dyshimtë fakti që policia të ketë informacion të saktë mbi mjetin me të cilin mund të ketë lëvizur i arratisuri, pasi sipas informacioneve konfidenciale ka dyshime që numri i personave të përfshirë në realizimin e planit të Ndocit është i madh.

Pamjet filmike tregonin qartë se Ndoci zbriti nga ambulanca i lirë, pa pranga, dhe më pas shoqërohet drejt godinës së spitalit nga efektivët.

Fakti që ai ndodhej pa masa sigurie fizike bie në kundërshti me rregulloren, pasi për shkak të rrezikshmërisë së tij, Ndoci duhej të ishte i prangosur gjatë gjithë kohës së shoqërimit.

Pamjet treguan gjithashtu momentin kur Ndoci largohet me vrap nga ambientet e Spitalit të Durrësit, duke iu shmangur rojeve të sigurisë.

Ai shihet duke vrapuar mes automjeteve në parkimin e spitalit dhe më pas zhduket pas një ndërtese, ku e priste “Audi”, me të cilin u arratis.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Humoristi says:
    January 19, 2026 at 12:33 pm

    Po mjekja pse arrestohet!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?