Ka ndërruar jetë një prej përsonaliteteve më të shquara në fushën e artit muzikor, Nikollaq Bulo.
Bulo, kompozitori i mirënjohur i qindra këngëve për fëmijë e të rritur, popullore apo dhe qytetare është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Bulo mban autorësinë e krijimit të Bandës Frymore të qytetit Fierit, Orkestrës Simfonike të këtij qyteti, Ansamblit Myzeqeja, është kompozitor i mirënjohur në shkallë vendi dhe pjesëmarrës si i tillë në shumë prej festivaleve të RTSH. Ai është nismëtari i festivaleve për fëmijë e të rritur në Fier.
Jeta e trazuar në sistemin diktatorial, nuk mundi të frenonte talentin dhe pasionin e Nikollaq Bulos si një muzikant i talentuar dhe lider në qytetin myzeqar .
Bulo mban titujt e lartë: Nderi i Qarkut Fier dhe vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri”.
a.m/dita
