Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, PS dhe PD ulin në tryezë Tom Doshin dhe Agron Shehajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, PS dhe PD ulin në tryezë Tom Doshin dhe Agron Shehajn
Lajmi i funditPolitike

Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, PS dhe PD ulin në tryezë Tom Doshin dhe Agron Shehajn

Published: October 22, 2025
Shpërndaje

Opozita dhe mazhoranca kanë arritur një dakordësi për përbërjen e komisionit që do të udhëheqë reformën zgjedhore, një marrëveshje që synon të kënaqë palët kryesore politike, por edhe të garantojë përfaqësim për partitë e vogla.

Sipas ujdisë së arritur, Partia Socialiste do të mbajë shtatë vende nga tetë që i takojnë shumicës, ndërsa një karrige do t’i lihet në dispozicion Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Tom Doshi ishte kthyer në “mollë sherri” për komisionin. PS kërkonte një vend në anën e opozitës për PSD-në, por PD refuzonte duke thënë se Tom Doshi historikisht ka votuar pro Ramës dhe kjo nuk ishte barazi reale.

- Publicitet -

Kështu, PS ka bërë një hap pas dhe nga 8 vendet që i përkojnë asaj në komision, do mbajë vetëm 7 karrige dhe 1 vend t’ia rezervojë PSD-së së Tom Doshit. Ndërsa një sakrificë do ta bëjë edhe PD, e cila vendet e saj do t’i ndajë: 5 PD, 1 PR, 1 PL dhe 1 Agron Shehaj.

Komisioni do të ketë formulën 8+8 dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë me të drejtë vetoje. Krijimi i tij pritet të formalizohet në seancën plenare të 30 tetorit.

Si pritet të funksionojë Komisioni për Reformën Zgjedhore

Sipas propozimit nga Partia Socialiste, Komisioni për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga 16 anëtarë, me ndarje të barabartë: 8 përfaqësues nga Partia Socialiste dhe 8 nga partitë opozitare. Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga PS dhe një nga PD, duke garantuar një balancë politike në drejtimin dhe vendimmarrjen.

Ky komision ka për detyrë:

-Hartimin e ndryshimeve ligjore për reformën zgjedhore

-Trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe ato të mëparshme

-Përgatitjen për raportin e pritshëm mbi zgjedhjet e 11 majit 2025

-Hartimin e ligjit për financimin e partive politike

-Pranë komisionit do të ngrihet një grup ekspertësh teknikë, ndërsa OSBE, Këshilli i Europës, Komisioni i Venecias, BE dhe SHBA do të ftohen për të ofruar asistencë dhe ekspertizë.

Komisioni për Reformën Zgjedhore do të funksionojë për një periudhë 9-mujore nga momenti i miratimit, me mundësi zgjatjeje nëse kërkohet nga bashkëkryetarët. Vendimmarrja do të synojë konsensusin e gjerë dhe çdo vendim do të konsiderohet i miratuar vetëm nëse ka mbështetjen e të dy bashkëkryetarëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    October 22, 2025 at 12:02 pm

    He o PD,ketu e ke rastin te ndreqesh aferen mafioze Rama-Berisha te 2008. Beje ligjin e Zgjedhjeve ashtu si ka qene,,(pa lista kryetaresh),se me kete ligj po shkon nga humbja ne humbje.

    Reply
  • Dashi says:
    October 22, 2025 at 2:31 pm

    Po pse o demo , ligji ja ka fajin Pd-së ?!

    Reply
  • Kajmakeria e Rilindjes says:
    October 22, 2025 at 2:54 pm

    Shikoni se deri ku shkon paturpesia e Partise Rama (se PS eshte prej kohe ne vdekje klinike tok me ish-kryetarin e saj Nano) – ka kerkuar qe Partine Doshi me emer Socialdemokrate ta postoje tek vendet e opozites, kur asaj partie i merr rregullisht pas c’do zgjedhje deputete, keshilltare bashkiake qe Toma i ble andej-kendej e i rradhit pas atyre te veteve.

    Reply
  • demo says:
    October 22, 2025 at 3:15 pm

    Jo,fajin e kemi Ne qe votojme Lista kryetaresh.

    Reply
  • SPAK says:
    October 22, 2025 at 3:51 pm

    Kush flet si Saliu eshte hajdut dhe kriminel!

    Reply
  • Skypion says:
    October 22, 2025 at 4:26 pm

    Mediat e Rames e japin kete lajm dhe e perserisin, se ja PS-ja ne pushtet i ben “leshime” PD-se ne opozite, per te krijua rpershtypjen tek publiku qe demokracia funksionon, qe Qeveria eshte zemergjere me opoziten e budallalleqe te tjera kesisoji. Eshte kusht i BE-se qe perberja te jete e barabarte per palet. Prandaj, kot lodhen te na e paraqesin si ndonje shenje dashamiresie nga partia ne pushtet e aq me pak nga Kryeqenefi. Ky harbut, per shpirt, shpirtin ua merr te gjitheve.
    Po, ka pasur rast me te vertete kavalaresk, sa i perket marreveshjeve te nivelit te larte PD-PS. Eshte rasti i marreveshjes se vitit 2008, kur Doktor Berisha, si Kryetar i PD-s dhe si Kryeminister atekohe, i la dore te lire Kryeqenefit te socialisteve Edi Rames, qe te zgjdihte cilindo kod zgjedhor qe te deshironte ai dhe specialistet e tij, dhe do ta votonte. Kryeqenefi zgjodhi kete qe zgjodhi, doktori mbajti fjalen dhe e votoi.
    Kurse tani, dalin analiste e gazetare te socialistes, patronazhiste e ashers profesioniste forumesh, dhe thone fajin e ka Saliu…! Po ka nje faj Salu me te vertete; ka faj si nuk ua ashtushi ato qe u kane pjelle, te kishte nderrmarre nje spastrim te madh ndaj mbetjeve toksike enveriste, qe kur ishte president dhe e kishte mundesine. Ky eshte faji dhe krimi i tij i vetem.

    Reply
  • Pickon says:
    October 22, 2025 at 6:09 pm

    Saliu te kishte ndermarre nje spastrim te madh ndaj mbetjeve toksike enveriste thua zotrote. Mire e ke, po ja qe s’e bente dot, se Saliu nuk do spastronte veten. Se, besoj se je dakord qe Saliu eshte njera nga mbetjet me toksike enveriste qe na ka mbetur neper kembe tash e 35 vjet.

    Reply
  • capi says:
    October 22, 2025 at 8:32 pm

    Po sa shpejt bini ne ujdi per ndarjen e pjeses. Po ikni o te degjeneruar, se jeni bere mallkimi i ketij vendi dhe nuk i shkuleni. Po perse kesi komisionesh duhet te jeni partiake dhe jo thjesh njerez administrate. Ju doni qe ato karriget tua thyesh ne koke, e te shikojme kush preferon me shume karrige.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ të personave të akuzuar në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet e qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
  • “Zoti Bideja”, kolegët i bllokojnë foltoren deputetit Bido
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?