Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestohen 3 të rinj për kokainë në Lezhë, 2 prej tyre kishin përdhunuar një të mitur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arrestohen 3 të rinj për kokainë në Lezhë, 2 prej tyre kishin përdhunuar një të mitur
AktualitetKronike

Arrestohen 3 të rinj për kokainë në Lezhë, 2 prej tyre kishin përdhunuar një të mitur

Published: November 25, 2022
Shpërndaje

Komisariati i Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën informative, ka zhvilluar një operacion për disa të rinj që shpërndanin lëndë narkotike kokainë.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pako të mbushur me dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.

- Publicitet -

Gjithashtu, gjatë operacionit rezultoi se 2 prej këtyre shtetasve kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën informative se disa të rinj kryenin në qytetin e Lezhës, veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike (kryesisht kokainë), në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndëshkimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Indrit Puka, 20 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për drejtim të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike;
– Armando Gega, 19 vjeç, banues ne Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje;
– Klevisian Toni, 20 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Lezhë.

Bazuar në inteligjencën informative se këta 3 shtetas shpërndanin lëndë narkotike, të cilën e mbanin në banesën e një 16-vjeçari, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në këtë banesë dhe si rezultat, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në momentin e kontrollit, 16-vjeçari, në banesën e të cilit u gjetën sendet e kundërligjshme, nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni rezultoi se shtetasit Indrit Puka dhe Armando Gega, në banesën e 16-vjeçarit, kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe, e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, në ngarkim të shtetasve Indrit Puka dhe Armando Gega, ndërsa në ngarkim të shtetasve Klevisian Toni dhe të 16-vjeçarit, materialet u referuan për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 26, 2022 at 2:53 am

    Intilegjenca informative po jep rezultate ne luften dhe parandalimin e krimeve kundra prones dhe jetes se qytetareve shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në kulmin e krizës, pritet të shtohet taksë e re për naftën 3 lekë/litër
  • VIDEO: Delegatët braktisin sallën teksa Netanyahu nisi fjalimin në Asamblenë e OKB-së: Jeni frikacakë
  • Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit
  • VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  • “O Kriminel, o mafia”, aktivistët qëllojnë me vezë Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Komentet e Fundit

  1. e verteta nuk humb kurre on VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  2. Berlin on VIDEO: Delegatët braktisin sallën teksa Netanyahu nisi fjalimin në Asamblenë e OKB-së: Jeni frikacakë
  3. vlonjati on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  4. vlonjati on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  5. demo on Nё Hagё gjykohet Europa

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?