Me një karrierë të gjatë diplomatike në rajonin e Ballkanit, ish-ambasadori amerikan i Shqipërisë, Christopher Hill është një dëshmitar i drejtpërdrejtë i rrugëtimit të Shqipërisë, nisur nga pika zero e demokracisë deri te realiteti i sotëm 35 vite më vonë, ende me të njëjtat thirrje të Shqipërisë për në Europë.
Në një rrëfim për “Exclusive” me gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, Hill shprehet se SHBA-ja nuk kishte asnjë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos një vit pas zgjedhjeve të vitit ’92.
-Pas fitores së PD ne zgjedhjet e ’92, një vit me vonë, lideri i opozitës, Fatos Nano u burgos dhe ekziston një narrativë që kjo u bë me lejen e SHBA-së?
Hill: Jo, aspak. Mund të them me siguri sepse isha këtu deri në verën e vitit 1993, dhe ju tregoj personalisht se kjo është 100% gënjeshtër. E kam fjalën, unë isha këtu. Dhe kurrë nuk kam dëgjuar për një rast në Europë, sigurisht jo, por askund, që ambasadori amerikan të thotë: ‘oh, vendoseni në burg.’ Nuk kam dëgjuar kurrë diçka të tillë. Dhe e di që është njëfarë legjende këtu, por thjesht nuk e pranoj që ka ndodhur ndonjëherë.
-Pra ju nuk autorizuat arrestimin e Nanos?
Hill: Jo, jo, nuk ka asgjë të bëjë me ne. Sigurisht që jo. Edhe pse pas largimit tim nga Shqipëria nuk mund të them nëse dikush ishte i përfshirë, por dyshoj. Me të vërtetë dyshoj. Mendoj se ishte e përshtatshme për disa njerëz të thonin: ‘oh, ai është në burg për shkak të amerikanëve,’ por kjo është më shumë një deklaratë anti-amerikane sesa diçka tjetër.
j.l./ dita

Fatosi dhe te tjere vodhen ,mundet, si shume te tjere edhe Berisha vete ne ate kohe1 Ne fund te fundit pse u formua PD me Saliun ne krye? Per ta shkateruar nga themelet Shqiperine e asaj kohe, per ta vjedhur dhe per ta lene pa shkolla , pa edukim! Dhe Saliu me ndihmen e disave ja arriti! Por ka ardhur koha qe cdonjeri i lan gjynahet ne kete bote,ne te gjalle! Saliu i tejkaloi shprest dhe planet e te huajve!
Pytjen ja ke bere shume “diplomatike”, Normal qe ate pergjigje do merrje.
Keshtu direkt mbase nuk ja kan dhene autorizimin, por ja te themi keshtu indirek, ne kanale jo zyrtare, i kane dhene “karta bianken”, sekretarit te partise, te luftoj komunizmin. Dhe ky si njeri shpellash qe ishte, i mori perpara cfare gjeti. Biles, ndonje brenda partise qe ngrinte koken, ja zbuti kurrizin, te mos themi i coi tek te shumtit.
Ambasadori sigurisht nuk mundet ta pranoi një gjë të tillë të rëndë.Por në Shqipëri si dhe në çdo Shtet në lindje,Amerikanët jan prezent në çdo gjë:
-Deklarata e Sek.Shtetit Bejker ’90 se “..Ne do ju mësojmë si zihet peshku,por Atë do e zini vetë.”vërteton se duhet të ket ndodhur një gjë e tillë.
-Ambasadori YAERSON i shkonte nga pas SALI KOMUNISTIT DHE NUK MUNDEJ QË DY KOMUNIST TË DREJTONIN PS DHE PD,Pasi Nano ishte më demokrat se Aventurieri Sali,i dërguari Ramizit të dy komunist dhe simpatizant i tyre si mjek blloku.
-Dhe,nëse nuk kan dhën OK,për ta arrestuar,Pse nuk e ndaluan arrestimin e F.Nnos,siç bën me Saliun në ‘97,98,Gërdecin,21 janarin,etj..dhe akoma nuk po urdhërojnë për arrestimin me shpalljen Non Grata për korrupsion madhor,kur SPAK,GJKKO..u krijua prej SHBA për këtë qëllim..? Duke e lën të coptoi PD-në Opozitën dhe penguar demokracinë,rrotacionin në Shqipëri..?
-Shumica e popullit janë të bindur se Sb dhe drejtësia e kapur prej tij 92,jan pengesat e demokracisë dhe varfërisë së popullit në 35 vite,duke mos sekuestruar pasuripinë e vjedhur 92-25 mbi 500 mild.$.!
EL News Allbania
Nje pyetje prej amatori ne gazetari.Edhe sikur te kishte nje dokument te tille ai do ta pergenjeshtronte.Arestimi i Fatos Nanos ne ate kohe ishte nje hap per te friksuar njerezit me dhune.Te gjithe politikanet e “rinj” duhet te pervetesonin pasurine e popullit.Arestimi i tij ishte nje lufte politike .Amerika mund ta kish ndaluar arestimin e Nanos.Amerikaneve nuk u intereson kush eshte ne pushtet por,vetem interesat e tyre.
Nji gje nuk kuptoj qe ju mendoni qe jeni nji shtet Sovran por ne te verteten jeni te burgosur tek Amerikanet qe nuk ju vlen as Kushtetuta ,a ligji ,dhe as presidenti i vetmi qe funkcionon eshte korupsioni ,por pse ndodh kjo ata lejuan Berishen qe ta shkateroj shtetin pse e lejuan pse donin qe ju te mbeteni nji shtet i mvarur dhe te jetoni ne frike qe mos ju okupojne fqinjet dhe ky eshte nji plan shum delikat dhe ekstrem sekret ,shiqoni si shembull Ukrainen ne kohe lufte hetohet Korupsioni kurse ne Shqiperi zgjat me dekada dhe nuk zbatohet asgje pse jo ?Pse amerikanet duan qe ju te mbeteni te varfer dhe te trokisni tek ata per xhdo gje per ndihe , a nuk e kuptoni akoma qe SHBA nuk eshte ne gjengje te angazhon dikend si Ambasador ne Shqiperi nji gje Absurde ata kan ambasador ne MAL te ZI me 600.000 banore por per ne Shqiperi jo Qesharake ,Ja sa ju vlen inteligjenca e jua ju dote pasuroheni vetem tue e vjedhur popullin por kure nuk dote beheni shtet prodhues pse nuk ju lejojn.