Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestohet suedezi në Rinas, do ndihmonte me letra false një tajlandeze për prostitucion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arrestohet suedezi në Rinas, do ndihmonte me letra false një tajlandeze për prostitucion
AktualitetKronike

Arrestohet suedezi në Rinas, do ndihmonte me letra false një tajlandeze për prostitucion

Published: September 29, 2023
Shpërndaje

Një shtetas suedez, 42-vjeçar ka tentuar të ndihmojë një shtetase tajlandeze të kalojë kufirin me letra false, me qëllim prostitucionin.

Si pasojë, ai ka rënë në prangat e policisë në Rinas.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “False”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë Rinas.

Vihet në pranga një 42-vjeçar (shtetas suedez) që ndihmoi një shtetase tajlandeze, që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i siguruar asaj, dokumente identifikimi të falsifikuara.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari do ta trafikonte këtë shtetase, në Suedi, për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Sekuestrohen mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara, që dyshohet se 42-vjeçari ia jepte shtetasve të ndryshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonin dy shtetas, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “False”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. O., 42 vjeç, banues në Suedi.

42-vjeçari i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara një shtetaseje tajlandeze 26 vjeçe, me të cilën ka udhëtuar nga Turqia drejt Shqipërisë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 42-vjeçari i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara kësaj shtetasje, me qëllim për ta trafikuar në Suedi, për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 42-vjeçari iu siguronte dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, edhe shtetasve të tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • The New York Times: Zemërimi ndaj Ramës shtohet, kërkohet dorëheqja e tij
  • Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar
  • Nisin hetimet për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit, pezullohet një efektiv pas dhunës ndaj një qytetari
  • Zgjedhjet parlamentare, e diel vendimtare për Serbinë, a do ta rrëzojnë studentët Vuçiçin?
  • VIDEO: Po shkonte në shtëpi me bukë me vete, qytetari dhunohet nga dy efektivë

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  2. ATSH on Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  3. find the difference on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  4. Haxhi Kristaq Qamili (*) on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. ATSH on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?