Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ishte ftuar për të marrë një çmim, Kosta Rika ndalon në aeroport Raportuesen Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ishte ftuar për të marrë një çmim, Kosta Rika ndalon në aeroport Raportuesen Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
BoteLajmi i fundit

Ishte ftuar për të marrë një çmim, Kosta Rika ndalon në aeroport Raportuesen Speciale të OKB-së, Francesca Albanese

Published: November 28, 2026
Shpërndaje

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar vendimin e Kosta Rikës për t’i ndaluar një eksperteje të njohur të OKB-së hyrjen në vend për të marrë një titull Doctor Honoris Causa.

Francesca Albanese, e cila shërben si Raportuese Speciale e OKB-së për Territoret e Pushtuara Palestineze ka kaluar dy netë duke fjetur në aeroportin ndërkombëtar në San José, pasi iu ndalua hyrja të enjten mbrëma.

Autoritetet e emigracionit deklaruan se Albanese-s iu refuzua hyrja për shkak të dyshimeve për “lidhje me akte terroriste”, diçka që juristja italiane e ka mohuar me forcë.

- Publicitet -

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk, u shpreh “thellësisht i shqetësuar” për këtë veprim dhe i bëri thirrje Kosta Rikës ta rishqyrtojë vendimin. Të shtunën, Albanese fluturoi drejt Meksikës.

“Mirupafshim, për momentin. Do të kthehem, e premtoj, kur Kosta Rika të jetë sërish e lirë,” shkroi ajo në platformën X të shtunën.

Ajo po udhëtonte drejt San José-së për të marrë një titull Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Kosta Rikës për punën e saj në fushën e të drejtave të njeriut.
​Ceremonia u zhvillua gjithsesi, me Albanese-n që u bashkua përmes një lidhjeje me video dhe mbajti fjalimin e pranimit të çmimit e ulur në dyshemenë e një terminali në Aeroportin Ndërkombëtar Juan Santamaría.

Fotot nga ngjarja tregojnë publikun në auditorin e universitetit duke e duartrokitur në këmbë juristen, ndërsa ajo shfaqej në ekranet e mëdha mbi skenë.

​”Jam thellësisht e indinjuar që qeveria e Kosta Rikës ka shpërndarë informacione të rreme që më lidhin me terrorizmin,” tha ajo në fjalimin e saj. “Më lejoni të jem e qartë: mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk është terrorizëm.”

​Të enjten mbrëma, kreu i autoritetit të emigracionit të Kosta Rikës, Omer Badilla, deklaroi në një video-mesazh se Albanese-s iu refuzua hyrja sepse ishte subjekt i një “alarmi ndërkombëtar për lidhje me akte terroriste”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, e duartrokiti vendimin e Kosta Rikës, duke e akuzuar Albanese-n se po e shfrytëzon mandatin e saj për të përhapur propagandë kundër Izraelit.

FOTO: Auditori në Universitetin e Kosta Rikës duke duartrokitur ndërsa Albanese shfaqet në një ekran. Ajo e pranoi titullin e saj Doctor Honoris Causa përmes një lidhjeje me video në Universitetin e Kosta Rikës.

Albanese ka qenë raportuese speciale e OKB-së për të drejtat e palestinezëve që nga viti 2022 – gruaja e parë që mban këtë post.

Ajo është një kritike e zëshme e veprimeve të Izraelit në Gaza dhe ka pasur disa fushata për ta larguar nga ky rol, me argumentin se tregon njëanshmëri kundër Izraelit. Albanese thotë se është detyra e saj të nxjerrë në pah vuajtjet e palestinezëve në Gaza dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar.

​Albanese ka argumentuar prej kohësh se qeveritë perëndimore nuk po bëjnë sa duhet për të mbështetur të drejtat e palestinezëve. Në një raport të vitit të kaluar, ajo foli për “një ekonomi të gjenocidit” dhe u bëri thirrje kompanive shumëkombëshe të ndalojnë së bëri biznes me Izraelin, duke paralajmëruar se rrezikojnë të bëhen bashkëfajtore në krimet e luftës në Gaza dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar.

​Administrata Trump ka vendosur sanksione ndaj Albanese-s për mbështetjen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), të cilën qeveria aktuale e SHBA-së e sheh si një institucion “të pabindur” që duhet shpërbërë. ​Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e akuzoi gjithashtu për antisemitizëm, akuzë të cilën ajo e ka hedhur poshtë.

Qeveria e Kosta Rikës, e cila drejtohet nga Presidentja Laura Fernández që nga shkurti, ka ruajtur lidhje të ngushta me SHBA-në, një aleat kryesor i Izraelit.

Juristja italiane me origjinë arbëreshe, Francesca Albanese, është Raportuese Speciale e OKB-së për territoret palestineze që nga maji i vitit 2022.

Ligjvënësit dhe grupet e të drejtave të njeriut e kanë denoncuar ndalimin e Albanese-s, ndërsa Universiteti i Kosta Rikës i ka kërkuar qeverisë të shpjegojë bazën ligjore të këtij vendimi.

​Ky veprim “është i vështirë të pajtohet me angazhimin e kahershëm të Kosta Rikës ndaj të drejtave të njeriut,” tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk.

​”Ky do të jetë turpi i kësaj qeverie të Kosta Rikës për vitet në vijim,” shkroi në X Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnès Callamard.

Politikanë të Kosta Rikës nga disa parti e kritikuan gjithashtu këtë veprim, dhe ish-presidenti Óscar Arias, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1987, e vizitoi atë në aeroport dhe dënoi veprimet e qeverisë aktuale.

​Aktori i Hollivudit Mark Ruffalo, i cili gjithashtu ka dënuar publikisht aksionin ushtarak të Izraelit në Gaza, shkroi në X se trajtimi i Albanese-s “duhet të shndërrohet në një incident ndërkombëtar”.

Përshtati DITA nga BBC

Në foton kryesore: Francesca Albanese mori titullin e saj Doctor Honoris Causa përmes një lidhjeje me video, e ulur në dyshemenë e aeroportit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ishte ftuar për të marrë një çmim, Kosta Rika ndalon në aeroport Raportuesen Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
  • VIDEO: Momenti kur efektivi i lënduar shtrihet në tokë, i japin ndihmën e parë
  • Protesta, 35 të lënduar, mes tyre 13 protestues, 9 efektivë policie, 6 përfaqësues të medias
  • Plumba gome dhe ujë me presion edhe mbi gazetarët
  • VIDEO: Përse qëllohen me plumba gome protestues pa maska dhe që nuk po marrin pjesë në dhunë?! (Kujdes, pamje të rënda)

Komentet e Fundit

  1. SHQIPTAR on Nga foto dhe emri real, te vdekja e dyshimtë: 10 fakte që jo të gjithë i dimë për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur
  2. Emigranti on VIDEO: Policia përdor dron për të hedhur gaz mbi turmë
  3. Genti on Nga foto dhe emri real, te vdekja e dyshimtë: 10 fakte që jo të gjithë i dimë për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur
  4. K O R C A on Nga foto dhe emri real, te vdekja e dyshimtë: 10 fakte që jo të gjithë i dimë për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur
  5. K O R C A on VIDEO: Policia përdor dron për të hedhur gaz mbi turmë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?