Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: As bullë as kaurreshë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > As bullë as kaurreshë…
AnalizaKryesoreLajmi i funditopinion

As bullë as kaurreshë…

Published: July 22, 2024
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës shpërndau lajmin se konkursin për ndërtimin Rozafa Tower, e kishte fituar projekti i një firme spanjolle.

- Publicitet -

Sipas pamjeve, pranë hotel Rozafës, ish-turizmit të amortizuar, do ravijëzohet një ngrehinë shumëkatëshe, në stilin e atyre që gjenden me shumicë në qendrën e Tiranës. Me gjasa, sa të inagurohet, do vlerësohet edhe me çmim në ndonjë konkurs. Ndokush do e cilësojë mrekulli arkitekturore.

Por ndryshe nga shumica e nismave të kryebashkiakut Beci, që jo vetëm janë lavdëruar, por, mbi të gjitha janë mbështetur nga shkodranët e velur me apatinë e pararendësve të tij, plani për ndërtesën në fjalë po kritikohet fort prej tyre.

Së pari, qytetarëve të qytetit të legjendave nuk ka si i pëlqen aspak koncepti i një kulle aforme me disa si gardhiqe rrethuese në ngjyra fosforeshente, element kyç në punimet e arkitektëve të vendosur në Madrid, dukshëm prej se përdorin materiale jotradicionale ndërtimi.

I etiketuar brenda javës “as bullë as kaurreshë” nga humori therrës shkodran, projekti nuk shkon aspak me frymën që qyteti ka trashëguar ndër shekuj, atë të modernizimit duke ruajtur identitetin e vet. Fakti që kulla treshe, që nga legjenda, dukshëm, ka marrë veç emrin dhe numrin e vëllezërve bie ndesh edhe me moton e firmës arkitekturore për ideimin e projekteve që respektojnë dhe janë në harmoni me ambientin rrethues.

Së dyti, projekti nuk është mospërfillës vetëm ndaj së shkuarës së Shkodrës por edhe ndaj së sotmes të saj. Përveç se si hotel luksoz, Rozafa Tower do të funksiononka edhe si qendër biznesi që do rijetësojë edhe biznesin rajonal.

Për kë e do Shkodrën nga larg, e ka vizituar për turizëm dhe e di ku bie kalaja e Ura e Mesit, kjo, në teori, mund t’i duket nismë progresive. Por ata që e kanë jetuar dhe e jetojnë përditë Shkodrën e dinë se ambientet e Bixhistenit të ri – qendrës tregtare ndërtuar shëmtuar aty ku ka qenë ai historiku i djegur dekada më parë – janë në masë ende bosh. Ndërsa të tjerët funksionojnë si duganja-magazina rrobash dorë e dytë a lëndësh ndërtimi.

E dinë se shumica dërrmuese e bizneseve në Shkodër e përtej janë të vogla, mezi mbahen në këmbë dhe as nuk aspirojnë as nuk iu duhen zyra në qiellgërvishtëse. Ai makiazhi që iu bë tregut në Zdrale dhe ai në vijim në tregun e Rusit iu dalin e iu teprojnë për të funksionuar në modestinë e vet.

Funksionaliteti i Rozafa Tower është i dyshimtë edhe si hotel i stërmadh me shumë yje. Pavarësisht përpjekjeve tona me marketing ndërkombëtar dhe me rritje fiktive çmimesh, turistët në Shqipëri, aq më ndjeshëm në veriun e saj, rrallëherë vijnë për pushime luksi. Ndonëse strukturat e tilla akomoduese nuk mungojnë, Shkodra vizitohet parësisht për historinë dhe kulturën, një sintezë e oksidentales me orientalen, dhe për bukuritë natyrore rreth saj.

Prandaj, nëse Rozafa Tower nuk gjen përdorim si strehë emigrantësh që shteti i jonë pret me bujari në emër të palëve të treta, fort pak drita do ndizen në dhomat e saj. Gjithësesi, restorantet e pishinat do i vlejnë për dreka funeralesh e dasma.

Mbi të gjitha, shkodranët nuk kanë si bien dakord se investimi dinjitoz që i qenkësh dashur dëshpërimisht Shkodrës është ky. Lulëzimi i shumëëndërruar i turizmit nuk bëhet me një projekt të vetëm ambicioz, që ngjan si mish i huaj në qytetin me karakter.

Mund të ishte më dinjitoze që në vend që të mbuloheshin me mushema jeshile e rozë me dritare, sa e sa ndërtesa historike e të pakrahasueshme nga bukuria në mes të qytetit të rinovoheshin e rindërtoheshin. Në mesin e të cilave edhe Kafja e Madhe.

Mund të mos vijohej me lënien në harresë të Drishtit antik. Të merrte edhe vëmendje të denjë, sa ndonjë tjetër sit i vyer sa ia në vend. Nga thesari i pafund i Shkodrës mund të mos ishte parë i mjaftueshëm veç promovimi i ahengjeve.

Rozafa Tower, sigurisht, do ndërtohet. Por ndryshe nga sa pretendon kryeministri Rama nuk do të jetë dëshmi e mos-harresës së Shkodrës, por e përçudnmit të saj.

Një ngrehinë shëmtaraqe e kohëve tona që nëse nuk e prish, padyshim, as nuk mishëron as nuk e respekton shpirtin e qytetit. Por edhe atë, Shkodra do dijë ta bëjë për vete. Si Parisi Eiffelin. Në fund të fundit, do jetë pikërisht mbi një tjetër rrugë karakteristike e mjaft piktoreske shkodrane.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • demo says:
    July 22, 2024 at 1:21 pm

    Keto kabate me luspa i ka qejf Lyderi,,Si stadiumi sakat ,e luspa luspa kurriz krokodili.

    Reply
  • Aldrin says:
    July 22, 2024 at 1:53 pm

    E kishte hak dhe Beci nje kurveri te tille me leke. I duhen dhe atij ca miliona ne kurriz te Shkodres
    Verini flaken qe ne fillim, Po i le keta qener, te marrin shpirtin dhe qytetin bashke

    Reply
  • mali says:
    July 22, 2024 at 2:06 pm

    As Tirana dhe asnje qytet I shqiperise nuk kane plane 50 vjecare te urbanistike.
    Koha ,keto ndertesa do t’i nxjerre jashte loje.
    Nje census I ndershem I sherben shume mbarevajtjes se nje shteti.
    Po hidhen shume para per rruge,tunele pa nje plan ekonomik.
    Flitet per koridore por nuk flitet se sa para futen ne arken e shtetit nga shfrytezimi I ketyre koridoreve.

    Reply
  • Detari says:
    July 22, 2024 at 2:21 pm

    E kane pranuar bisneset dhe banoret rreth zones? apo vk kush i pyet?

    harrova skiptaret nuk e hapin gojen as kur ndertohen minare ne cdo lagje dhe pellet arabi pa pushim si kur e kijne mbith

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    July 22, 2024 at 2:48 pm

    Është edhe ky një mendim. Por, e vërteta nuk është monopol i asnjërit, ashtu sikurse shijet janë aq të shumta e aq të ndryshme sa ç’janë të tillē edhe njerëzit e përveçëm. Qe një sistem që shkriu energjitë e talentin diktues për gati pesëdhjetë vjet e s’i bëri dot në një mendje, përkundrazi i bëri në një mendje si kundërshtarë të unifikimit të mendësisë, shijeve, arsyetimit e interpretimit…

    Reply
  • SHKODRANI says:
    July 22, 2024 at 3:16 pm

    Qenka thartuar edhe Edona Llukacaj me kete pushtet Rama pas shume muaj mjalti me te. Sigurisht per ndonje ceshtje madhore e aspak ne interes personal…

    Reply
  • mali says:
    July 22, 2024 at 3:18 pm

    Detari ka te drejte. Ketu tek mua ideja per ndertimin e nje kazinoje te madhe u vertit per 8 vjet ne lagje te ndryshme sepse banoret nuk ishin dakort derisa u gjet nje kompleks industrial kimik I braktisur dhe kompania pranoi .Kjo kompani hodhi miliona dollare per te pastruar ambientit nga mbetjet kimike.
    Pa u pyetur banoret asnje tulle nuk vihet nga bisneset e medhaja .
    Jo me nje firme te Edi Rames na u ndertohen kapanone per emigrantet e Melonit.
    Kush u pyet?
    Sa u diskutua ne popullin e Rames kjo gje?
    Pra kemi nje shtet diktatorial te modelit te vecante.
    E them kete sepse prona e pronari mbrohet me ligje edhe ne diktatura me te egra.

    Reply
  • Toni says:
    July 22, 2024 at 6:27 pm

    E QA NA PLASI (K)BANE A PA NA PYTNI NEA

    Reply
  • Shkodrani says:
    July 22, 2024 at 7:29 pm

    Unë mendoj se Beneti duhet të zbatojë planin që e parashtroi edhe në faqen personale web. Po të doni jua numëroj një për një se i’a kam stampuar planin. Kjo kulla idiote nuk ishte pjesë dhe mendoj se do të dështojë. Shkodra ka nevojë për serum dhe fizioterapi…paracetamoli nuk i’a zgjidh problemin! U duk sikur serumi po i jepej, por me çfarë shihet edhe ai është vetëm ujë!

    Reply
  • Durrsakja says:
    July 23, 2024 at 4:13 am

    Fasadat e qyteteve të dhëmbin sytë kur i shikon. Nuk kuptohet ka pasur projekte për zhvillimin urbanistik të këtyre qyteteve, mesa duket çdo gjë është bërë kuturu (hallakatje totale urbane) dhe vazhdon si e tillë.

    Reply
  • DIKTATURA NUK KA BRIRE! says:
    July 23, 2024 at 8:12 am

    Me Shkodren po behet po ajo maskarade qe u be me Tiranen:FALLCITET PER PROPAGANDE!
    Shkodra ka nevoje jo per nje program elektoral te hartuar nga kryebashkiaku,por nje strategji me afate per zhvillimin e qytetit ne te ardhmen!
    Shkodra ka nevoje per punesim !
    Ne kohen e diktatures ne Shkoder prodhohej tela she kabllo BAKRI ,qe perpiheshin nga tregu boteror!
    Prodhoheshin autobuze te shumte deri ato fisarmonike,prodhohej duhan she cigare,punime artistike,plazhi I Shirokes ishte MODEL etj!
    Ne Shkoder,ashtu si edhe ne Korce mund te investojne bizneset SHBA,JAPONIA,KOREA E JUGUT,MALAJZIA etj per prodhimin,montimin dhe eksportin e makinerive,pajisjeve elektrike,mikrocipeve dhe shume industrive te sofistikuara sepse ne Shkoder,Korce e kudo ka te rinj dhe te reja te talentuar te afte per cdo pune!
    Se te propagandohet qe zhvillimin do t’a sjelle turizmi yne fshataresk 3 mujor,I pronareve injorante dhe me personel pa kulture dhe edukate etj eshte cmenduri!
    Ne turizem punesohen kuzhiniere dhe kamariere por jo inxhiniere,arkitekte,financier etj!
    Reklamohet nga Rama edhe teknologjia e informacionit,por edge kjo eshte mashtrim,we I nxit te rinjte te punojne per boten e jo per vendin e tyre!
    Detyra e qeverise eshte te krijoje kushte per thithjen e investimeve te huaja dhe kjo gje nuk behet kurre nga mendja e nje piktor zhgarravites,por nga mendjen e ngritura te cdo fushe qe jane hedhur ne kishin e plehrave nga ky kryeminister antishqiptar!
    Kjo kulle le te ngrihet,lpor no ne mes te qytetit qe ka mbetur pa cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,parqe,stola dhe tavolina pushimi,biblioteka,qendra kulturore,etj!
    Jeta e nje qyteti fillon nga cerdhet etj dhe po nuk pati cerdhe per te gjithe femijet atehere do mbeten edhe nenat e tyre pa pune,pra familja do kete gjysmen e te ardhurave!
    Para ndertimit te elementeve jetike te domosdoshem per cdo komunitet,qe permenda me lart,nuk kane asnje vlere ndertimi I autostradave,porteve ,aeroporteve etj sepse ato behen per interesa korruptive!
    Bashkia Shkoder te mos merret me hyrjen e qytetit e pyetjen e fasadave fallcitet i ndyre,por te plotesoje dhe ndertoje mbi te gjitha elementet jetike te domosdoshem te cdo lagjeje ne perpjestim te drejte me sasine dhe dendesine e banoreve per km/2!

    Reply
  • Ardi says:
    July 25, 2024 at 8:40 am

    Vi shpesh be Shqiperi,kur krahasoj ato ndertime te pakta ne Maqedoni me nje aerqitekture ultramoderne dhe nje ndertim te perfunduar me cilesi te larte ndertimi ,me vjen per te vjelle me cilesin e ndertimit,me arqitekuren(spanjolle,holandeze…,.ne Shqiperi?Asgje e perfonduat,betonii renezuar(me pak ciment)drujre e mbjelur te shtremberuat,80%te thare…..me nje fjale asgje me vlere te qendrueshme , vetem leket…..

    Reply
  • Spak says:
    July 27, 2024 at 11:50 am

    Do te ishte nje habi e madhe qe demo apo Aldrin apo te tjere sherbetore te saliut te mos komentojne! Vetem fjalori qe ata perdorin ta peshtirojne ..!

    Reply
  • Diktatura nuk ka brire! says:
    July 28, 2024 at 4:13 pm

    Ne nje shtet vertet demokratik,media,intelektualet dhe te gjithe qytetaret duhet te jene opozita e perhereshme e cdo qeverie,pervdc rasteve kur vendi sulmohet nga ushtri armike!
    Qeveria asnjehere nuk duhet mburrur per cdo gje te mire qe ben,sepse per ato pune eshte votuar!
    Ne nje vend qe qeveria mburret nga media, populli etj atehere ai popull eshte NEN DIKTATURE dhe meriton te shtypet dhe shfrytezohet deri ne palce!
    Ne Shqiperi e gjithe media pa perjashtim eshte ne sherbim te plote te pushtetit dhe klases politike,por asnjehere ne mbrojtje te interesave te shumices se shqiptareve!
    Jetojme nen DIKTATUREN E ANTISHQIPTARIT EDI RAMA!

    Reply
  • mali says:
    July 28, 2024 at 5:58 pm

    Spak ,nuk kuptohesh.Perse permend Saliun ketu?
    Ty te djeg diku prandaj kruhesh.
    Sali dhe Rama jane nje .Ata pasurojne njeri tjetrin.Brockullat qe leshon Saliu nga minareja kunder Rames jane per njerez si puna tende.Koha po tregon qe ketyre vampireve dhe te afermeve te tyre nje gjemb me kembe nuk u ka hyre.
    Ata jane celnikosur ndaj pushtetit qe vetem nje aeroplanmbajtese amerikane e thyen.

    Reply
  • mali says:
    July 28, 2024 at 6:24 pm

    Idete e diktat….jane te sakta.Keto ide duhet te kishin akademiket sepse kudo ne bote ata jane promotoret e shtetit.
    Vete perandorite e perandoret e ndertonin shtetin vetem ne mendimin e shkencetareve te vet.
    Edhe sulltani I turqise nuk sundonte vete por dijetaret qe kishte rrotull.
    Keshtu u zgjeruan e jetuan perandorite.
    Ky toni ben te kunderten.
    Ben perpjekje te zhduke te diturit rreth vetes dhe ne kete forme po e zvogelon shqiperine.
    Po e kthen veten ne nje feudal I zakonshem ne europe.

    Reply
  • mali says:
    July 28, 2024 at 6:33 pm

    E shikoni sa cinik tregohet ndaj deputeteve?
    Une njoh njerez te poshter por si ky ,ky eshte satani vete.
    Apo Spiropalit qe shprehet per gabime me dashje e pa dashje nga ministration e vet.
    E para e punes nuk jane gabime por faje qe denohen me ligj.
    E dyta ,nuk jane pa dashje se pasuria e vene tregon te kunderten.

    Reply
  • demo says:
    July 29, 2024 at 11:31 pm

    Po ty po te ka rene vilani nga llamarinat e argjendari Pirro,,te rente edhe nje damllah se aq e ke enen.

    Reply
  • demo says:
    July 30, 2024 at 5:21 am

    Bashkimi i votave me Ramen per Ligjin zgjedhor,tregon qe Berisha nuk do me pushtet,.Eshte ngopur.
    Edhe aty ku eshte,mire eshte maje minares,,cdo dite kiendon Avazin.Ate do Berisha.
    Po keta Qorrat,Llapat nuk mbledhin dot 5 veta te tregojne veten.Se nga 5 behen 50.

    Reply
  • demo says:
    July 30, 2024 at 6:12 am

    Edhe ju si gazete keni hallet tuaja,se nuk mbahet gazeta me 2 leke print,se nuk eshte 91 kur shitej RD dhe 93 kur shitej Koha Jone.Demo ju qan hallin,se e di qe nuk ju plas per Edvinin,por ka thene Ay miku:Kur Dimer del behari/S`ka si zjarri.
    Ay Arben Ahmetaj ka dhene nje Interviste dje ,,Ka nxjerre ca te forta si psh,,Rama eshte koka Inceneratoreve,Eshte filmuar kur familja tij ka marre 43 miljone Euro .Se me thase,se me arka nuk e thote. Vjollca Hoxha e Top Channallit me Carlo Bolinon qenkan bashke pronare te Inceneratoreve,Ko alukja paska dhene 10 miljarde Euro tendera,koncesione ,pidhi sames cfare behet,swe nuk jane 10 miljone.Ketu po vidhet buxheti Kines,Amerikes dhe Indise bashke.Ky vende paska qene miniere floriri. Juve si gazete nuk ka c`ju duhet se nuk i keni ato buxhete te beni lufte me Miljardera.
    Na lini ate Ismil Kadarene aty per ndonje koment se eswhte pa zarar.
    Ato me zarar i mbyllni se jane ca pikepietje,fjalefenda,nje Treni,nje Luli,qe e kane merak vete,.I mbushin me llafe ndyta pa zarar. Vjen portali era mut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?