Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: As shpenzimet qeveritare nuk e zhvlerësojnë lekun, euro zbret pranë minimumit historik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > As shpenzimet qeveritare nuk e zhvlerësojnë lekun, euro zbret pranë minimumit historik
EkonomiLajmi i fundit

As shpenzimet qeveritare nuk e zhvlerësojnë lekun, euro zbret pranë minimumit historik

Published: December 31, 2024
Shpërndaje

Kursi i këmbimit euro-lek po e mbyll vitin 2024 në rënie dhe i është afruar përsëri nivelit më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 98.14 lekë, shumë afër nivelit minimal prej 98.11 lekësh, që ishte regjistruar më datat 14 nëntor dhe 19 nëntor.

Pritej që kursi i këmbimit të euros në ditët e fundit të dhjetorit të rritej, siç kishte ndodhur në dy vitet e mëparshme, për shkak të efektit të rritjes së fortë të lekut, nga shpenzimet buxhetore masive në javët e fundit të vitit. Por, këtë vit, as “lumi” i shpenzimeve të qeverisë duket se nuk ka mjaftuar për ta ringritur, të paktën përkohësisht, euron.

Vitet e fundit, trajektorja e politikës fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e lekut në kursin e këmbimit. Suficiti buxhetor rekord në pjesë më të madhe të vitit ka ulur ofertën e monedhës vendase dhe ka shtyrë më tej në rënie kursin euro-lek.

- Publicitet -

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 11-mujorin 2024, suficiti buxhetor kishte blerën rekord të 71.7 miliardë lekëve, në rritje me 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Deri në fund të nëntorit, qeveria kishte shpenzuar 575 miliardë lekë, ndërsa sipas aktivit të fundit normative, të datës 19 dhjetor, shpenzimet totale vjetore parashikohen në vlerën e 771 miliardë lekëve. Mbi këtë bazë, shuma e planifikuar për t’u shpenzuar në dhjetor është 196 miliardë lekë ose gati dy miliardë euro, afërsisht një e katërta e shpenzimeve totale vjetore.

Duke qenë se pjesa dërrmuese e shpenzimeve publike përqendrohen tashmë në dhjetor, një efekt kalimtar në kursin e këmbimit ishte i pritshëm edhe këtë vit.

Por, agjentët e këmbimit valutor në sektorin bankar shprehen se oferta e euros në treg ngelet e lartë, ndërsa është mbështetur edhe nga festat e fundvitit, që shoqërohen me kthim të emigrantëve dhe rritje të numrit të turistëve. Me sa duket, as shpenzimet e mëdha qeveritare nuk kanë mjaftuar për t’i zhvendosur shumë balancat e kërkesë-ofertës mes dy valutave,

Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë se flukset valutore hyrëse edhe këtë vit kanë qenë të larta, por në tërësi deficit i llogarisë korrente është përkeqësuar krahasuar me vitin 2023.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2024 bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 350 milionë eurove. Suficiti i llogarisë korrente pësoi një rënie të lehtë me 1.4% (rreth 5 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, për të gjithë 9-mujorin e parë pozicioni i jashtëm i ekonomisë këtë vit rezultoi në deficit, për një vlerë totale prej 230 milionë eurosh. Ky pozicion është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, me një rritje prej 9.5 herë të deficitit të jashtëm. Deficiti progresiv i këtij viti është sidoqoftë në vlerën e dytë më të ulët historike, pas vitit 2023.

Ndërkohë, sipas statistikave zyrtare, investimet e huaja direkte vazhdojnë të mbulojnë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Për 9-mujorin 2024, vlera progresive e investimeve të huaja direkte arriti në 1.16 miliardë euro, shifër kjo 6.6% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • kasem gahinji says:
    January 2, 2025 at 4:55 am

    Do te thote qe shpenzimet qeveritare Jane Brenda normave te parashikuar me ligjet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?