SHBA thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Qëndrimi i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të Departamentit amerikan Shtetit të martën në mbrëmje, ndaj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar pas arrestimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës.
Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK-u e shpalli persona në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.
Avokati mbrojtës Genc Gjokutaj, tha për mediat pas takimit me zotin Meta në mjediset e sigurisë, se akuzat janë të pabazuara dhe arrestimi ëshë bërë për qëllime politike. Politikanë të tjerë opozitarë e cilësuan veprimin si një sulm politik nga kryeministri Edi Rama ndaj opozitës. Meta, ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, zoti Xhixho dhe zonja pritet të dalin nesër para gjykatës në një seancë ku do të shqyrtohen masat e sigurisë ndaj tyre.
Krahas akuzave nga SPAK-u për zotin Meta, të martën vazhduan reagimet mbi mënyrën se si u ndalua të hënën në mesditë nga policia ish presidenti i Republikës, i cili e cilësoi ngjarjen si “rrëmbim në mënyrë banditeske”.
Por ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, deklaroi në rrjetet sociale se forca lëvizëse operacionale, e specializuar për ndalime sipas standarteve, gjatë zbatimit të vendimit të gjykatës ndeshi me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të.
SPAK-u detajoi të hënën në një njoftim publik se Ilir Meta e Monika Kryemadhi, në bashkëpunim mes tyre dhe me funksionarë të tjerë publikë, dyshohet se kanë kryer korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurish në një seri episodesh, që nisin nga afro 15 vjet më parë.
VOA

Populli është për burgim të përjetshëm të një mostre të tillë politikani dhe sekuestrim të menjëhershme të pasurisë së paluajtshme.
Rroftë Amerika, që më në fund e vlerësoi popullin tonë!
Edhe në diktaturë, kur kriminelët kapeshin me presh në duar thoshin: Nuk e di: “Më kanë rrjetë zoti hetues”! Ilir Metën me siguri e kanë mashtruar duke i dhënë rushfete.” Nuk ka vjedhur Iliri, por ja kanë dhënë me zor”!.
Po te kisha dhe une sikur nje Vile,,do thoja po i burgosin nga inati,>Po une kam 47 vjet pune dhe kam mbetur me Apartamentin e Ndermarrjas dhe bicikleten kineze tribotiste.Ato qe kisha ne regjimin monist marxist leninist.
Cifligjet mi muare gjysherit e ketyre PARTIZANE bira kurvash qe kane Vila,vetura,dhe kozmetike te madhe..Prandaj Une gezoj shume kur arrestohen,.Edhe me shume kur i fusin ne burg..Por arrestoni edhe pasurine e ketyre hajduteve.Se po dualle si Sajmir Tahiri,qe ju shtuan bysneset ne Burg,,c`ju pa kesaj cfaqje????????????????????
SPAK sikur u krijua te prese duart qe vjedhin Shqiperine. Ne rast se ka nderru destinacion e do merret me korrupsion te larte te ish Pushteteve atehere ky vend do mbese peng i vjedhjes qeveritare ne jete te jeteve e hajdutet do ndeshkohen vetem pasi te kene lene prej vitesh pushtetin (edhe kjo me kushtin qe te jene ne opozite me ato qe jane ne pushtet)
Altin Dumani!Fati e solli qe TI te behesh Antonio Di Pietro i Drejtesise Shqiptare.Te dergosh pas Hekurave Bossat e Qeverrive shqiptare,qe kane vjedhur ,rrjepur,shkretuar kete vend.Vetem tek ti kam besim dhe Demokracia e Fuqishme Amerikane qe qendron pas teje.Pas Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit do ti vije rradha edhe te tjereve qe kane futur duart ne Hazinene e Popullit.Tek e tek se thyhen xhamat. Zoti te ruajte Altin Dumani per haqet e ketij populli.
Demo ,me ngadale.
Populli eshte djegur nga qulli,I fryn edhe kosit.
Shume zhurme u be edhe per Saliun .
Akuzohet per shperdorim detyre …..
Gerdecit varja,nuk eshte per Saliun.
A more demo.
Gjithe jeten na kane mashtruar.