Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestohet avokati Petraq Semani, i akuzuar për korrupsion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Arrestohet avokati Petraq Semani, i akuzuar për korrupsion
KronikeLajmi i fundit

Arrestohet avokati Petraq Semani, i akuzuar për korrupsion

Published: February 20, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme caktoi masë sigurimi arrest shtëpie për avokatin Petraq Semani, i akuzuar se mori 25 mijë euro me pretendimin se do të ulte dënimin për një të akuzuar për vrasje.

Gjykata e Posaçme caktoi masë sigurimi arrest shtëpi ndaj avokatit Petraq Semani me kërkesë të SPAK. Semani akuzohet nga prokuroria se mori 25 mijë euro nga të afërm të një personi të dënuar me 15 vjet burg për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen, për të ndikuar në zbutjen e dënimit të tij.

Në një njoftim për mediat SPAK bën me dije se Semani hetohej për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

- Publicitet -

Hetimet e prokurorisë kanë gjetur se Semani mori nga të afërm të personit të dënuar të identifikuar si Ll.D, 25 mijë euro. Kësti i parë prej 9550 euro i është dorëzuar në shtëpinë e Ll.D dhe dorëzimi i parave është filmuar. Pjesa tjetër e parave sipas prokurorisë i është dhënë avokatit me këste.

Hetimet e prokurorisë kanë gjetur se Semani nuk arriti të ndikonte vendimin e gjykatës. Sipas prokurorisë Ll.D u dënua me 15 vjet burg. Pas kësaj familja e të dënuarit duket se ka kërkuar t’i kthehen paratë. “Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, shtetasi nën hetim P. S., i ka kthyer shtetases S. D., shumën prej 8000 (tetë mijë) Euro, ndërsa pjesën e mbetur nuk ia ka kthyer”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Megjithatë prokuroria ngriti ndaj Semanit akuzë për korrupsion. “Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi P. S., ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021)”, thuhet në njoftim./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?