Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një mësim në shifra nga Estonia dhe Sllovenia: Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Një mësim në shifra nga Estonia dhe Sllovenia: Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
EkonomiLajmi i fundit

Një mësim në shifra nga Estonia dhe Sllovenia: Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi

Published: October 15, 2026
Shpërndaje

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim.

Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik.

Estonia pash nisi reformat në arsim që në vitet ’90, me përfshirjen e teknologjisë në shkolla, kanë ecur paralelisht me zhvillimin e administratës digjitale dhe industrisë së teknologjisë së informacionit. Këto reforma krijuan një bazë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë digjitale.

- Publicitet -

Sipas OECD, sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit gjeneron rreth 8.5% të vlerës së shtuar në ekonominë estoneze, një nga peshat më të larta mes vendeve të organizatës.

Estonia është bërë gjithashtu një qendër e rëndësishme e sipërmarrjeve teknologjike, duke treguar se një treg i vogël i brendshëm nuk përbën domosdoshmërisht pengesë për zhvillimin e industrive që konkurrojnë ndërkombëtarisht.

Një tjetër shembull vjen nga Sllovenia, e cila ka ndërtuar një ekonomi me bazë të fortë industriale, të mbështetur në kualifikimin profesional, kërkimin shkencor dhe inovacionin.

Në vitin 2024, vetëm shpenzimet për kërkim dhe zhvillim në Slloveni arritën në rreth 2.1% të PBB-së, ose 1.44 miliardë euro. Rreth 69% e aktivitetit kërkimor u realizua nga sektori i bizneseve, çka tregon rëndësinë që ka inovacioni në veprimtarinë e ndërmarrjeve dhe lidhjen e tij me ekonominë prodhuese.

Përvojat e Estonisë dhe Sllovenisë tregojnë se ekonomitë e vogla mund të krijojnë avantazhe konkurruese duke investuar te njohuritë, aftësitë teknike dhe teknologjia. Në Shqipëri, përkundrazi, arsimi ka mbetur i nënfinancuar për një periudhë të gjatë, teksa rezultatet në arritje mësimorë kanë bërë hapa pas.

Në vitin 2015, shpenzimet publike për arsimin përfaqësonin 3.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa dhjetë vjet më vonë ky tregues qëndron pothuajse në vendnumëro, në rreth 3.2%. Problemi nuk qëndron vetëm te niveli i fondeve, por edhe te mungesa e një lidhjeje të fortë ndërmjet sistemit arsimor, nevojave të tregut të punës dhe politikave për zhvillimin ekonomik.

Në dhjetë vitet e fundit, struktura e ekonomisë shqiptare ka pësuar ndryshime të rëndësishme, me një zhvendosje graduale nga sektorët prodhues drejt shërbimeve, turizmit dhe ndërtimit. Bujqësia ka humbur peshë në ekonomi, ndërsa industria, pas një periudhe zgjerimi, ka hyrë në një cikël rënës.

Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e industrisë në PBB zbriti në 10,07% në vitin 2025, niveli më i ulët që nga viti 2009. Edhe bujqësia vijoi tkurrjen, duke shënuar të pestin vit radhazi me rënie të prodhimit. Në të kundërt, ndërtimi dhe aktivitetet e lidhura me turizmin janë kthyer në nxitës të rëndësishëm të ekonomisë.

Krahasuar me vitin 2015, modeli ekonomik është orientuar më shumë drejt aktiviteteve që mbështeten te konsumi, pasuritë e paluajtshme dhe flukset turistike, ndërsa baza prodhuese mbetet e dobët. Kjo zhvendosje ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë afatgjatë dhe aftësinë konkurruese të ekonomisë shqiptare.

Diferencat në paga tregojnë gjithashtu potencialin e sektorëve që kërkojnë fuqi punëtore më të kualifikuar. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mesatare bruto në ekonomi arriti në 90,119 lekë, ku rritja më e madhe eridhi për profesionet elementare.

Financimi i pamjaftueshëm i arsimit kufizon zhvillimin e këtyre aftësive, ndërsa struktura aktuale e ekonomisë nuk krijon kërkesë të mjaftueshme për punonjës me kualifikime të larta.

Për dekada me radhë është krijuar një rreth vicioz, ku investimet e pakta në arsim kufizojnë zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa mungesa e sektorëve me produktivitet të lartë pakëson mundësitë për ta shfrytëzuar këtë kapital brenda vendit.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestat në Tiranë, BBC: Studentët sulmojnë institucionet qeveritare dhe përplasen me policinë
  • Një mësim në shifra nga Estonia dhe Sllovenia: Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  • Anulohet seanca plenare e ditës së sotme, deputetët e PS lënë Parlamentin
  • Reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  • Horoskopi 15 Tetor 2026, zbuloni parashkimin e yjeve për sot

Komentet e Fundit

  1. Detari on Reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  2. Per te mos harruar... on Tirana në flakë
  3. Per te mos harruar.... on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  4. Kadiu on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. xxx on Tirana në flakë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?