Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestimi i Ballukut, kërkohet përsëri mbledhja e Këshillit për Imunitetet të martën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Arrestimi i Ballukut, kërkohet përsëri mbledhja e Këshillit për Imunitetet të martën
Politike

Arrestimi i Ballukut, kërkohet përsëri mbledhja e Këshillit për Imunitetet të martën

Published: January 5, 2026
Shpërndaje

Është depozituar një tjetër kërkesë zyrtare për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ditën e martë, 6 janar 2026, në orën 11:00, me qëllim shqyrtimin e kërkesës për heqjen e imunitetit parlamentar të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke i hapur rrugë arrestimit të saj.

Sipas burimeve parlamentare, deputetët kërkues të opozitës do të paraqiten në Kryesinë e Kuvendit për formalizimin e mbledhjes, por mazhoranca pritet të mos marrë pjesë, duke rrezikuar sërish mungesën e kuorumit dhe shtyrjen e procesit.

Kjo është hera e katërt që anëtarët demokratë të Këshillit kërkojnë thirrjen e këtij organi për çështjen e Ballukut. Mbledhja e fundit, e zhvilluar më 19 dhjetor 2025, zgjati rreth pesë orë, por përfundoi pa një vendim për datën e seancës pasuese, për shkak të mospajtimit mes palëve.

- Publicitet -

Gjatë asaj mbledhjeje, u theksua se materiali i depozituar nga SPAK ishte voluminoz, përmbante prova dhe argumente të shumta dhe kërkonte kohë për shqyrtim të plotë.

Avokati i Belinda Ballukut, i pranishëm në seancë, kërkoi tre javë kohë për t’u njohur me dokumentacionin e prokurorisë.

Mazhoranca e mbështeti këtë kërkesë, duke argumentuar se e drejta e mbrojtjes duhet respektuar, si dhe duke theksuar nevojën për të pritur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ankimimin e kryeministrit për konflikt kompetencash mes qeverisë dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në këto kushte, u vendos që mbledhjet të rifillonin pas datës 22 janar 2026.

Hetimet ndaj Belinda Ballukut lidhen me procedura infrastrukturore me vlerë qindra milionë euro. Ajo është e pandehur për shkelje të dyshuara në tenderin e Tunelit të Llogarasë, ndërsa po ashtu është nën hetim për procedurat që lidhen me shtatë lotet e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është organi parlamentar përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave të prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë që kanë mandat parlamentar. Procedura përfshin dëgjesa me palët, përgatitjen e një raporti dhe, nëse arrihet në një përfundim, votimin përfundimtar në seancë plenare të Kuvendit.

Mbetet për t’u parë nëse kërkesa e re e opozitës do të çojë në mbledhjen e Këshillit më 6 janar, apo nëse procesi do të shtyhet sërish për shkak të mungesës së konsensusit politik dhe procedurave në zhvillim.

m.a. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • ..... says:
    January 5, 2026 at 11:06 pm

    Pse nxitoni?! Lajme ka plot keto dite. Maduro u rrembye ka Amerika, SPAK ra besimi popullit shqiptar nga 86% ne 17%, presidenti Amerikes po pergatitet te pushtoje Groenlanden, Kanadane, Kuben, Kolumbin dhe gjithe Ameriken Latine, Putini Europën dhe Kina Azine. Nuk e di me Afriken çfare do behet. Keni lajme, merruni me to se per Ballukun do pergjgijet nje here gjykata kushtetuese, pastaj do kaloje ne parlament. E dini ju qe parlalamenti eshte mbi gjykaten kushtetuese sa ka voten e popullit dhe thuhet se demokracia eshte vote. Per te tjerat vendos Trapi .

    Reply
  • Ela says:
    January 6, 2026 at 6:07 am

    Po te presim
    Te vjedhe akoma
    Kemi plot leke

    Reply
  • qyfyre rilindjote says:
    January 6, 2026 at 11:02 am

    Vaj medet kjo qeveri,
    qe ka humb fare kete Vit te Ri,

    mire se kjo Bela e Balluk Beqirit,
    eshte fund e krye e menderosur komplet,
    po ky Rama kryeministri me kufje tek Flasim,
    pse nga arrestimi Maduros eshte ne ilegalitet!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Do kalbesh në burg”, Toni Gogu takoi Veliajn në burgun e Fierit, mesazhi që i përcolli
  • KQZ kërkon gjoba për 13 parti politike, ja sa duhet të paguajnë për shkeljet në 11 maj
  • Përplasja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kushtetuesja shqyrton kërkesën në këtë datë
  • Jep dorëheqjen kryeministri i Belgjikës
  • VIDEO: Me shall dhe monopatinë në zonë të mbushur me kamera dhe policë, grabitet filiali i Raiffeisen Bank në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Naimi on “Ktheni fytyrën nga pushkët…” Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi
  2. Mollosi on VIDEO: Me shall dhe monopatinë në zonë të mbushur me kamera dhe policë, grabitet filiali i Raiffeisen Bank në Tiranë
  3. Patronazhisti on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. Janinë on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  5. Vëzhgimi on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?