Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në mbledhjen e Asamblesë bëri edhe një analizë të punës në zgjedhjet e 2025, krahasuar me 2021.
Klosi tha se Fieri del si qarku më i fortë, ndërsa për Tiranën theksoi se është rezervuari më i madh i votës së PS, një qark ku është edhe beteja më e madhe.
Sipas Blendi Klosit, rezultatet e 2025-ës tregojnë se PS nuk është vetëm forcë e parë në shumicën e qarqeve, por edhe forca më e organizuar në terren. Betejë socialsitët e shohin ende në qarqe si Kukësi, Shkodra e Lezha.
“Nga 12% e anëtarësisë, numri i të rinjve u rrit në 25% krahasuar me 2021-shin. Numri i grave pati një rritje nga 26% në 34%. Dëshmi e qartë se vetëm në pak muaj riorganizimin përmirësuam ndjeshëm treguesit. Fieri del qarku më i fortë, por shumica e qarqeve janë mesazh stabiliteti për PS. PS nuk është vetëm forcë e parë, por është forca që organizon terren. Tirana është rezervuari më i madh i votës sonë, kjo e bën Tiranën edhe sfidën më të madhe. Lezha për pak vota nuk ia doli të ishte qark fitues, Kukësi dhe Shkodra mbeten territore ku beteja vazhdon. Ndryshimi ndaj 2021, kemi pasur disa pika të rëndësishme. Dibra fiton me 11.5% më shumë, Fieri 10.1%. Shkodra 9.6% më shumë, Gjirokastra me 8% dhe kështu qarqet vazhdojnë pothuajse të gjitha në tendencë rritje”, tha Klosi.
Ndërkohë, Klosi tha se “humbja e një bashkie si Kavaja na dëmton në rezultatin e të gjithë qarkut të Tiranës”. Klosi u shpreh se Tirana është qark i fituar, por jo në maksimumin e PS.
“Nuk kemi arritur akoma maksimumin tonë, këtu flas për të gjithë qarkun. Ka ardhur koha për rivlerësim të njohjes së listës nga strukturat e PS, AI mund të na japë mundësi që duke bashkuar punën e administratës lokale. Kemi një pjesë të listës që është e panjohur për strukturat tona, e kemi bërë kur kemi qenë në opozitë. Sot që kemi teknologji, duhet të kemi strukturë që ta njohë më mirë listën përkatëse”, theksoi Klosi.
j.l./ dita

Te shkeputur nga realiteti,jetojne ne boten e tyre imagjinare dhe Don Kishoti do t’i kishte zili.
Nuk merrni me vota,re joooo.Deri tani moret vota prej meje se Sali Berisha me vodhi Pronat,.Tani qe dolen Agrom Shehaj me Arlind Qorrin,NUK MERRNI ME VOTA.
Beni analiza,strategji sa te doni,se keshtu bente edhe Sali maloku kur me vodhi pronat ne 93,po hiku per lesh ne 97,Duhet ta kishin vrare komitet e Shpetimit publik,por nuki i lane keta socialistet.Kjo eshte e keqja e e madhe qe i beri Fatos frikacaku ketij vendi,E la kancerin brenda,nuk e hoqi me rrenje.prandaj tall bythen me konferenca ne Gjirin e Lalezit Edi Rama.
E dëgjuat shokë? Para se të shkruani për problemet mendoni se kush ia jep votën ketyre monstrave dhe pse! Kjo është pikërisht ajo që u jep dorë këtyre që të vjedhin e plaçkisin çfarë ka mbetur e ti bëjnë karshillëk drejtësisë. Ore meqë Ajola dhe Frida i dolën para punës me shtatzaninë, dini gjë mos ka ndonjë plan B edhe Bela nëse dështon plani A?