Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
Kendi i Kryeredaktorit

​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Published: October 21, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Dorëheqja e Edi Ramës nuk do të ishte fundi i botës, as do të thotë se të nesërmen Sali Berisha do të merrte pushtetin. Mes këtyre dy frikërave, që përdoren prej vitesh për të mbajtur peng qytetarët, ekziston një realitet i thjeshtë. Kushtetuta ka mekanizma për të zëvendësuar kryeministrin pa shpërndarë Parlamentin dhe pa shkuar domosdoshmërisht në zgjedhje.

Një raportim i bazuar në mendimet e konstitucionalistëve dhe juristëve, publikuar sot në faqet e brendshme të gazetës i rrëzon të dyja ‘keqkuptimet’ e mëdha, pra që largimi i Ramës do të sillte automatikisht zgjedhje të parakohshme dhe se kjo do ta kthente medoemos pushtetin te Berisha.

- Publicitet -

Së pari, Rama mund të ikë dhe PS-ja mund të vazhdojë të qeverisë. Nëse kryeministri jep dorëheqjen, Shqipëria nuk mbetet pa institucione dhe Parlamenti nuk mbyllet automatikisht. Aktivizohet procedura kushtetuese për zgjedhjen e kryeministrit të ri. Presidenti i Republikës emëron kandidatin e propozuar nga shumica parlamentare, në këtë rast Partia Socialiste. Nëse kandidati merr të paktën 71 vota, formohet qeveria e re dhe mandati parlamentar vazhdon. Nuk ka zgjedhje të parakohshme, nuk ka shpërndarje të Kuvendit, nuk ka ndonjë vakum pushteti.

PS-ja ka ende shumicën dhe nëse dëshiron të vazhdojë qeverisjen, largimi i Ramës nuk e pengon këtë. Mund të ndërrojë kryeministri, mund të ndryshojë përbërja e kabinetit, mund të ndryshojë stili i qeverisjes. Mund të hapet edhe një rrugë për një marrëveshje politike më të gjerë.

Edi Rama nuk është Partia Socialiste dhe Partia Socialiste nuk është e detyruar të shkojë në zgjedhje vetëm sepse Rama largohet. Nëse socialistët duan ta mbajnë pushtetin, Kushtetuta u jep mundësinë ta bëjnë këtë me një kryeministër tjetër. Nëse duan të rikthejnë besimin e humbur, le të zgjedhin një figurë që nuk identifikohet me konfliktet, skandalet apo konsumimin e qeverisjes së deritanishme.

Natyrisht, kjo kërkon diçka që deri më tani nuk është shfaqur. Gatishmërinë për ta ndarë partinë nga kryetari. Pjekurinë për ta ndarë interesin publik nga mbijetesa personale e një lideri.

Ekziston edhe një rrugë tjetër kushtetuese. Quhet mocioni konstruktiv i mosbesimit. Të paktën 28 deputetë mund ta paraqesin, por duhet të propozojnë njëkohësisht një kryeministër të ri. Nëse kandidati siguron 71 votat e nevojshme, kryeministri zëvendësohet.

Edhe kjo procedurë, në vetvete, nuk sjell zgjedhje të parakohshme.

Këtu duhet shtuar që frika se “po na kthehet Berisha” nuk mund të shndërrohet në licencë të përjetshme për Ramën. Është e mjerë që jemi reduktuar në këtë pazar absurd. Njëri qëndron në pushtet jo sepse qeveris mirë, por sepse tjetri konsiderohet më i keq. Kështu votuesve, sidomos atyre të moshuar u kërkohet vazhdimisht të zgjedhin jo atë që duan, por atë që kanë më pak frikë.

Së treti, qeveria teknike nuk është një formulë magjike. Kushtetuta nuk e njeh termin “qeveri teknike”. Ky është një koncept politik që mund të marrë forma të ndryshme, në varësi të një marrëveshjeje mes partive.

Një qeveri e përkohshme që synon zgjedhje të lira do të duhej të garantonte neutralitetin e administratës, të ndalonte përdorimin elektoral të burimeve shtetërore, të siguronte kushte të barabarta për garuesit dhe të bashkëpunonte me institucionet përgjegjëse për procesin zgjedhor. Për këtë duhen afate realiste.

Për këtë arsye zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditëve mund të krijojnë një paradoks serioz. Partitë e reja nuk kanë kohë të përgatiten për të garuar. Ndërkohë, partitë e vjetra, me strukturat, financat dhe makineritë e tyre elektorale, hyjnë në garë me avantazh. Kështu, një zgjedhje e parakohshme e shpallur në emër të ndryshimit mund të përfundojë duke favorizuar pikërisht ata që kanë dominuar politikën prej vitesh.

Pra kur kërkohet një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhje vërtet konkurruese, atëherë duhen diskutuar edhe afatet, rregullat dhe garancitë. Nuk mjafton të ndërrohet kryeministri dhe të lihet e paprekur makina që prodhon të njëjtin rezultat.

Së katërti, largimi i Ramës nuk do të zgjidhte gjithçka, por do të hiqte një pengesë nga tavolina.

Nuk ka arsye të besohet se dorëheqja e një kryeministri do të sillte vetvetiu drejtësi, mirëqenie, institucione të pavarura apo një klasë të re politike. Këto nuk realizohen me një firmë dhe as me një dekret presidencial. Por do ishte po aq e gabuar të pretendohet se asgjë nuk mund të ndryshojë pa u shembur i gjithë sistemi.

Në një republikë parlamentare, qeveria duhet të jetë e zëvendësueshme. Kryeministri nuk është pronar i shumicës, as i shtetit, as i mandatit politik të qytetarëve. Kur rrënohet besimi publik, dorëheqja është një nga mundësitë që sistemi duhet të jetë në gjendje të përballojë. Nuk duhet parë si fundi i botës, por si mundësi për të provuar nëse institucionet janë më të mëdha se njerëzit që i drejtojnë. Largimi i Ramës do të detyronte edhe vetë PS-në të përballej me një pyetje që e ka shtyrë për shumë kohë. A është ajo një parti me identitet, institucione dhe alternativa, apo është kthyer në një strukturë që e ka lidhur fatin e saj tërësisht me një njeri.

Pra, Kushtetuta garanton që nëse shumica parlamentare do ishte e gatshme të mbështesë një zgjidhje tjetër e jo Ramën, kjo zgjidhje mund të ndërtohet brenda saj dhe brenda institucioneve. Me sa duket vështirësia e vërtetë qëndron jo te mungesa e rrugëve juridike, por te mungesa e vullnetit për t’i përdorur ato

Se pse edhe Rama vetë i di këto alternativa. E di se largimi i tij nuk e sjell automatikisht Berishën në pushtet, se PS-ja mund të vazhdojë të qeverisë me një kryeministër tjetër dhe se Kushtetuta nuk e ka lidhur fatin e Shqipërisë me fatin e tij personal.

Por nuk i dhemb aq shumë fati i PS-së, sa i intereson mbijetesa e pushtetit të vet. Veçanërisht në rrethanat e sotme pushtetin politik ai nuk e sheh më si instrument qeverisjeje, por si koracën mbrojtëse për mëkatet, përgjegjësitë dhe llogaritë që mund t’i dalin përpara ditën kur të mos jetë më në krye.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?
  • ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  • FLASIN JURISTË / Pushteti i mbetet PS-së edhe pa zgjedhje: Çfarë ndodh sipas Kushtetutës nëse jep dorëheqjen Rama
  • Monopoli që fshihet pas kioskave të Tiranës
  • 2500 euro policëve, Ramës i vjen kundëroferta: 5 mijë euro kush hedh një deputet në koshin e plehrave

Komentet e Fundit

  1. info analitike on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  2. Popull i veremosur on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  3. Mollosi on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  4. Anonymous on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  5. Fgg on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?