Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Berishës – FAKSIMILE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > SPAK kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Berishës – FAKSIMILE
Lajmi i funditPolitike

SPAK kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Berishës – FAKSIMILE

Published: December 12, 2023
Shpërndaje
_upscale

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) ka dorëzuar të martën në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kërkesa parashikon zëvendësimin e masës së sigurimit nga “detyrim paraqitje”, që ishte deri tani, në “arrestim/ heqjen e lirisë”, për të cilën i duhet autorizimi i Kuvendit.

Shkresa e firmosur nga Altin Dumani pritet të merret në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve dhe të kalojë për votim në seancë plenare.

- Publicitet -

Berisha u mor i pandehur për veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë nga Prokuroria e Posaçme, një akuzë që mbart dënim nga 4 deri në 12 vjet burg, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Por ai refuzoi të zbatojë masën e dhënë nga gjykata për “detyrim paraqitje” duke e cilësuar atë anti-kushtetues dhe të nxitur politikisht.

Bashkë me të u akuzua dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua dhe më pas u la në arrest shtëpie me akuzën e pastrimit të parave në lidhje me ndërtimin e një kompleksi pallatesh në Tiranë në truallin e ish-kompleksit sportiv. Kjo vepër penale parashikon dënime nga 5 deri në 15 vjet.

Deputeti 79-vjeçar drejton “de facto” opozitën, pas një beteje politike brenda llojit për rimarrjen e kontrollit të Partisë Demokratike, në të cilën ishte themelues dhe kryetar i parë i saj në vitin 1991.

Dy vite më parë, Berisha u përball me atë që dukej se do të ishte fundi i karrierës së tij, pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së nga pasardhësi i tij, Lulzim Basha. Por pas një fushate politike brenda partisë, Berisha arriti të mbajë nën kontroll pjesën më të madhe të anëtarësisë dhe grupit parlamentar.

Vendimmarrja e Kuvendit për arrestimin e tij do të merret në një situatë të tensionuar politike pasi prej disa javësh opozita e drejtuar nga ish-kryeministri po proteston duke tentuar bllokimin e seancave plenare me tymuese dhe karrige.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  • Mamdani alarmon Trump: Netanyahun mund ta arrestojmë gjatë vizitës në OKB
  • Mbi 40 gradë Celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
  • Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë
  • Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!

Komentet e Fundit

  1. Iliada & Odiseja on Çështja Homerike
  2. E on PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  3. 1 on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  4. demo on Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  5. demo on Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?